LajmeShqiperia

Përfshihen nga flakët 2 lokale në Tiranë, policia jep detajet

Një lokal është përfshirë nga flakët në zonën e Brrylit në kryeqytet mbrëmjen e sotme.

Zjarri është përhapur edhe në një lokal tjetër ngjitur me të. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:40. Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.12.2022, rreth orës 23:40, te Brryli ka rënë zjarr në një lokal dhe zjarri është përhapur dhe në një lokal tjetër ngjitur tij.

Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button