KosovaLajmeOpinionePersonazhRajoni

PO LARGOHEN BARRIKADAT-PO TASH CFARE PO KERKON OPOZITA E MBESHTETUR NGA BANALISTET!?!

Shkruan: Muhamet CETTA

Secili territor me shqiptarët shumicë duhet të ruhet, të promovohet dhe të konsiderohet si integritet i garantuar për shqiptarët, duke mos i dëmtuar minoritarët, një lloj që ndodhen në to!Kjo bëhet jo me politika korrupsionesh, kapjesh të shtetit, dhe në mëshirën e të ashtuquajturve” emisarë “, pra edhe ndërkombëtarë, që solidarizohen me bartësit e këtyre dukurive anti shtetërore, antikombëtare dhe antiqytetare e antihumane!

 

Territori i Shqipërisë së quajtur shpeshherë administrative, është përcaktuar në situata të ndërlikuara politike , historike dhe gjeopolitike, shpesh ose më shumë edhe sipas “orekseve”‘të shteteve të mëdha botërore, para se gjithash evropiane, në mënyra të pabarabarta!?

 

Kaluan tani më tridhjetë vjet nga tranzicioni i Shqipë risë , nga sistemi shoqëror politik diktatorial komunist në atë demokratik!Por, si duket sindromi i korrupsionit dhe i kapjes së shtetit nga pushetarët, që sapo morën drejtimin, zuri rrënjë menjëherë i quajtur si “korrupsion demokratik liberal”(shënimi im)!

 

E vërtetë se ishte i vështirë ky tranzicion, por edhe i përcjellë me papërgjegjësinë e liderëve politikë dhe shtetërorë!Situata dhe stabiliteti ose jostabiliteti në shtetin shqiptar ishte pasqyrë dhe ogur për Serbinë dhe politikanët e saj, të ngarkuar pëherë me një shovinizëm si përeherë pothuajse, që të reflaktonte kundër shqiptarë ve të Kosovës, të Maqedonisë Veriore, të Luginës së Preshevës dhe kudo që janë shqiptarët!

 

Është e papranueshme historikisht që brenda Shqipërisë të veprojnë ndaras institucionet ose liderët institucionalë, ngjyrosja me korrupsion dhe kapje të shtetit, dhe pastaj të protestojnë ose të frenojnë proceset zhvillimore para qytetarë ve të hutuar!Këto situata dhe besa edhe ndërhyrjet e liderëve politikë shqiptarë kanë reflektuar negativisht edhe në stabilitetin ose jostabilitetin e Kosovës dhe të trojeve të tjera shqiptare!Shqipë ria aktuale, më në fund është e garantuar me sigurinë e saj, sepse është anëtare aktive e NATOS, dhe, padyshim së shpejti pas liberalizimit të vizave që ishte meritë e zhvillimeve të kohës, do të bëhet edhe anëtare e BE-se,,mbase bashkë me Republikë n e Maqedonisë së Veriut?!Tani është koha e fundit që të bashkohen intelektualët, njerëzit që e njohin politikën vendore dhe rajonale e botërore, që të bëjnë kthesa vendimtare!Në Kosovën e pasluftës ndodhën fenomene edhe të papritura, kur në pushtet u vardisë n edhe njerëz të ingranazheve të “komandantëve”, të cilët bashkë edhe me krahun paqësor, nuk arritën edhe tani e pas njëzet vjetësh ta bëjnë një Kosovë të qetë , me integritet territorial të pacenuar, sipas kufijve të saj të vitit 1974!!!Edhe në Konferencë n e Rambujesë edhe në dokumentin e Ahtisarit, ishin të parapara ngjarjet që do ta përcillnin ardhmërinë e Kosovës, dhe tani duke u zbatuar në jetë këto vendime, nuk ishin befasi për ata që e kishin nënshkruar?!Sa ishin të pranueshme për shqiptarët e Kosovës, po aq u shfrytëzuan “mirë ” nga Serbia që proceset të zvarriteshin, deri sot kur edhe pas 23 vjetësh në vend se të respektohet dhe te vihet në jetë ingtegriteti territorial I Republikë s së Kosovës sipas Aktit të lartë të Shpalljes së Pavarë sisë së Kosovës më 17 shkurt 2008,sa e sa vjet pas kësaj, Kosova përballet me të adhtuquajtur dialogë me tema edhe tradhtie për shqiptarët dhe të papranuara nga fuqitë e mëdha të infrastrukturës euroatlantike institucionet shtetërore: Parlamenti, Qeveria dhe Presidenti në Kosovë , nukduhet të veprojnë kokë më vete duke manipuluar me qytetarët dhe votuesit e tyre!Ë shtë koha e fundit që në Kosovë të mos priten vetëm zgjedhjet se si të rikthehen në pushtet ata që po derdhin ” lot krokodili” , të cilët kapën me vite, për të dëmtuar shtetin, me korrupsion dhe krim të paparë ekonomik dhe të organizuar mirë kundër qytetarëve, nga të cilët presin sërish vota!?Jo, jo!Populli, SHBA-ja dhe Unioni Evropian e duan qeverinë Kurti antikorrupsion dhe kundër krimit të organizuar të zhvillimit dhe hapjessë perspektivave për të rinjtë ! Kush qenka kundër zvogëlimit të rrogave të Qeverisë , duke filluar nga vetë kryeministri Kurti?!Po lufta kundër korrupsionit dhe shkapjes së shtetit, ndryshimet rrënjësore deri në konfiskim të pasurisë , kë e penguakan?!Apo, vetëm ata që ngelën si “peshqit pa ujë ” dhe të bashkuar janë kundë r reformave të kë tilla e janë dalldisur me pro dhe kundër taksës dhe dialogut aq të kurdisur dhe të përfolur, sa për t’i vënë në huti qytetarët shqiptarë të Kosovës!Nëse Qeveria Kurti, vazhdon me këto trende , Kosova është në rrugë të mbarë !Dialogu sipas Kushtetutës drejtohet nga kryeministri i Kosovës, tani Albin Kurti, i cili mjaft po bën apele bashkimi të mbarë faktorëve politikë relevantë në Kosovë !!!

 

As vetë qytetarët , as bartësit e institucioneve të mos jetojnë me iluzione edhe si “pjellë “ e ndë rkombë tarëve, por të jetojnë me realitetin!Liberalizimi i vizave vështirë të arrihet pa konfiskime pasurishë dhe arrestime të “peshqve të mëdhenj ”!Me arrestimin e Ivo Sanaderit, ish-kryemkinistër kroat, për korrupsion dhe afera të krimit të organizuar, Kroacia arriti të bëhet anëtare e Unionit Evropian! Ë shtë lehtë të plotësohen formularët për liberalizim, por duhen punë konkrete, deri te konfiskimi i pasurisë !Po nga na u bënë të pasur këta njerë z që s’kishin çfarë të hanin, ani duke u thirrur në luftën e UÇK- së ! Turp ta njollosin luftën!!! Pesë- gjashtë njerëz të “fortë” I mbajnë peng instutucionet e drejtësisë ?! Vazhdo Albin Kurti, me koalicionin tuaj qeverises dhe me popullin e gjere, duke bërë më të mirën për Kosovën, pra bashkohu me të gjitha partitë dhe qytetarët e vullnetit të mirë patriotik dhe që kanë dinjitet, që të ruhet integriteti territorial i Kosovës pa” Ekzibicione “të ëndrrave të Serbisë që ta copëtojnë integritetin territorial të Shqipërisë dhe të Kosovës!

 

“TUPANI(DAULLJA) BIE PËR ATA QE I KANË VESHËT?!?

 

Ose shqiptarët ose se di cili popull i Evropës është përballur me sundimin e oku- patorëve shovinistë serb ose , nuk e di cili?!Këtu për të keq kanë shërbyer forcat e medha t botës dhe “pjellja” e kuislingëve në mesin tonë!Konferenca e Rambujesë duhej të nenshkruhej, për vetë faktin se nuk e nënshkroi pala serbe me ç’rast edhe u bombardua Serbia, por jo që s’na ka lënë edhe pasoja, me të cilat sot po përballemi !Sa më shumë ta kerkojme te verteten, faktoret nderkombetar vendoses, na akuzojne se “Serbia po i realizon marrëveshjet e nënshruara në Bruksel, kurse Kosova nuk po lëshon pe”.Tani sikur t’i pyesnim njerëzit e qeveverive të kaluara, cilat marrëveshje i paska rrealizuar nga këto vendime në Bruksel, le ta flasin realitetin!Njeriut të korruptuar dhe të privilegjuar se ka qenë në luftë(thuajse të tjerët nuk paskan qenë dhe s’ janë vrarë) këto broçkulla nuk i ha me qytetaria në Kosovë!Po,Fatmir Limaj çfarë do kur e nxit popullin se “kur ne ishim në pushtet Marko Gjuriqin e terhiqnim zvarë përtokë dhe se e kishim të shtrirë pushetin në Veri”!?!Ku janë këta “trima”, të cilët nuk i do më elektorati i tyre?!Asnjë parti politike në Kosovë nuk është e pastruar nga njerëzit keqbërës të Kosovës.Tani Serbia si përherë po thotë: “Ju jeni të njëjtë për ne, si u bashkuat, si jo mes veti, ne nuk e duam Albin Kurtin”!Dhe liderët opozitarë bashkë me banalistet zëdhënës të tyre, preferojnë më shumë renien e qeverisë Kurti, sepse integritetin e Kosovës e kanë lëkundur vetë !Pra tupani ose daullja bie për njerëzit që kanë veshë dhe dëgjojnë!?Bashkohuni, të bashkohemi kudo që ndodhemi, sepse edhe pse jemi njerëz paqësorë, po na riimpnohet lufta!!!Shikuam në Tiranë , sa njerëz u tubuan para Ambasadës së Serbisë në protestë kundër kërcënimeve dhe veprimeve të Serbisë kundër Kosovës?!Po të kishte përkrahjen e Kryeministrit të Shqipërisë dhe të institucioneve të tjera shtetërore, do të ishte ndryshe!Ja edhe këtu reflektohen frikësimet e nismëtarëve për Balklkanin e hapur, se i erdhi fundi!!!

 

 

 

Pa Kosovë nuk ka Shqipëri, sikurse edhe e kundërta!

 

Dhe fare në fund të këtij shkrimi do ta tregoj një realitet, të para 60 vjetësh çfarë kishte ndodhur në një familje të madhe në Podgur të Rrafshit të Dukagjinit”, konkretisht në komunën e Istogut:

 

Ishte dimër me borë!Të gjithë meshkujt e familjes së tyre të madhe donin ta “kafshonin” stufën kaq të vogël për atë odë shumë të madhe!Kur ngrohen mirë, duke mos pasur çfarë të flasin, njëri i vuajtur i kësaj familjeje, e fillon bisedën për mundësinë e ndërtimit të një mulliri të tyre!Dikush kundërshton, por më në fund të gjithë u pajtuan për ndërtimin e tij. Por, kur filluan të nxeheshin gjakrat se kush duhet të punojë në mulli ose kujt i takon, krisi keq dhe filluan rrahjet mes tyre! Nuk iu kishte dalë mjaft dhoma,dhe dalin në rrugë të rriheshim!Pasi që përgjaken dhe i dëgjojnë fqinjët, kushërinjtë e tyre, intervenojnë për të mos ndodhur më e keqja!Njëri nga ata po ithoshte tjetrit: “Po ,kinse e paskan ndërtuar një mulli dhe s’qenkan marrë vesh se kush do të punonte në të”.Ia pret tjertri: “ Jo!kur e paskan ndërtuar, sonte a?, sepse kurrë s’kan pasur mulli këta qyqarë…”Pra, u rrahën e u përgjakën për mullirin që nuk e kishin ndërtuar kurrë!S’ është shembull i mirë dhe konkret për liderët shqiptarë kudo që bëjnë këso “fiskulturash” në emrin e elektoratit të tyre!Jo, kjo nuk “shitet” më!Kush e ndërton “mullirin” ai duhet ta mbajë?!!

 

Jemi në gjendje të rëndë politike dhe të sigurisë!Të gjithë të bashkohemi në të njëjtin qëllim dhe betim! “Të gjithë të bashkuar për atdheun e tyre!!!”!

 

(M.Ç.)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button