LajmeShqiperia

Përpunohej në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare, AKU bllokon 566 kg mish në një Fast-Food në Tiranë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 566 kg mish që përpunohej në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare në një Fast-Food në Tiranë.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kryerjen e kontrolleve me qëllim garantimin e shëndetit të konsumatorëve në këtë prag festash të ndërrimit të viteve.

Nga kontrolli i kryer në subjektin “V. Gj.”, me aktivitetit fast food, Tiranë, u konstatua se produkti gjiro përpunohej në kushte të papërshtashme higjieno – sanitare.

Si rrjedhojë nga ana e trupës inspektuese u bë bllokimi i këtij ambienti, ndaj subjektit u vendos masë administrative “gjobë” me vlerë 500’000 lekë, si dhe u bllokua sasia prej 566 kg produkt gjiro për të cilat u krye marrje mostre për t’u analizuar për treguesit mikrobiologjik.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button