KosovaLajmeOpinionePersonazhRajoni

GJARPËRINJTË » TANË TË GJAKUT TONË (14)

NJË NATË NDËRRIMI MOTESH-NJË HISTORI E TRISHTË

« Kaçubeti», përherë edhe më i vetmuar. I harruar edhe nga familja e tij e ngushtë dhe e gjerë, vetëm se u kishte ndihmuar dhe kishte rënë viktimrë e tyre ?! »

Rrëfimi për « Kaçubetin » :

Si fëmijë e kishte quajtur një halla e tij « Kaçubet » ! Ilindur për të vuajtur, tërë jetën!Bën mirë si femijë, bën mirë si i ri dhe bën mirë në pleqëri dhe për shkak të veprimeve të këtilla, bën edhe shumë keq, bëhet dhe fajtori më i madh ?!I qetë dhe tolerant më tepër se ç’duhet !Jeta e tij tepër interesante !I ndihmoi vëllezërit, ose i nxori nga balta ! E ndihmoi edhe gruan dhe fëmijët, duke u kthyer nga SHBA-ja , vetëm e vetëm të bashkohej me gruan dhe katër fëmijët, e lënë si peng nga regjimi serb në qytetin e tij !Asnjëherë nuk kishte përjetuar qetësi larg tyre !Jo për qejfin e tij, kishte ikur në Amerikën e largët ?!Kërkonte të rehatohej në SHBA, në gjendje të varfër, përballej me bisedat e dhimbeshme me femijët dhe gruan e tij !Nuk u durua, iku nga Nju-Jorku në Frankfurt të Gjermanisë, të takohej me gruan e tij, të provonin të vinin bashkë në SHBA !Fëmijt u kishin ngelur te gjyshërit e tyre !Kishin provuar, s’kishin arritur dot të ktheheshin bashkë nëNju- Jork ?!I kishte marrë malli për njëri-tjetrin, u dashuruan aq shume saqë një muaj qëndruan ne dhomën e tyre në shtëpine e një nipashi të « Kaçubetit », i cili edhe u lodh sigurisht duke i mbajtur në shtëpi ?!Jeta – luftë , i kujtohet kjo thënie ! Kishte arritur ta bënte « Green kartën » sa për të levizur !Punën ia ,kishin organizuar miqtë familjes së tij që i përkisnin emigracionit të vjetër në SHBA, edhe po të vinin të punonin në Evrope !Arriti ngadalë t’i sillte fëmijët nga Kosova, me ndihmën e një agjencie « Kosova-Reisen », me seli ne Zvicër !Njëherë i erdhën djali dhe goca e vogël, pastaj i erdhën dy gocat e mëdha !Filluan një jetë jo të lehtë, për të ekzistuar dhe për t’u integruar në Francë !Me tolerancën e tij dhe duke i besuar gruas se po kujdesej për ta dhe edukimin e tyre, nuk po i shkonte për së mbari !Fëmijët filluan ta urrenin babain e tyre, nga fjalët dhe pakujdesia e mamasë së tyre. »Kaçubeti » ia kishte lënë të kaluarës tradhëtinë që ia kishte bërë gruaja , që nga fejesa me të?!Por provokimet dhe keqpërdorimi i femijëve duke urrejtur burrin,përkatësisht babain, nuk sillnin rezultate të mira !Me ndërhyrjen e familjes së saj, filloi të prodhonte sinjale të një jete tragjikomike, edhe me gjithë durimin që bënte « Kaçubeti » !Pas të gjitha atyre që i ndodhën, u detyrua të reagonte në mënyrë më të ashpër, por kot !Femijët nuk i mesonin, s’kishin shenja të bëheshin dhe aq të shkolluar ! Filluan urrejtjet dhe sulmet ndaj babait me nxitjen e mamasë së tyre, e cila ishte shumë dinake !Goca e madhe i doli dore, dhe po bënte çfarë donte vetë, sepse mami as që ia prishte !Kur ishte 15- vjeçare goca e madhe, kishte filluar nje lidhje dashurie me një arab algjerian si vetë, i pashkolluar, e cila lidhje shpejt do të shndërrohet në tragjedi që s’harrohet kurrë !

« 24 THIKAT NË TRUPIN E ARDIANËS «

Ajo, si një gocë e llastuar që as Zotin s’e njihte, jo rrallë kacafytej edhe fizikisht me babain e saj, sepse e kishte në mbrojtje mamanë !Një ditë ai i kishte thënë mamasë së saj: « Shikoje Anën, me duket se është e lidhur keq me këtë familje algjeriane, përkatësisht me njërin prej tyre !Pergjigjja e saj ishte: « mos i ngjit bishta vajzës sate !!! »

Ndërkaq ai e “përpinte” këtë që po e nuhaste « Kaçubeti » !Ishte bërë gati një vit që babai nuk e shihte askund Anën !Në të vërtet ajo kishte ngelur shtatzënë me Hakimin, dhe i paska pasë ardhur koha të lindtte ! Çdo gjë organizohej nga mamaja e saj, fshehurazi nga babai !Nje ditë Kaçubeti vjen i lodhur nga Strasburgu dhe kur e hap kutinë e postës merr një letër nga siguracioni shëndetësor, ne te ciklën shkruante« Ardiana, ju jeni në muajin e duhur të shtatzënisë dhe duhdet ta bëni këtë ».Hyri dhe i tha mamasë së saj: « Ku është Ardiana ».Ajo prapë duke e provokuar, i tha: « Po çfarë di unë ?! ».Kur bindet se Ana qenka e shtrirë për të lindjur vajzën, i tha serish:”Me trego për Anën” ajo iu prgjigj me gjuhën edhe më të rëndë : »Po sikurse të gjitha çikat e reja » !

Tamam u thye edhe kjo « bukë » !

Goca e saj Shaila ose Kala siç e thirrën përherë shkurt, i kishte tre vjet !Babai i saj ishte dënuar për vepra kriminale me tre vjet burg ! Po jetonin në një shtëpi, ajo nuk fliste me babain e saj; e dinte se kishte bërë gabime jetësore !Kur « kaçubeti » i kishte treguar nënës së vet çfarë i kishtse ndodhur, kishte marrë pergjigje shokuese ! »Po Ana ju paska dërguar jashtë, apo ju e kishi sjellë atë atje ? »Më thuaj, a eshte goca jote, mos e largo çikën nga shtepia, sepse është pjellë jotja » « Nëse të pyet dikush çfarë të ndodhi me gocën, thuaji a është imja apo jotja ? »

Të gjitha qëndronin të vërteta .Kaluan ca ditë dhe Shaila i hyri në dhomë « Kaçubetit » Ajo tashmë i kishte mbushur tre vjet jete dhe i drejtohet gjyshit: « A s’më pranon ti, babi, në shtëpi, a ?! »

Ai, i mallëngjyer, e pranoi dhe u bënë bashkë të gjithë për të harruar sadopak këtë ngjarje ! I dërgoi « kaçubeti » të gjithë në Kosovë dhe në Shqipëri !Kaluan mirë !Kala u bë protagonisti kryesor dhe të gjithë e donin !Por, gënjenim se e ka dhunuar arabi !Jo, ishin dashur !U kthyem nga vendlindja !I lus për të mirën e tyre ta lëshonin atë vend, sepse « Kaçubeti » nuhaste tragjedinë që do t’u vinte nga arabi !Shkuan të gjithë në Gjenevë ku ai kishte një mik të mirë, pronar i HYGOBOS- it Enver Pekun nga Ulqini, ish-top model në Zvicër ! Pasi ia kishte treguar ngjarjen ai i premtoi: “Po t’i marr tri gocat dhe djalin në punë, merre një shtëpi dhe pas një muaji, ejani !”E falënderoi dhe doli ta gjente banesën për të cilën vetë ai pagoi rreth 10 mijë euro !Kur po i afroheshim muajit sheh se ishin ftohur, e para nëna e tyre, e cila më tha: « Nuk po duan të vijnë » !As nuk i ndihmuan t’ia kthenin shpenzimet ,as nuk u skuqën !

Një ditë sapo dolën ai me gruan dhe djalin, e thërret në telefon goca ose femija i katërt dhe i thotë: « ma jep mamanë urgjentisht »Ia jep menjëherë ! Po ia shpjegonte ngjarjen: « Mama, kthehuni urgjent se »’ Hakimi e masakroi Anën në shtëpinë e saj ».U kthyem duke iu thënë:” Ja,çfarë i sollët vetës ?!”

U kthyen, aty me dhjetëra ambulance, mjekë dhe policë ! »Kaçubeti » s arriti dot ta shikonte këtë krim, vetëm dikiush i tha, « Ia ka dhënë 24 thika në trup në prezencën e gocës së saj » !

Ja si ndodhi më e keqja për shkak të pavullnetit për eliminimin e rrezikut ?!!

Ana mbeti 9 muaj në komë ! Në gazetën prestigjioze franceze « Le monde » shkruante « 24 couteaux a Belfort(24 thika ne Belfort) !Tmerr !Krimineli ishte denuar me 20 vjet burgim, kurse mamaja e Anës ose më mirë të themi gjyshja po e rriste Kalën !Pamençuria, mungesa e kulturës !Derisa po qëndronte në burg, Ana dashurohet në njerin nga të afërmit e Akimit dhe paskan vendosur të jetonin bashkë dhe ai t’i sillte në shtepinë e saj edhe dy goca të vetat !Kala me thotë një ditë: « Babi, Ana e ka bërë mut, është dashuruar me shokun e Hakimit,i cili do t’i sjellë edhe dy gocat e tij !Unë nuk rri më me Anën… »Por, « Kaçubeti » nuk i thotë asgjë, sepse nuk kishte autoritet as te gruaja dhe as te fëmijët !Ishte bërë puna lëmsh në shtëpinë e tij, në të cilën as që e pyeste kush, derisa e lanë si « mysafir të paftuar » !Donte të pëlciste, s’kishte çfarë të bënte, ia thërrisnin policinë, duke krijuar alibi për ta arrestuar !U bënë të gjithë kundër babait, dhe bashkë me ta edhe anëtarët e familjes së mamit të tyre, të cilët po e kërcënonin !!!

Kur merr vesh rastësisht se një natë po i lindtte djalit të tij të vetëm djali me nusën me të cilin e kishte njohur « Kaçubeti »,po atë natë edhe gocës së tretë po i lindtte djali i parë !Po kush ta dinte se aty e paskan strukur edhe Anën për ta lindur djalin me arabin tjetër ?! Doli i shokuar nga spitali dhe iku për në qytetin e tij, ku nga problemet kishte shkuar !!!Pra Ana u bë me dy fëmijë nga dy arabë !Eh ky qenka mërgimi, i thoshte vetës « Kaçubeti » duke e akuzuar vetën pse s’kishte qëndruar në SHBA, por ishte kthyer në Evropë për hir të gruas dhe të katër fëmijëve ?!Me 25 tetor të vitit 1989 kishte shkuar « Kaçubeti » t’i dërgonjte 5000 copë të gazetës ilegale « Good Morrning, Kosovë » (Mirëmëngjesi, Kosovë) nga Zvicra !Fatkeqësisht duke i besuar një mikut të tij në Zvicër ia beson t’i linte për dy ditë gazetat tek ai, I cili e lajthit dhe ia zhduk kësaj radhje këtë numër të gazetës !Gruaja e tij ishte në muajin e 8 të shtazënisë, dhe e thirri në shtëpi të dinte si është !Kur papritmas i pyaraqitet një ,kojshi nga Brekoci i Gjakovës, po ashtu kojshi në ndërtesë ku jetonin : « Hej, hajde shpejt se e ke gruan duke vdekur dhe e ka lindur një fëmijë të vdekur në muajin e tetë » !Menjëherë nga Cyrihu shkon në Francë dhe drejt në spital ku i ndodhej gruaja !Personeli i spitalit e njoftoi se « gruan e keni të sëmurë kurse i ka lindur një fëmijë i vdekur ».Shkoi « Kaçubeti » dhe i dëshiroi shërim të shpejtë !Ajo nuk ndjehej e brengosur për fëmijën !Pas tre ditësh, e thërrasin autoritetet e spitalit dhe i thonë : »Ju lutemi, na falni se beba s’ paska vdekur, por qenka në një inkubator ».Me atë turr, drejt e te gruaja për t’i dhënë lajmin e marrë nga spitali !Pasi i kishte thënë se fëmija i lindur para kohe qenka një gocë dhe e gjallë në inkubator !Asaj s’i bëri përshtypje fare, për të mos thënë se nuk e mirëpriti këtë lajm ?!? »Nga aty filloi dyshimin « Kaçubeti » për ndonjë tentativë të lindjes me dhunë ?!Sot e asaj dite ngeli me këtë dyshim, sepse edhe dy herë e kishte zënë me një tentativë ta vdiste, dhe i ngeli pikë në zemër !Në të vërtetë nuk e kishte kurrë për qejfi, edhe pse ajo sot është në moshën 33- vjeçare e hendikepuar me zhvillim të vonuar e me të meta të tjera, ajo çmendet për mamanë!

Ky përjetim ishte i rëndë !Sot e kësaj dite ajo jeton nga paratë e Delfinës, si mbikëqyrëse, edhe pse ajo ,jeton në shkollën speciale, dhe falë saj edhe është pensionuar !

Cfarë dhembjeje për gocën e hendikepuar !E provokonte « Kaçubetin » që t’ia thoshte edhe ato që s’ia kishte thënë që nga fillimi !

Tragjedinë që ia shkaktoi gruaja, pabesnikëria më e madhe ndaj « Kaçubetit » dhe fëmijëve të tyre?!?

E kishte planifikuar skandalin e radhës, gruaja e « Kaçubetit », dhe ia arriti, e bëri.Ishte viti 1993, « Kaçubeti » në njërën anë i zënë duke dërguar dy klamionë ndihma në Shqipëri dhe në anën tjetër i zënë me revistën « Zëri i Shqiptarit », ishte lodhur !Ajo paska thirrur të vëllain pijanec dhe rrugaç nga Gjermania, për ta nxitur në mua !Isha në lokalin e shoqatës në Belfort !Vjen vëllai i saj, i heshtur, i shoqëruar me një tezakun e tij nga Isniqi dhe një lahper biznesmeni dhe ky i kishte pritur mirë dhe u kishte ofruar pije !Kur miku i tij i thotë:” Eja se po shkojmë në shtëpi !”Ky i beson dhe shkuan në shtëpi, për ta realizuar skenarin e tyre !Gruaja së pari kishte tërhequr çelësin nga dera e hyrjes !Kur ata filluan ta sulmonin « Kaçubetin » fizikisht, derisa e shtrinë përtokë !Gocën e dytë, qe cila po bënte përpjekje të intervenonte e lanë të përgjakur !Kur ikën dhe gruaja me të dalë mbylli derën nga jashtë !Të gjithë edhe vajza e hendikepuar ngelën të mbyllur, deri në momentët kur erdhën zjarrfikësit dhe ambulancat t’ua hapnin derën, të cilët hynë për dritare !

Së pari i merr ambulanca « Kaçubetrin » dhe gocën e sulmuar, i dërgojnë në urgjencë !Pastaj fëmijët i sollën në DDAS, në Shërbimin Social dhe i instaluan aty ! Tmerr !Bënte një kohë me shi, tre njerezit që kishin ardhur t’i merrnin për t’u ndihmuar, sikur s’po dinin asgjë !

Po i kujtoheshin fjalët e babait të tij « More bir, kur të thyhet buka nuk ngjitet më » !

Por edhe inatet e mamasë, pa marrë parasyshë pasojat ; ajo merrte vendime edhe për të tjerët !Thonë se pajtohet edhe « Kaçubeti » se nënë të keqe s’ka, por paska nënë të padrejtë ?!

Ishte specialiste për të bërë skenarë, të gjithë kryesisht ishin me pasoja kundër të pafajshmëve, që binin viktima ! »Kaçubeti » i kishte një mijë e një arsye të ndahej nga gruaja e servuar nga e ëma e tij, por ajo s’ lejonte, duke thënë: « pasha Zotin, jo kurrë !Do ta mbajsh dhe do ta marrësh tjetrën ?! »Dhe kështu me radhë duke vepruar sipas tekeve të tyre, shkaktuan dëme te shumë fëmijë të tyre në krye me«Kaçubetin » !I lodhur, i ngelur i varfër, besa edhe i sëmurë « Kaçubeti » do të përjetojë gjerat më të rënda !Sidomos kapakun ia vuri për të keq dhe padrejtësisht , kur bëri ndarjen e fëmijëve, përherë duke e dëmtuar « Kaçubetin » !U bë e pangopur, e vështirë !Por pleqëria po e bëka të vetën ?!

Babai ishte i manipuluar sikurse edhe fëmijët, nga ajo ?!

Vëllezërit e « Kaçubetit » i dyti dhe i katërti e shtrinë përfundimisht përtokë(Jahjaja dhe Brahimi) të cilët atë natë që iu kishte vdekur nëna, e kishin leçitur !Këtu do të lexoni rrëfimet në vazhdim dhe në detaje !!! »Kaçubeti » konstaton se të mbash fshehur gjërat, ato ta hanë jetën, të ngulfasin !Sa do të thonë nga ju, lexues dhe lexuese të nderuar : « Çfarë iu paska tekur këtij njeriu që po i bëka përrallë njerëzit e tij » ?!

Përgjigjigja ime do të ishte: « Njeriu të shkojë si qeni në rrush » ?!

Vëllezërit dhe tani edhe motrat që kanë rënë nën presionin e atyre dy « trimave » ndaj vëllait të tyre, s’ duan të dëgjojnë as për fatin e tij !Kohët e fundit « Kaçubeti » bën appel te njerëzit familjarë dhe miqtë e tyre, sa më shpejt t’i kërkojnë falje pa kushte, ose viktima ndjehet i arsyeshëm ose i detyruar t’i kërkojë paratë e tij që ia ka dhënë vëllait të dytë, të cilin e ka ngritur nga balta, 14 vjet pas luftës e ka mbajtur me rrogë mujore dhe të tjera ndihma të jashtëzakonshme, duke krijuar zbraztësi tek fëmijët e vet ?!Disa bnjrëz që i kam angazhuar, s’janë të interesuar t’i pajtojnë vëllezërit mes vete ?! Tani i bien « Kaçubetit » ndërmend fjalët e Çajupit, i cili kishte vuajtur me djalin e tij të sëmurë dhe ka pyetur « Vallë, Zoti a është për të gjithë njëlloj… » ?!

Duke qenë tolerant dhe optimist të gjitha këto i duroi « Kaçubeti », deri në këto çaste se s’ka më durim !Kur po ia jepja një rrogë mujore « Jahja gardianit, të cilin e kishte punësuar vetë, e kishtye sjellë jashtë vetë, kurse Ibrahimit le t’i kujtohen veturat “GOLF” të TAS-it që i shkërdhente në firmën që për ta e kishte themeluar dhe kapitulluar « Kaçubeti » E harruan që ishte i sëmurë dhe i lodhur dhe kërcënimet nuk ia ndanë vëllait të tyre të madh ! Tani i kanë nxitur edhe fëmijët kundër « Kaçubetit » dhe për të krijuar konflikte mes fëmijësh !Kur këtë ndihmë po ia jepja « shokut » gardian, Brahim shahiri, një alkoolist i thekur, i kishte thënë: « Mos e mëso keq se nesër, po s’pate, të thotë s’më ke ndihmuar kurrë » !

Hiqe zot « trimërinë » ndaj njëri-tjetrit, mos t’i biem njeriut për së shtriri ?!!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button