LajmeShqiperia

Besimi i bizneseve, konsumatorëve në Shqipëri rritet për të dytin muaj radhazi

Treguesi i besimit të bizneseve dhe konsumatorëve në Shqipëri u rrit për të dytin muaj radhazi në muajin dhjetor.

Banka e Shqipërisë raporton se treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) regjistroi rritje me 2.7 pikë.

Besimi i bizneseve, konsumatorëve në Shqipëri rritet për të dytin muaj radhazi

Treguesi i besimit të bizneseve dhe konsumatorëve në Shqipëri u rrit për të dytin muaj radhazi në muajin dhjetor.

Banka e Shqipërisë raporton se treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) regjistroi rritje me 2.7 pikë.

Reklama

Loaded: 100.00%

Remaining Time 0:57
×

Rritja e indeksit reflektoi përmirësimin e besimit në të gjithë sektorët e biznesit, ku ndikimin më të madh e patën sektori i ndërtimit dhe i industrisë, ndërsa paralelisht me to, treguesi i besimit të konsumatorëve vijoi përmirësimin edhe në këtë muaj. Rritja e treguesve të besimit përkon me një ngadalësim të inflacionit në muajt e fundit.

Treguesi i besimit të industrisë rezultoi në rritje me rreth 2.9 pikë përqindje krahasuar me muajin e kaluar, i ndikuar nga përmirësimi i të gjithë treguesve përbërës të tij. Ndër ta veçohen rritja e balancës për prodhimin aktual dhe ajo e kontratave porositëse.

Gjithashtu, bizneset presin rritje të prodhimit në të ardhmen, kundrejt pritjeve në rënie për punësimin dhe për çmimet e produkteve të tyre.

Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 5.5 pikë përqindje në muajin dhjetor, duke regjistruar përmirësim të ndjeshëm të treguesit për të dytin muaj radhazi. Ky zhvillim u ndikua nga përmirësimi i balancave për aktivitetin ndërtues dhe për kontratat porositëse.

Ndërkohë, pritjet për punësimin dhe ato për çmimet në të ardhmen shënuan rënie. Treguesi i besimit në shërbime shënoi rritje të lehtë me rreth 0.7 pikë përqindje në muajin dhjetor, ndikuar nga performanca më e mirë e treguesit të ecurisë së biznesit.

Bizneset në aktivitetin e shërbimeve vlerësojnë se ka rritje të punësimit aktual, ndërkohë që pritjet për të ardhmen janë në rënie. Ecuria e çmimeve të shërbimeve në të ardhmen e afërt pritet të jetë në kahun rënës.

Treguesi i besimit në tregti vijoi prirjen rritëse, me rreth 1.8 pikë përqindje në këtë muaj. Treguesi u ndikua nga vlerësimet më pozitive për ecurinë aktuale të biznesit dhe për punësimin në të ardhmen. Pritjet për çmimet në të ardhmen u vlerësuan në rënie.

Treguesi i besimit konsumator rezultoi i përmirësuar me rreth 1.8 pikë përqindje në muajin dhjetor, por duke vijuar të mbetet poshtë mesatares afatgjatë.

Treguesi pasqyroi vlerësimin më pozitiv të konsumatorëve lidhur me blerjet në shuma të mëdha, si në periudhën aktuale ashtu edhe në të ardhmen. Konsumatorët vlerësojnë me rënie ecurinë aktuale të çmimeve, situatë e cila pritet të vijojë edhe në të ardhmen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button