LajmeRajoni

Tre tërmete “shkundin” vendin fqinj në mëngjes, magnituta

GREQI – Një tërmet  i ri 4.2 Rihter ka ndodhur në orën 09:11 të mëngjesit të së hënës në brigjet e Kretës , në verilindje të Lasithit.

Sipas vëzhguesit automatik të Gjeodinamikës, dridhja sizmike kishte një thellësi fokale 14.4 kilometra.

Instituti Sizmologjik Euro-Mesdhetar regjistroi lëkundjen me magnitudë 4.3 Rihter.

Herët në mëngjes, në orën 06:12, në të njëjtën zonë ka ndodhur një tërmet me magnitudë 3.8 ballë të shkallës Rihter.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, tërmeti ka ndodhur 38 kilometra në veri-verilindje të Neapolis Lasithi.

Thellësia e saj fokale ishte 13.9 kilometra. Pak minuta më parë pati një lëkundje edhe më të vogël, me magnitudë 2.7 të shkallës Rihter.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button