Kosova
Ministria e Financave: Komunat s’kanë kompetencë ligjore të falin tatimin në pronë (DOKUMENT)

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka bërë të ditur se ka pranuar përgjigje nga Ministria e Financave lidhur me kërkesën nëse komunave iu lejohet që ta falin tatimin në pronë.
Sipas MF-së, komunat nuk kanë kompetencë ligjore që ta bëjnë një gjë të tillë, njofton Klan Kosova.
“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) konfirmon të drejtën e Komunave që nuk kanë kompetencë për faljen e tatimit në pronë”.
“Kjo është vërtetuar edhe në përgjigjen që MFTP ka dhënë edhe në kërkesën e kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili para pak ditësh kërkoi interpretim ligjor nga MFPT rreth asaj që a kanë të drejtë komunat të falin tatimin në pronë”.
klankosova.tv
Source link