KosovaLajme

Mori ryshfet deri në 90 mijë euro për të ndikuar në tendera, lihet në burg 39-vjeçarja nga Korça

Gjykata e Korçës ka lënë në burg Viola Sterjon, e cila u arrestua tre ditë më parë pasi akuzohet për mashtrim.

Denoncimin ndaj saj e kanë bërë në Prokurori disa qytetarë nga Korça dhe Pogradeci, të cilëve, Sterjo iu kishte marrë shuma të mëdha parash, duke iu premtuar se do të ndikonte për të përfituar financime nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR).

Dyshohet se kjo shtetase ka mashtruar pesë subjekte, duke u marrë shuma nga 20 mijë euro deri në 90 mijë euro, duke u premtuar se do të ndërhyjë për të fituar projekte publike me vlerë disa miliona euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button