KosovaLajmeOpinionePersonazhRajoni

«GJARPËRINJTË » TANË TË GJAKUT TONË (12)

KALIMI NË KËMBË I URËS SË GJEORGISË SË UASHINGTONIT-RASTËSIA MBRET I BOTËS

Shkruan :Muhamet Lush Çetta

Meqë ngeli atë natë në mëshirën e çorientimit në Nju- Xhersi, « Tuctrimi » si me këmbët e huaja vendosi të ecte vetëm drejt nga aty ku kishte ngelur !Me valixhën tashmë të lodhur nga Kosova !Pas një gjysmë ore, arriti te Ura e madhe e « Gjeorgjisë së Uashingtonit », e cila i lidhte dy shtete të mëdha Nju-Jorkun dhe Nju-Xhersin, për të cilin nuk dija se ku gjendej saktësisht !Çfarë të bëja te cepi i Urës në të djathtë ? Gjashtë korsi të Urës në shkuarje dhe po aq në ardhje !Bënte afërsisht jo shumë ftohtë, dëgjohej zhurmë e madhe makinash !Edhe ajo pjesë e detit sikurse ishte çuar peshë ?! Mori një qëndrim me shumë dilema, të vazhdonte drejt në anën e djathtë të urës, në një pjesë të ndarë, por jo për këmbësorët(ishte në mënyrë strikte e ndaluar ecja e këmbësorëve). Me të filluar ecjen e trishtueshme dhe të paadresë filluan sirenat e makinave, duke ia tërhequr vërejtjen se s’ kishte të drejtë ta përshkonte këmbë atë urë !Kinse s’po i dëgjonte dhe vazhdonte ecjen duke mos shikuar as detin as makinat , por vetëm drejt !I kishte hyrë një frikë se në mos po i mbushej mendja të hidhej poshtë në det ?!I lutej Zotit ta shpëtonte t’i jepte moral dhe kurajë.Njëherë vendosi ta hidhte valixhën ashtu siç ishte !Vazhdoi derisa dukej fundi i urës së gjatë 7 km !Kur e kaloi urën, u  ndesh në një metro që vetëm aty mund të hipte !I gëzuar se e kaloi Urën e Gjeorgjisë së Uashingtonit, ia mësyu metrosë !Çfarë metroje, Çfarë udhëtarësh ? Duke parë metron tërësisht të grimcuar dhe të xhveshur, brenda njerëz të zinj  dhe secili dukej më rrugaç se  tjetri ?! Po i kujtoheshin filmat amerikanë të krimit, frikësohej !Të gjithë e shikonin si një « majmun » ?! Thuajse vetëm « <Tuctrimin » po e shikonin !Zgjati rreth 45 minuta ky udhëtim i trishtë !Po thërriste terminuesi, pra duhej të dilnin të gjithë !Me të dalë nga metroja lexon me Shkronja të mëdha  State off New York !

E presin qindra ashensorë dhe ekskavatorë !Ndalej të shikonte ku shkruanin, bulevardet dhe adresat e tjera dhe shenjat nga shkonin ! Vazhdon drejt dhe merr ekskavatorin e gjatë, për të dalë në rrugën ku shkruante qendra !

RASTESIA MBRET I BOTËS – I « HUMBURI » MË NË FUND U GJET ?!!

Duke u ngjitur në ekskavatorin e gjatë, tjetri paralelisht po zbriste poshtë !Në atë mëngjes, i thotë « dikush », a jeni ju « Tuctrimi » ? Ky i frikësuar s’ guxonte t’i përgjigjej .U ngjit lart edhe pyetësi anonim !Lart u dodhën ballëpërballë dhe po vazhdonte pyetja e njëjtë në gjuhën shjqipe « A je ti ai “Tuctrimi”, po mua a po më njeh » ? I rrënqethur « <Tuctrimi » i tha « të lutem më trego kush jeni se s’po më mbajnë këmbët ?Ai duke parë trishtimin e tij i tha « a e ke pas njohur njëfar Hilmi Gashin, në shkollën fillore « Tetë Marsi «  në Pejë, që kishte ikur si i ri për në Amerikë ? » I shokuar çfarë po i ndodhte « Tuctrimi » përqafohet me te, bile ai njëherë e ky dy herë !S’mund të përmbahej nga lotët e kësaj rastësie !Hilmiu po  i thoshte ore njeri, qenke i këputur, eja në shtëpinë time të pushosh dhe ta marësh vetën, unë po e lë punën për sot !

Shkuam në shtëpinë e tij ku po rrinte dhe më këshilloi të bëja dush dhe të shtrihesha për pushim !Kur më doli gjumi, shkuam për të  pire kafe në një kafene ku pinin njerëzit që kishin më shumë para, e pyeta ! »A thua mos ke dëgjuar për një Ismet Berishën, të birin e Ukë Sadik Ramës  të Gjurgjevikut të Madh ?Paske qenë njeri me fat more shoku im i klasës më tha .Ishte një separe e veçantë e ndarë për njerëzit e pasur.Më thotë Hilmiu, po atë e kam vëllain e nënës, nuk më flet se kam gabuar diç me të me fajin tim, thotë duke më treguar se cili qenka ai që po e kërkoja si porosi e babait tim !Shko lirisht në tavolinën e tyre dhe prezentohu , prandaj s’ bëra një as dy dhe ashtu siç isha, ia mësyva tavolinës së madhe !I përshëndeta duke iu drejtuar , Ismet Berishës i cili ishte kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, si trashëgues i Xhafer Devës !Më dha dorën dhe më dëshiroi mireseardhje !Vetëm më tha « të njoh sipas shkrimeve tuaja në gazetën “Rilindja” , duke shtuar se këtu rrinte Maksut Shehu kur ishte korrespondent i Rilindjes në SHBA.U nda me mua në një tavolinë, dhe më pyeti, po shtëpinë tonë në Gjurgjevik të Madh e ke njohur apo ke dëgjuar për të ?I thashë se babait nuk i tregoja ku po iki, por më tha nëse ia mësyen Amerikës mos harro gjeje Ismet Berishën dhe vëllain e tij Selimin se kemi vëllamëri tradicionale se të ndihmojnë !Kështu dhe më doli !Më pyeti kush të drejtoi te unë, i thashë nipi yt, të cilin e kisha në klasë,Hilmiu !Ok, e thirri të vëllain Selimin dhe e porositi të më dërgonte në një galeri të madhe tekstili dhe këpucësh, dhe më veshi më bëri “kollomoq” pastaj më dërgoi në shtëpinë e tyre të madhe në Kenerike State, në vendin më të njohur të rrethit të Nju-Jorkut !Është shtet më vete. Më dhanë një shtepi dy dhomëshe të rrija në të .Po i shikoja lajmet .Po vazhdohej një betejë e madhe  mes ish- kryetarit Richard Nikson, kryetari në ikje dhe  Gjorgj Bushit të Parë për kryetar në ardhje !I pyesnin qytetarët « A ishte i mirë Niksoni »Qytetarët përgjigjeshin « shumë » ! »Po tani për kë jeni ».Ata përgjigjeshin « për Bushin, sepse është mirë të ndërrohen ».Ja, thosha demokracia dhe vetëdijesimi i qytetarisë amerikane » ?!

Erdhi Ismeti dhe më takoi, i cili do ta takonjte Ozvallta Devën, gruan e Xhafer Devës për të ngrënë një drekë, dhe më mori  edhe mua !Ozvalta, ishte një grua zonjë  dhe intelektuale e shumë inteligjente !Austriake me karakter të fortë, e përcaktuar ideologjikisht e djathtë .Flisnin për Arkivin e Xhafer Devës dhe të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit .E fliste gjuhën shqipe dhe aspak s’ ndjehej e kënaqur me situatën mbarëkombëtare  shqiptare !Po atë ditë Ismet Berisha u takua me vëllain e Xhim Xhemës me origjinë nga komuna e Medvdegjës, të cilët ishin bërë faktorë të rëndësishem në SHBA dhe depërtonin ;te kongresistët dhe senatorët amerikanë, për çështjen e shqiptarëve, bashkë me të tjerët si Shaqir Gashi nga Drenica, Masar Krasniqi nga Vushtrria që ndodhej në Zelandën e Re, përgjegjës i Shoqatës Shqiptare-Amerikane !Ismeti e konsideronte të rrezikshëm dhe të fortë UDB- në dhe KOSI-n në SHBA përmes kuislingëve shqiptarë si nga Shqipëria po ashtu edhe nga Kosova dhe trojet e tjera shqiptare !Që atëherë Ismet Berisha me një veprimtar të madh të çështjes, Mustafë D.Demaliaj, kishin përgatitur një plan dhe projekt për organizimin e diasporës shqiptare në Evropë dhe më gjerë të ndërmerrnin aksione konkrete kundër disa krerëve serbë dhe spiunëve shqipfolës në Kosovë dhe në Serbi !Fatkeqësisht diaspora ishte e përçarë !Ishte koha në prag të përhapjes së LDK- së edhe në diasporë !Shumë nga shqiptaro-amerikanët e kundërshtonin hapjen e kësaj partie politike në diasporë e sidomos në SHBA , ata preferonin të organizohen mirë shoqatat dhe klubet shqiptare kudo sesa një parti politike .Ishte në SHBA një shtresë e emigracionit që i përkkiste  viteve 48 që kishin ikur nga Shqipëria në Kosovë dhe në ndërkohë kishin ardhur në SHBA dhe Australi e Zelandë të Re ! Mark Krasniqi në një tubim në Nju-Jork në vitin 1991 u kishte thënë hapur « Të gjithë ju që keni ardhur në vitin 1948 nga Shqipëria në Kosovë, jeni të implikuar dhe të solidarizuar me UDB- në dhe KOS-in !Iu hidhëruan goxha shumë, por kur Mark Krasniqi filloi të përmendëte emra konkretë e ulnin zërin .

Ismet Berisha tregonte se si ia kishin pushkatuar babain Ukë Sadikun dhe ia kishin plagosur të motrën në vitin 1941.Me lot në sy tregonte se vrasjes së tyre i paskësh ndihmuar edhe një dnëndër i tyre, Sokol Dini nga Sverka e Gashit të rënë në Pejë, pastaj Ai nuk dinte asgjë për motren e vet se sa fëmijë i kishte e motra dhe më thoshte « Si mos t’i takoj nipat , por dhe si t’i takoj, kur janë të bijtë e Sokol Dinit !I bëra lutje t’i takonte, të cilët i njihja dhe që të tretë, ndodheshin në Zvicër .

Me t’u kthyer në Francë unë botoja revistën ilegale « Good Morrning Kosovë » (Mirëmëngjesi Kosovë) dhe  dërgohej në SHBA nga Evropa .

 

SI ERDHËN NË ZVICËR ISMET BERISHA DHE MUSTAFË DEMALIAJ,KUSH UA ORGANIZOI TENTIM ATENTATIN NË DIETIKON  TË ZVICRËS ?!

Nuk i njihja  disa nga veprimtarët shqiptarë në Zvicër, shefa e kryetarë të organizatave politike në Zvicër !Kur filluan të ma tregonin skenarin e tyre se do të vinin në Zvicër edhe me para, t’i takonin të gjithë ata që i drejtonin organizatat e majta dhe të djathta në Zvicër, m’i përmendën të tanë  në Zvicër edhe me para, t’i takonin të gjithë ata që i drejtonin organizatat e majta dhe të djathta në Zvicër, mi përmendën këta emra dhe mbiemra : vëllezërit e Jusuf Gërvallës , Hysenin dhe Avdylin, Ibrahim Kelmendin, i cili njihej si kreu i LPK-së, Mustafë Xhemajlin kryetar i LPK-së, publikisht, vëllain e Rexhep Malës Hasanin, shoqën e të vrarit Kadri Zeka e të tjerë, të organizonin një takim .Ishin vdendosur në një hotel në Dietikon afër Chyrihut, në mënyrë paksa sekrete, ku recepcionistët ishin të përgagtitur të mos i lenin të takoheshin me miqtë nga Amerika pa e ditur këta se kush i dërgonte !

I thirrti të gjithë këta njerëz të cilët i thoshin: « Kë e keni ftuar dhe na tregoni se a po vijnë apo jo » ? sepse ishin të armiqësuar e jo kundërshtarë politikë !

E thirrën Xhafer Shatrin, të cilit i besonin më shumë !U takuam me të në Shtëpinë e Sejdi Hotit, veprimtar në qytetin Baden jo larg nga Cyrihu !Aty kishte qëlluar edhe një mysafir imi, gazetar që kishte ardhur nga Kosova !Kur Ismeti u prezentua dolën të njohjur me Sadriun nga Gllareva !U krijua  një lloj besimi !Xhafer Shatri iu thotë: « burra qeto llafe po i lëmë  këtu te shkallët se unë duhet kysmet të kthehem atje » .Derisa po pritej bërja bashkë e këtyre shefave të klaneve shqiptare, për të cilët mysafirët kishin rezervuar edhe sallën në hotel për mbledhje, sipas recepcionistes, njoftohemi se një njeri me pasaportë jugosllave po e kërkonte një dhomë, në mes të atyre dy dhomave që i kishim ne.Derisa ai po e priste ashensorin të ngjitej ne i morëm shpejt valixhet dhe ia mbathem këmbë shkallëve dhe prisnim policinë derisa i dyshuari tashmë kishte hyrë në dhomë.

Erdhën nja dy makina policie me iniforma dhe civilë, ne na bllokuan në katin përdhes në një dhomë po na ru oranin dy policë dhe  të tjerët shkuan te « mysafiri » e prangosën dhe e nxorën me makinë policie për në polici , pa dhënë kurrfarë sqarimesh !Na kthyen me prezencën e tyre policia në dhomën 201 dhe 203 , kurse ai ishte vendosur në dhomën 202.Kërkuan t’i hapnin valixhet, Ismet Berisha njuk pranoi dhe ua dha një emër dhe telefonit të një pesonaliteti (më duket të Ambasadës së SHBA-së në Bernë ?!

Duke e parë se nuk donin shqiptarët të vinin bashkë, këta të zhgënjyer, vendosën të ktheheshin mbrapa !

Ishte kjo ngjarje në vitin 1989 .Mora vesh se Ismet Berisha e paska takuar Xhafer Shatrin, për rastin, më tutje unë u shkëputa nga ky udhëtim !Ata më thanë ik se e ke familjen në Francë ne kthehemi aty përshëndetemi !!!

 

Vijon :

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button