KosovaLajmeOpinionePersonazhRajoni

GJARPËRIJTË » TANË TË GJAKUT TONË (15)

SERVILIZMI YNË « PRIMITIV DHE MODERN » TAMAM NA BËN IFTIREXHINJ ?!

Në Paris, në qershor të vitit 1991, kishim themeluar shoqatën humanitare bamirëse « Nëna Terezë » pikërisht më 22 qershor, në praninë e Dom Lush Gjergjit, Simë Dobrecit , Arsim Fehmiut dhe të shumë figurave franceze dhe të diasporës sonë !Ndërkaq vetëm një ditë më parë isha në Nju-Jork ku kishim marrë pjesë në festimin e përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,pikërisht më 10 qershor !Vullneti i mirë i veprimtarëve tanë në Paris dhe kudo në Francë, e krjoi edhe këtë mundësi .Të angazhuarit ishin me origjinë nga të gjitha trojet shqiptare !Nismëtari kryresor ishte vetë «Tucrimi », por në ditën e themelimit në prezencën e rreth 500 njerëzve, francezja shqipfolëse Odett Marquet, pyeti a paska të drejtë që ky njeri i besimi mysliman të zgjidhej kryetar i shoqatës?Iu kishte përgjigjjur Dom Lush Gjergji « asnjë pengesë nuk e ka, e nderuar, më në fund ky edhe e ka bërë tërë këtë organizim ?! Kur u bënë votimet për krysinë e shoqatës « Tucrimi » mori mbi 400 vota nga 500 sa votuan!Punuam një kohë jo të gjatë. Ftuam, ne intelektualët shqiptarë, tre akademikët nga Kosova: Rexhep Qosjen ,Mark Krasniqin dhe Idriz Ajetin për një tubim me shqiptarët në Paris, përkatësisht në Porte de Bagnolet !Në të vërtetë , që të tre ndodheshin në Zvicër !Veprimtari dhe patrioti Xhafer Shatri atëherë ishte ministër i informatave në Qeverinë në Ekzil të udhëhequr nga Bujar Bukoshi !Rexhep Qosja i kishte premtuar ambasadorit të Shqipërisë, socialistit Luan S.Rama, se do ta festonte 29 nëntorin në Ambasadën Shqipare në Paris !Më lajmëroi se nuk paskan arritur t’ ua bënin vizat për Francë !Kush duhej thyer qafen pas tyre, përveç meje , tregon «Tuctrimi » !Pra, duhej të nisesha me një anëtar të LPK-së Ibush Bytyçin me një “Mercedes” të zi që të rrezikoja t’i nxirrnim pa viza !Qosja nguli këmbë: «Nuk lëviz pa viza , sepse është dinjitet ky, të na zënë pa viza !Mark Krasniqi më pyeti: « a mund të ecim këmbë nëse s’ është larg? » ?
»Tuctrimi » po iu printe pa iu treguar asgjë ! Aty ishte një qendër e Gjenevës, kurse përballë, por në anën e Francës ishte një restorant , ku shkonin kryesisht njerëz seriozë !Kur pyetën policia ku shkuakan, «Tuctrimi » iu tha: « Ja këtu në restorant » ! I liruan dhe kur u futëm në restorant, Qosja po pyeste ku gjendemi se pa vizë nuk lëvizim .Marku i tha « në Francë je po deshe kthehu ?! » !Pas po na vinte makina e zezë !Kur u futem në makinë filloi biseda me Ibushin !Mark Krasniqi e pyeti a jeni në ndonjë parti polkitike, ai iu përgjigj: « Po në LPK », Marku ia ktheu « po ne të gjithë jemi një lëvizje popullore ».Ibushi i tha « Jo ,jo ne jemi marksistë-leninistë me Enver Hoxhën ».Eh , i tha Marku « Aty rruga e mbarë pa ne » !Kërceu Rexhep Qosja « Jo jo Ibush, ky flet për vetën e jo edhe për mua, edhe unë qenkam me ju ».
« Teklifet » e akademik Rexhep Qosjes ?!
Duke i dhënë makinës Ibushi ndihej i kënaqur që po e dërgonte Rexhep Qosjen para ithtarëve të LPK-së !Kur Ibushi tregon se jemi në Lyon !Akademik Rexhep Qosjes, i shkoi mendja dhe tha « Ju lutem, dua ta shoh Lyonin dhe të kthehemi me trenin e shpejtë, për në Paris !Ibushi i shkretë u detyrua të vazhdonte i vetmuar ! në La gare de Lhyon ; Qosja më bëri një pyetje testimi : »Nga i bie jugu, veriu dhe lindja e perëndimi nga aty ku gjendesh ti » ? Mark Krasniqi nuk u durua pa i thënë « Po ti more Rexhep më pyet mua si gjeogfraf e jo këtë » ? Nejse erdhi treni TGV dhe tërë rrugës nuk u ndalen së diskutuari dhe së replikuari, deri në fjalët më të rënda ! Me të arritur në Paris kishte ardhur makina e Ambasadës së Shqipërisë për t’i mirëpritjur tre akademikët, vetë ambasadiori i atëhershëm shqiptar Luan Sadik Rama, një intelektual dhe krijues i madh ! Vetëm sa nuk i dolën lotët ambasadorit kur u përshëndet dhe u përqafua me Rexhep Qosjen !Edhe Ibushi kishte dalë, sepse kishe arritur me makinë pak sa i prekur që e kishim lënë të vetmuar ?!
Në ndërkohë kisha biseduar me Ismail Kadarenë për ditën e nesërme kur ishte ftuar një tubim i madh me shqiptarët në Paris !I thashë Kadaresë: « Interesant do të bëhej takimi nëse ju do të vini në tubim, por papritmas pasi të hapej tubimi ».M’u përgjigj « Në mos po prekët Rexhepi ?! »I thashë ma lër këtë punë mua !Plot salla.Në tavolinën kryesore ishin Rexhep Qosja, Mark Krasniqi, Idriz Ajeti dhe ambasadori Luan S.Rama, edhe « Tuctrimi « si moderator .Pasi u bë prezentimi i të ftuarve, sipas radhës, e mori fjalën akademik Qosja ! Nuk kishe shkuar as në gjysmën e fjalës , kur më erdhi sbhoqëruesi i Kadaresë dhe më tha në vesh »Erdhi Ismail Kadare me Elenën, dhe një grup njerëzish ! Te dera, janë”. E ndërpreva Qosjen dhe njoftova:« Mysafirë të nderuar, ju njoftoj se sapo arriti shkrimtari ynë i njohur IsmailKadare » Të gjithë u ngritën në këmbë, duke e përshëndetur !Ndërkaq ai m’u drejtua: « Kush na e bëri këtë tarllabuç » ?!Kadare, me të marrë fjalën, tha: »Nuk paskam ditur se në Paris po u tubuakan shqiptarët kaq numerikisht dhe se ju kërkoj ndjesë se unë si azilant i kam të kufizuara lëvizjet, sidomos në aktivitetet politike.Por për hir të tre akademikëve nga Kosova dhe të mërgimtarëve tanë me kënaqësi erdha ».Atë natë u bashkëbisedua deri në orët e hershme të mëngjesit .Gjatë javës menjëherë më kishte dërguar një letër-ftesë Shërbimi, i Sigurimit Shtetëror, siç quhej « Parisi-5 » ! me të shkuar më mori në pyetje një grua e re , edhe pse i kishte informatat nga disa njerëz të tyre, shqipfolës, pra se çfarë po bënim ne.U mor vesh, më vonë, se kishte informuar një shqipfolës nga Ulqini dhe më kishte akuzuar se « Shoqata humanitare dhe bamirëse s’paska të drejtë të merrej me aktivitete politike ».Më tërhoqën vërejtjen të mos sillja më figura politike shqiptare !Kur u ktheva nga Parisi për në qytetin ku e kisha familjen aty u mora me aktivitete të mëdha në kuadër të Shoqatës Kulturore Shqipare në Francë !Në një ndejë me Ismail Kadarenë në Paris, më kishte këshilluar të formonim një Këshill Konsultativ të Shqiptarëve në Francë dhe do të jemi legalë edhe për aktivitete ë këtilla.Punë që e bëra bashkë me disa përkrahës që më ndihmonin edhe materialisht !
Më daën 3 tetor të vitit 1993, në Belfort organizuam aktivitetin dyditor « Shqiptarët dhe Ballkani ».Kishim ftuar akademikët Fehmi Aganin dhe Rexhep Ismailin, ambasadorin e Shjqipërisë në Paris Besnik Mustafajnë, disa intelektualë dhe media nga Shqipëria !Të ftuarit nga Kosova na njoftuan se për shkak të situatës së rëndë të sigurisdë në Kosovë nuk do të vinin, por i dërguan kumtesat për t’i lexuar !Një aktivitet fenomenal i organizuar edhe me përfaqësuesit e Bashkisë së Belfortit, dhe të disa mediave !_Çfarë paradoksi antikombëtar e shoqëroi këtë manifestim ? Me të arritur të mërgimtarëve tanë që ishin ndarë si grup ose frakcion, u futën në sallë, dhe me të parë se s’paskan ardhur figurat nga Kosova, u kthyen duke thënë se « ne s’vimë për njerëzit nga Shqipëria !Fatbardhësisht është një video e xhiruar dhe që është transmetuar në vitin 1993 !Por ky nihilizëm antikombëtar dhe joqytetar nuk ndikoi që manifestimi të mos shkonte mirë dhe mbarë !Po në këtë mënyrë ata ishin bërë nismëtarë për mbylljen e radios së parë në gjuhën shqipe, të cilën e kishim hapur me shumë vështirësi !Mes akuzave kundër meje, si themelues i radios « Zëri i Shqiptarit » me seli në Herikurt, ishte edhe ajo tepër bizare se për shkak të radios paska përçarje mes fëmijëve shqiptarë dhe serbë !Disa kishin ardhur me detyra, sepse ekzistonte ende ish-klubi jugosllav dhe «Çika Llaza » ktyetar i tij, bashkë me spiunët e tij edhe shqiptarë !Raportonin në atë kohë, nga Tirana, gazetari i mirënjohur Ramadan Muqolli dhe të tjerë të njohur,lidheshin drejtpërdrejt me akademikët Fehmi Agani dhe Rexhep Ismaili, duke dhënë çdo informatë të re për Kosovën dhe trojet shqiptare .Nga këto akuza, një ditë më thërret për një takim të shkurtër ish- kryetari i atëhershëm ish- ministër i Punëve të Brendshme i Francës Jean Pierre Chevenement, me një këshilltar të tij, hapur proserb ! Nuk ishte hera e parë që e takoja këtë figurë politike franceze, i cili duke u ndarë nga Partia Socialiste e Francës u bë lider i Lëvizjes Qytetare të Francës dhe hyri në Parlament !Thuhej se e kishte gruan egjiptiane dhe ishte i dashur për mërgimtarët !E mora vesh disa muaj më vonë se kush ishte spiuni nga aktiviteti «Shqiptarët dhe Ballkani » më 3 tetor 1993( ?!?).
« FRANCËN E GJETE T’I BASHKOSH SHQIPTARËT ?!? »
Bbiseda me ish- ministrin e brendshëm të Francës dhe ish-kryetarin e Belfortit, më tepër ishte informative ?!Më tha që në fillim nikoqiri , madje duke qeshur »Francën e keni gjetur t’i bashkoni shqiptarët ose Kosovën dhe Shqipërinë ?!Në atë periudhë ish-Presidenti francez Fracois Mitterrand kishte thënë hapur: « Unë gjallë dhe t’i shpallim luftë Serbisë, jo kurrë ? »
Pra ishte fjala për konfliktin Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi!Dhe më tha duke qeshur sërish »Ne francezët e duam Serbinë, por jo Kosovën as Bosnjën ».Ishte pyetje provokative, sepse më në fund më tha një të vërtetë të madhe :
« I nderuar, unë e kuptoj hallin tuaj, dhe se shqiptarët ishin me shekuj të shypur nga Perandoria turke, që edhe atëherë Turqia ishte e lidhur me Serbinë dhe Rusinë, por jo me Francën !Reagimet diplomatike kurrë nuk i tregojnë të vërtetat.Unë ju përkrah për revistën tuaj « Zëri i Shqiptarit « e cila botohet edhe në gjuhën frënge !Mos harroni diç : Shqipëria është shtet i njohur në botë dhe e ka flamurin në OKB !Kosovës i duhet rrugë e gjatë për të arritur në këto nivele.Ju kisha lutur mos u merrni as me ndihma, as me aktivitete të tjera me Shqipërinë.Për aq sa të kemi mundesi edhe ne do t’ju ndihmojmë dhe ndihmojeni popullin e Kosovës dhe ju vetë do të lodheni më pak, sepse keni familjen tuaj.Na e solle tërë atë Ansambël shumë të mirë , ishte rast i pamundur t’ju ndihmojmë, pastaj e di çfarë na ndodhi me ta ; vodhën nëpër dyqane gjëra të shtrenjta, por e menaxhuam mirë situatën dhe shpëtuam nga më e keqja.Ju lutem merruni me aktivitete rreth Kosovës !Unë e dua popullin shqiptar të Kosovës, njëlloj sikurse edhe kurdët në Turqi ?!? ».

SHPIFJE TË NDYRA DHE ASPAK LOGJIKE NGA SPIUNËT TANË NË FRANCË… ?!
Me miqtë e mi nga SHBA-ja, duke më mundësuar ata, në Francë formuam një ndërmarrje transporti të quajtur «Europa-Travel », ku organizonim edhe deri në pesë autobus modern francezë për në Kosovë !Ishin dy të mira nga kjo linjë, edhe se autobusët francezë nuk binin në sy nga policia serbe në Kosovë, krahasuar me ata të vendeve të tjera të Evropës, derisa e mësuan edhe këtë !Niseshin autobusët me ngapak udhëtarë nga Franca, kurse stërmbusheshin në Zvicër !Ishin autobusë, atëherë më modernë !Niseshin çdo të premte në mbrëmje dhe ktheheshin çdo të diel nga Kosova .Dërgonim nga dy shoferë në secilin autobus, njërin prej tyre shqiptar !
Një ditë prej ditësh më vjen një thirrje nga Shërbimi i Informtave të Përgjithshme të Policisë Franceze !Më merr në pyetje një njeri me emrin Robert !Filloi me pyetje të rënda dhe provokuese, sipas trillimeve dhe spiunimeve të shqiparëve në Francë ! »Ju zotëri, me auobusët tuaj po dërgoni material logjistik për boshnjakët në Bosnjë në luftën re tyre me Serbinë… ».I thashë: « I nderuar, autobusët kalojnë, të gjithë, nëpër kufij në mënyrë legale dhe se këto janë trillime, ju betohem ».Më lironin, dhe i merrnin informatat për nisjet e ardhshme, për të cilat as që i gënjeja…Bashkëpunoja atëherë me ish-“ Kosovatransin” e Prishtinës të cilët dilnin në Sezhanë të Sllovenisë dhe i shkëmbenin udhëtarët me këta që po vinin !Atëherë drejtor i « Kosovatransit » me seli në Prishtinë ishte Ibrahim Mushkolaj .
NGJARJE TË PABESUESHME KANË NDODHUR , POR TË VËRTETA ?!
Ishte viti 1990, muaji korrik, në të cilin , ditë më parë, ishte miratuar Kushtetuta e Republikës së Kosovës në Kaçanik dhe serbët ishin vërsulur sikur bishat në Kosovë !Nga ndërmarrja francerze e transporteve « Car-Est » nga Alzasi më ishte kërkuar që patjetër të shkoja dhe të takohesha me përfaqësuesit e “Kosovatransit” diku në kufirin Itali-Jugosllavi, propozimi im ishte Trieshta !Por, në pamundësi të ardhjes së tyre në Trieshtë u detyrova të gjeja një zgjidhje tjetër duke e menduar në udhëtim e sipër.
Kisha dëgjuar, shikuar e parë në media se Sllovenia po i lejionte shqiptarët dhe boshnjakët të hynin në kufirin e tyre, sepse ishin në momentet e ndarjes nga Jugosllavia !?U nisëm me pesë autobusë nga qyteti Belfort ku unë jetoja dhe e kisha zyrën e « EUROPA-TRAVEL ».Në Francë nuk bëheshin shumë udhëtarë , por me të hyrë në Bazel të Zvicrës,dhe pasagjerët kishi kishin dëgjuar se këtu vijnë autobusët nga Franca !U mbushën të pestët deri në Llugano të Zvicrës ! Unë isha i vendosur përpara siç thoshim ne atëherë në vendin e konduktorit ! Kishte dy shoferë një francez dhe një shqiptar nga Marmulli i Gjakovës i cili me vite punonte shofer në Francë.Autobusi kishte përpara dy frigotriferë për ftohjen e pijeve freskuese , nga të cilët deri në Trieste të Italisë, ishin bërë shitje rreth tre mijë franga zvicerane, sepse bënte vapë e tmerrshme .Në autobus kishin hyrë edhe nja 10 udhëtarë më shumë !Po e shestoja planin si të veproja kur të arrija në kufirin Itali-Slloveni ! Sikur m’u mbush mendja se patjetër duhej të shkoja në Kosovë ?!Si dokumenacione kisha pasaportën e atëhershme të Kosovës me vizën e SHBA-së kur kisha shkuar nga Zagrebi, dhe kisha edhe green kartën amerikane !Të rrezikoj,apo të mos rrezikoj ?!
Në stacionin e f undit para se të hynim në Sezhanë, i them shoferit Pashkë Gojani se po më mbushet mendja të shkoj në Kosovë.Më tha të lutem mos luaj me fatin tënd dhe tonin, atje është zjarr !Jo, i thashë, do të shkoj !?!
Në Kosovë ndodheshin gruaja ime me pesë fëmijët, në mesin e të cilëve edhe goca nëntëmuajshe që kishte lindur para kohe.Pashku më tha, ashtu siç i kam sjellë me autobus nga Franca, ashtu edhe i khej në këtë uikend .I thashë mirë- mirë, kur i erdhi radha auobusi tonë, dhe s’kisha më kohë, hezioja !Na priën shumë mirë sllovenët.Edhe mua si të gjihë të tjerët më lejuan !Nuk frikësohesha aq sa ndjehesha i gëzuar !
Nuk kishin dalë ata të “Kosovaransit”, përkatësisht drejtori Ibrahim Mushkolaj !Humbëm çdo adresë me ta.Më tha shoferi Gojani, ti rri ,këtu dhe të dielën të marrim duke u kthyer ,në Francë !Jo, i thashë , do të flemë sonte këtu dhe do të shkojmë bashkë në Kosovë.Më tha: « Ani, por jo në kufirin e doganës në hotel, por të shkojmë në Lubjanë në hotelin « Turist » !I thashë jo,sepse me dëshirë nuk doja të bija në « gojë të ujkut » ?!Nuk u nda i kënaqur sikur po e nuhaste rrezikun për mua !Morëm dhomë trekrevatëshe për mua, për Pashkun dhe për shoferin francez !Normalisht do të duhej të zgjoheshim në orën 5 të mëngjesit ,por s’na doli gjumi.Kur rreth orës 8.30 na e thyen derën e dhomës dhe me pasaportën time në dorë më thanë egërsisht, ejani me ne ! Më nxorën me mënyrën më brutale dhe më futen në një makinë policie në errësirë !Më dërguan në stacionin Policor të Sezhanës, më hodhën me forcë në një birucë vetëm një metër me një metër !Ikën, më lanë aty dhe më morën pasaportën ! »Green karten » e kisha të fshehur në xhepin e pasëm të gjinsave !M’i hodhën si të tërbuar edhe nja dy turq dhe na lanë kokë me kokë !Në atë situatë më thotë njëri prej tyre « Arkadash mos u mërzit se bëhet mirë » Më ofroi një cigare që as vetë s’po e shihja nga e nxori ?!Nuk guxoja ta pija edhe pse më pihej ose më hahej një ?!I nxorën ata para dite mua më lanë aty !Më sollen të ha, nuk e pranova !Pas dy ditësh, ndërroi situata diametralisht !Vijnë policia sllovene ikin serbët,pra edhe ata që më kishin marrë !Më dukej ngjarje filmash .Kur më erdhi një polic slloven dhe më tha « Po ,kush ishte ai çetnik që të solli këtu, s’ka më Jugosllavi, Sllovenia është ndarë » !Nuk besoja.Ai më tha: « Të paskan arrestuar sipas një kërkese të Interpollit, të cilën edhe mund t’jua tregoj, dhe mos keni ndonjë lidhje në Kosovë t’ju garantojë pritjen , por po të zunë në Serbi me këtë « Green Kartë » të shkatërrojnë !Kur hajt them t’i thërras në shtëpi në Pejë .Më lajmërohet vëllai im i dytë Jahjaja që po i numëronte ditët e fundit ta largonin nga puna si gardian në Burgun e Gurakocit !Më pyeti si je, pa i shkuar mendja se mund të ndodhesha këtu.Kur i thashë se ndodherm në burgun e Sezhanës, fjalën e parë në mëyrë akuzuese më tha: « A paske ardhur të më zënë edhe mua, a ?! »Një frikacak, por nën ndikimin e një mikut tim Rifat Ukë Kastrati nga Dobërdoli i Pejës, dolën në Lubjanë të takoheshim në hotel “Turist”, për të ma bërë çaren si të ikja këmbë nga Dravogradi në kufi me Austrinë, aty ku vëllai im kishte bërë ushtrinë jugosllave ?!Më flisnin kot, as që doja t’i dëgjoja , më ishte mbushur mendja gjithësesi të udhëtoja me autobusin e nesërm për Pejë !Më shëtisnin nëpër Maribor, Dravograd as që më bënin përshtypje këshillat e tyre !Pronari i autobusëve në Francë ishte shqetësuar për rastin .Unë tani po e akuzoja pronarin se fajet ishin të tij ngase shoferët kishin marrë edhe dhjetë udhëtarë më tepër !Në të vërtetë policia ua kishte marrë shoferëve të gjitha paratë e biletave .Kur kishte ardhur polici slloven ta qitte jashtë birucit , ky kërkonte pasaportën, të cilën fatkeqësisht që atë ditë e kishin dërguar në Zyrën e Sigurimit Shtetëror të Pejës në numrin 48 dhe kishin shënuar se pronari urgjentisht do të duhej të paraqitej atje. Më nxorën ashtu siç isha pa këpucë, pa çorapa, vishkull .Më erdhi vështirë kur më shikonin njerëzit ashtu, vendosa t’i prisja vëllain dhe shokun tim të vinin nga Lubljana në Sezhanë !Hyra në një kafene ku sllovenët po festonin ndarjen nga Jugosllavia .I kishte treguar policit slloven se kishte Green kartën amerikane !Polici i tha mos ta shohin diku nëpër Serbi,kurse Italinë e kalon me këtë kartë identiteti !Ishim kthyer te hoteli “Turist” në Lubjanë ku pritej në çdo çast të vinte autobusi nga Franca, pas një jave, po i bie !Ishte plot e përplot pasagjerë ! një shofer “qehersuz” francez !Këtu po e priste edhe bashkëshoferi tjetër Pashk Gojani.Vëllai po priste të niseshin për Kosovë dhe unë të ngelesha në Lubjanë që të kthehesha në Francë !Ky vëllai im, siç di të dalë shpesh « tefterit », nuk hipte bashkë me mua, sepse e kuptoja, frikësohej !E gënjeva « Po vi deri në Zagreb ta takoj profesorin dhe ushtarakun e lartë Tomë Berisha i cili ishte aktivist i çështjes shqiptare në Kroaci .Vazhduam rrugën dhe më bërtiti të madhe « atëherë më thuaj se po vjen të arrestohemi bashkë ?! »
Nga Lubjana deri në Merdare, këngë, muzikë në video dhe piskamë.Me të hyrë ,çdo gjë ndryshoi, s’dëgjohej më askush, secili thuajse po donte të hynte në dhe.Tamam Kosovë tokë e djegur, vetëm polici serbe .Prisnim në çdo moment të na ndalonte policia serbe.Por deri në orët e para të mëngjesit nuk na ndealoi kush !I kisha thënë Pashkut(meqë edhe belbëzonte shumë)nëse na ndalojnë ti shko në fund të autobusit, sepse flasim unë dhe shoferi francez.Në stacionin e autobusëve në Prishtinë, na ndaluan dhe na rrethuan me pushkë automatike .E hapi derën shoferi francez, unë isha në karrigën e konduktorit.Na pyetën « nga po vini dhe ,ku po shkoni » ? Unë iu drejtova shoferit francez merru vesh me ta…Ai po më fliste frëngjisht duke më thënë ju e dini gjuhën e tyre, flisni vetë !!!Derisa ne kinse s’po merreshim vesh, njëri nga policët iu tha të tjerëve « lëshojeni autobusin , qenkan francezë .Arritëm në Pejën te zbrazët, dhe bashkë me vëllain sado që po më largohej, arritëm në shtëpi !Aty ishin edhe fëmijët dhe gruaja ime duke pritur t’i merrja dhe të shkonim në Francë !Vetëm 7 orë qëndrova në shtëpi dhe pas dite erdhi autobusi nga Gjakova që të hipnim në të duke rrezikuar për të shkuar në Francë .Unë asnjë dokument me vete .Thirra një mikun tim Sezair Gafurrin dhe i tregova ku jam dhe e luta të vinte me makinën e tij të më kalonte nga punkti i policisë !U mërzit, më qortoi dhe ma zuri për të madhe pse kisha rrezikuar kështu, por erdhi !Autobusi e mori gruan time me pese fëmijët, dhe një vëlla të shokut, Rifat Kastratit për të ardhur në Zvicër.Kur më dërgoi Sezai përtej fabrikës së automobilave « Zastava », ku më priste autobusi !U nisëm !E kisha marrë për çdo rast një pasaportë të një vëllait tjetër të Rifatit që në rast rreziku për vizitë ta prezentoja !!!
Vijon :
« GJARPËRINJTË « TANË TË GJAKUT TONË (16)
“OSE HUNIN OSE TIRQIT”?!?

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button