KosovaLajmeOpinionePersonazhRajoni

GJARPËRINJTË » TANË TË GJAKUT TONË(11)

ÇFARË S’I NDODHI « TUCTRIMIT » NË AMERIKË –U BË NËNA E VAKIVE ?!

Shkruan :Muhamet Lush Çetta

I gëzuar dhe i mërzitur, se kishte ardhur në Shtetin më të madh të botës, në SHBA !Sa vuante, sa lodhej, aq i dilte fati në momente të caktuara ?! Ishte temperatura rreth 80 gradë celsius sipas amerikanëve, ose mbi 47 sipas evropianëve, kur zbrita nga avioni pas katër orë e gjysmë fluturim nga Nju-Jorku në Hjuston !Kishte dalë të më priste vëllai i gruas Avdyli, i cili kishte ardhur këtu, që në moshën 17- vjeçare, me ndihmën e tezakëve të tij, Izet dhe Ramiz Tafilajt !Me të dytin nuk fliste edhe pse jetonin në një qytet !Ai thoshte më kanë eksploatuar, vëllezërit e thonin të kundërten !Me të shkuar aty ku do të qëndroja u futa në një « burg shtëpiak » !Ai punonte dy orare pune, gruaja e tij Lonoa, bënte punët e veta si stomatologe !Unë po rrija me këngët e Arif Vladit që m’i ofronte miku im, për ta kaluar kohën !Më kishin ngelur vetëm 200 dollarë në xhep, të cilat i shpenzova ,sepse më thoshte miku: « Gruaja ime ka dëshirë ta qerasësh, kurse pa para nuk ngelesh » !I shikoja se « isharetet » tregonin ndryshe !E pija cigaren duhej të më blinte  çdo ditë, më vinte shumë keq !Një ditë qëlluam vetëm me Lonoan , e cila më pyeti « Zotëri, sa do qëndroni në Amerikë ?! » IU përgjigja: « Mbi pesë vjet, dhe vetëm në Hjuston tr vjet » !Më tha » ku në Hjuston » ? I thashë: « Këtu në këtë shtëpi » !U ngrit në këmbë dhe po bërtiste !Menjëherë e thirri të shoqin duke qarë : »Pse më ke gënjyer se ky do të rrijë një javë dhe se i ka paratë e veta » ?Atij s’iu durua pa më marrë në telefon i dhe më tha: « A ka mundëësi, të mos më krijosh probleme në shtëpi dhe nëse s’ke më para bëjë një zgjidhje dhe na liro shtëpinë » ?!

Po ,ku ta thyeja qafen se ?!As nuk e dija gjuhën angleze, sa kisha filluar, s’më lejonte të shkoja  askund e lërë më te tezaku i tij Ramiz Tafilaj , biznesmen i njohur dhe ishte në krye të Odës Ekonomike të Hjustonit !U lodha, s’më blinte më cigare, më bënte presione të ikja sa më shpejt !!!Zakonisht vinin sherifat e qytetit të kontrollonin letrat kudo nëpër shtëpia , me disa makina të mëdha “Shevrolet” dhe dilja me frikë !Por, një dite erdhi një makinë e madhe e zezë para derës së shtëpisë së mikut !Njëherë heziotoja, por dola !Shoh njeriun 2 metra i gjatë që themi ne, me disa boksa cigaresh dhe më tha « Unë jam Ramiz Tafilaj tezaku i gruas sate.Meqë nuk flas me mikun dhe tezakun tim, as nuk futem brenda, të lutem vishu dhe eja tek unë nga ky « burg » ! E dija se miku do kërcente sikurse edhi me të shkuar te Ramizi !Por, m’u mbush mendja i mblodha plaçkat me një valixhe primitive që e kisha sjellë  nga Kosova dhe dola me të !M’u duk se po mirrja ajër ndryshe !Kur më dërgoi në Dinastinë e tij të familjes së tij, të mbushur me plotë mysafirë nga Kosova, gjysa zyrtarishjt e gjysa privatisht !Më doli përpara zonnja Diana ose Dajen siç e thërrisnin shkurt, gruaja e tij !Më fliste në gjuhën shqipe aq bukur sa që nuk besoje të jetë amerikane !Me te edhe bija e tyre Besa !Kur më drejtuan në dhomën e madhe të ndejes më prezenton me mysafirët që i kishte aty ! Jugoslava Shiroka, vajza e Kolë Shirokës e cila e urrente gjuhën shqipe dhe të gjithë flisnin në gjuhën e saj ,dr.Faik Hima internist dhe ish-spiker i njohur bashkë me të shoqen e tij në RTP Vera Himën e cila nuk ishte kësaj radhe, Mustafë Himën një kushëririn e tij, i cili kiishte ardhur dihet me të njohur edhe nga ish-Jugosllavia por edhe nga Ramiz Tafilaj, kurse Faiku e shoqëronte për operim në zemër në Institutin Botëror të Zemrës në Houston , dr.Hilmi Dautaj, vëllai i ish-kryetarit të Deçanit, i cili kishte ardhur të specializohej me para nga shteti jugosllav .Me dy doktorët   njihesha .E fillobva me femrën që ishte në këtë shoqëri,  të cilës do t’ia mësoj emrin nga vetë ajo !I thashë:”Si jeni, zonjë, mu përgjigj srbisht « Nuk e flas gjuhën shqipe ».I thashë “ok” !Ramizi më luti të kem mirëkuptim për të dhe t’i flisja srbisht, veprim që e bëra kur ishim vetëm unë e ajo dhe Ramizi !

H[ngrëm darkën shqip, si dinte të gatuante Diana, një amerikane zonjë me origjinë qifute, që ishte integruar tërësisht në jetën shqiptare !Pastaj Ramizi na ftoi që secili të shkonim në hapësirat tona të fjetjes !Cfarë hapësirash, secili nga një banesë të kompletuar me dhomë fjetje me kuzhinë, banjo dhe sallon ! Më befasoi.

Në mëngjes u takuam herët për kafe: unë,  Ramizi dhe e bija e Kolë Shirokës !Aty ndodhej edhe nipi i Ramiz Tafilajt Bashkim Loshi i biri i motrës së Ramizit, një simpatik dhe ngacmues !I tha dajës së vet « pse more po e lë këtë zonjë të flasë serbisht !Bashkimi inteligjent dhe shumë bëmirës dhe human ! Ai m’u gjend pranë  edhe në momentet më të vështira ! E lus Zotin kudo që gjendet ai dhe familja e tij, të jenë sa më mirë !

Derisa po vazhdonim bisedën thërriste Lekën të birin e Kolë Shirokës dhe fliste vertëm serbisht me Tafilin dhe  motrën e tij !Ramizi ishte edhe i mençur, edhe human edhe biznesmen i fortë !I ka përjetuar dhe ruajtur marrëdhëniet me të gjitha pushtetet e atëhershme në Kosovë dhe në Jugosllavi !Vetë më kishte thënë se « Unë jam ambasador i nderit i Jugosllavisë në SHBA ».Më duket për shtetin e Texasit !As kush nuk fliste se i ka bërë ndonjë të keqe, por vetëm mirë u kishte bërë !Kishte edhe thashetheme të ndryshme trreth këtyre vëllezërve, por të pa argumentuara duke u nisur nga vetë miku im !Në të vërtetë në SHBA i kishin ruajtur martesat tradicionalisht  mes  shqiptarëve ! Me të ardhur një i ri nga trojet shqiptare dilnin disa njerez ta prisnin që ta bënin dhëndër !

« TE BARDHYLI « USHQIMI TËRË DITËN PA DALË JASHTË RESTORANTIT,MUND TË HANIN PËR PESË DOLLAR… !

E quanin Bardhyli nga Shqipëria, i cili me familjen e tij po e mbante një restorant që tashmë ishte bërë tradicional në Hjuston !I tha Ramiz Tafilaj edhe tezakut të vet Avdylit « A po vjen të shkojmë te Bardhyli edhe pse nuk e meriton se je koritur me të « !Ai u pergjigj: “E di ,por megjithatë po vij »

Kur arritëm në restorant na priti mirë bashkë me gocat e veta !

Pasi u njohëm filloi ta tregonte një realitet !

« E shikon këtë mikun tënd, kur erdhi shumë i ri dhe i bukur, e fiksova që nga Aeroporti, ta bëja dhëndër, dhe pa modesti jua them, cilën të donte nga gocat e mia , do ta merrte për grua ?! Nuk ma pranoi ofertën , pyete tani më kën jeton, e ka prishur jetën e tij me një amerikane ? »Ramizi vetëm pohonte me mimikat e tij !

I pranoi  Avdyli, gabimet që i kishte bërë !Aty mund të hash, të hysh brenda sa herë të douash për pesë dollarë !Nuk na lejoi të paguanim, na qerasi si mysafirë ! sa me pastërti dhe kulturë e mbante këtë restorant Bardhyli me gocat e tij dhe familjen !Një djal i tij punonte si kriminolog me uniformë dhe civil në një nivel të lartë të policisë amerikane !

Duke qëndruar në Hjuston vendosëm të shkonim edhe në Qendrën Nasa, bashkë edhe me Faik Himën, Hilmi Dautajn, mikun tim Avdylin dhe disa të tjerë !Na këshilluan që të pajiseshim me mbyllëset e veshëve sepse ania kozmike që po niseshe bënte zhurmë të tmerrshme !E përjetuam edhe këtë dhe çfarë nuk mësuam ?!

« ONLY FOR BLEAKS » (VETËM PËR  TË ZINJTË) NË MISISIPI ?!

Meqë edhe Ramiz Tafilaj e shihte se unë s’ kisha më kohë as mundësi që të qëndroja në Hjuston , më mori në telefon dhe më tha « Ta kisha dhënë një makinë t’ ia dërgoje vëllait tim në Nju-Xherzi , Izetit dhe t’i paguaj të gjitha shpenzimet, dhe s’ke nevojë të paguash aeroplanin » !Thuajse nuk dinte për çfarë largësie  ishte fjala ?!

Më dërgoi te shtëpia e tij, dinasti, dhe më dha një makinë të vjetër FOX të prodhuar para sa vitesh në Izrael, tepër e lodhur dhe pa klimë që në atë kohë në Texas të shkatërronte !M’i hodhi jo më shumë se 200 dollarë, më tha të dalin mjaft për karbutrant dhe ushqimedhe  pije !Ndaloj në pompën e parë të karburantit dhe e pyes shërbyesin, sa është Nju Xherzi nga këtu, pra nga Houstoni ? Më shikonte mua dhe makinën dhe m’u përgjigj, « me këtë makinë do të shkosh ? Është tepër larg, nuk udhëton kush me makinë për atje-ke mbi 3500 mile ose rreth 4500 kilometra «  Çfarë , të bëja ?!

Ku të qëndroja kështu s’po i kaloj disa orë nëpër makinë ! U nisa, i lodhur dhe me dyshimet e mëdha pse nuk e pyeta « Ore Ramiz !Po unë s’kam para të tjera, a më mjaftojnë këta 200 diollarë për tërë këtë rrugë, por më vinte keq dhe u nisa !Super autodstradat më të gjata me nga 6 radhë makinash në secilën anë !Ec dhe ec, më zinte gjumi !Mbrapa kisha vetëm një  valixhën time të lodhur që nga Peja !Pra udhëtim i gjatë dy ditë dhe një natë ! duke u ndalur rrallë të pija kafe !

IKu nata e parë një gjysë dite para kësaj nate derisa arrita në Misisipi !E kisha mësuar vetëm në gjeografi !

Ndalova dhe fillova të shikoja pasurinë që e ka natyra !Aty  nuk e kisha parë se kafeneja quhej « only for bleaks »  vetëm për të zinjtë, dhe u ula, ku të gjithë klientët ishin zezakë ! Më erdhi një zezak me një kulturë të lartë !Më tha: « Po më duket zotëri nuk e keni shikuar se këtu kanë të drejtë të futen vetëm të zinjtë, po ua ofroj një kafe dhe një pije nga unë dhe herave të tjera mos harroni ta lexoni a është për të bardhë apo për të zinj ; sepse në disa shtete janë të ndara ?! » E falënderova i kërkova falje dhe dola !Shikoja lisat e gjatë brenda në ujë, të cilët i kishin gjethet e gjelbra derisa dilnin mbi ujë, të cilat me të dalë mbi ujë vyshkeshin !Thellësi marramendëse !Nga aty thërrisja në një telefon të rrugës iu lavdoja  njerëzve të mi  «Hej jam në Misisipi, hej » !Uji nuk lëvizte,ishte i qetë, por të tërhiqte sikurse dredhat e ujit në det ose në lumenj !Duke iu afruar ujit të Misisipit, filluan të më merreshin mendët.Afër meje buze Misisipit po shëtisnin  njerëz të shumtë, çifte që po ndalonin ta shikonin këtë pasuri të madhe të natyrës !Një grua dhe një burrë po vinin dorë për dore ! u ulën në një ulëse afër ulëses sime !Më hetuan se isha i vetmuar dhe aspak nga ato toka !Më pyeti Amerikani « nga jeni, jeni vetë… » .I thash po vetë jam.Po nga jeni kështu më pyeti unë i thash nga Evropa përkatësisht Jugosllavia, shqiptar nga Kosova  jam gazetar ». Më tha  nuk i di ato vende !U çova peshë dhe dola sërish afër ujit, dhe ishte një vend ku mund të rreshqisja lehtë ! kështu edhe më ndodhi, vetëm kur kam parë burrë e grua që më erdhën nga prapa dhe lëshuan një bërtimë « Sekour, sekour ».U mbusha me ujë dhe spo arrija dot të kthehesha nga stami !Fillova të frikësohem dhe po qaja dhe bërtisja, po më btërhiqte thellësia !Pas dhjetë minutash lufte, arriten ekipet e shpëtimit dhe më nxorën !Pasi më morën të dhënat më thanë mos të të mashtrojë më Misisipi, ke mjaft vende të tjera !Cifti nuk m’u nda !Kishin qenë human dhe solidarë ! Kur u tregova ku do të shkoja u çmendën, sepse kisha rreth gjysmën e rrugës !Unë me FOX të shkatërruar ata me një Toyota të madhe dhe të re !Më tha ai burri « ne nuk i japim shpejt makinës , por as ti ske mundësi me këtë makinë !Na bie dikund rreth 1000  mile bashkë !I jepja makinës sikurse i çmendur, i humbur fare !Mirresha vesh, por nuk e dija gjuhën !Pas 400 kilometrash rrugë me sinjalizuan me drita të parkohemi te një kafene, përkatësisht pompë karburanti !Vetëm po më studionin, cfarë mund  të jem unë ? Kishin biseduar, kishin konstatuar se unë s’kisha para dhe kisha në hall.

Ai zotëriu ishte me profesion kriminolog kurse zonja juriste ! duke biseduar derisa po hanim dhe pinim, zotëriu më pyeti tani për Ballkanin dhe konktretisht për Jugosllavinë, për të cilën në fillim më kishte thënë « Nuk i di ato vdende » !Më tha « zotëri në mos ju mungojnë paratë, sepse jeni i shqetësuar, dukeni bash si një kloshar më falni » !Fillova t’ia tregoja të vërtetën cfarë më kishte ndodhur troç.Më tha se nëse nuk ke njerëz tuaj më tregoni, sepse ua bëj një zgjidhje miqësisht. Fillova të qetësohesha. Zonja më pyeti po pse keni ardhur kaq larg pa pasur një garanci. Thash e nderuar edhe këto gjëra po,i,provuaka njeriu i gjallë !Filloi zotëria të më investigonte ngadalë, të dinte kush isha unë në të vërtetë !Po mbahej fushata elektorale dhe në vend të Riçard Niksonit po vinte Gjorgj Bushi i parë !Më tha zotëria në vazhdim nëse paskam dëgjuar ndonjëherë për shërbimet e inteligjencës ! I thashë kam lexuar dhe kam mësuar !

I ndërruam jo ,se unë s’kisha telefon , por më dha adresën e saktë dhe telefonin.Në ndarje kemi pirë kafe dhe më mbushi rezervuarin e makinës me naftë !Më tha nëse ke nevojë për para të ndihmoj ?! Më erdhi turp dhe nuk i thash po, por i thash se besoj se më mjaftojnë deri në Nju-Xherzi .Isha i lodhur dhe i këputur . S’ kisha para të thërrisja askënd nga telefonat nëpër autostrada.Amerikani me gruan më thanë se ishin nga Tenesia, dhe më tha emrin Miket(Majk ).Unë e harrova se do të dëgjojeshim  me « Majkun » !

Dikund rreth orës 22 të natës arrita në Nju-Xherzi  ku u takova me Izetin !M’i mori celësat, ma nxori valixhën dhe më tha: « S’kam vend në shtëpi , sepse kam mysafirë, zoti ta bëftë qaren » !U shokova dhe po më sillej tërë ai qytet i Nju- Xherzit !U kthye mi dha 40 dollarë duke më thënë flij në hotel !As s’kisha para as adresa telefonash dhe u nisa vetëm rrugës drejt !!!

Vijon nesër

 

« GJARPËRINJTË » TANË TË GJZAKUT TONË (12)

KALIMI I URËS SË GEORGES ËASHINKTONIT TË GHJATË SHTATË KILOMETRA QË LIDHTE NJU XHERZIN ME NJU JORKUN, KËMBË GJATË NATËS-C MENDURI APO CFARË ?!?

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button