
Kanë dalë sot para gjykatës, Rozeta dhe Havier Dobi, nënë e bir, të cilët akuzohen për vjedhjen e parave në banesën e një ish-zyrtareje të lartë shtetërore, ku 49-vjeçarja punonte si pastruese.
49-vjeçarja Rozeta Dobi ka dalë e përlotur para trupës gjykuese, ndërsa edhe i biri, Havieri, duket më i qetë.
Kujtojmë se, Rozeta dhe Havier Dobi, nënë e bir janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi akuzohen për vjedhjen e miliona lekëve dhe mijëra eurove në një shtëpi ku gruaja punonte si punonjëse mirëmbajtjeje.
Policia tha se ka sekuestruar mbi 8 milionë lekë të rinj të dyshuar të vjedhur në këtë banesë, sende me vlerë, 3 automjete, 2 prej tyre të blera me paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së këtij krimi.
Sipas policisë, nga banesa nuk ishin vjedhur vetëm 8 milionë lekë të rinj, por mbi 400 000 euro, që gruaja në bashkëpunim me djalin i kishin fshehur më pas në tubin e aspirimit.