Lajme

Abdixhiku, LDK: Koeficienti 125 është i qëndrueshëm dhe i përballueshëm për buxhetin e Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se inflacioni është rritur në 20%, kurse në 50 % në produktet bazike, si buka, qumështi, vetë, sheqeri, mielli, vaji.

Sipas tij, kjo është krizë e shkaktuar nga rritja e çmimeve, por siç ju drejtohet deputetëve, ai thotë se as këtë nuk e dinë.

“Çka do të thotë kjo? Që një familje, e cila ka pasur 100 euro, sot duhet t’i ketë 150 euro për këto produkte bazike. Një familje që i ka pasë 400 euro, sot duhet m’i pasë 600 eu për të njëjtën përballshmueri, kurse pagat i keni rritë për 17 përqind”, tha Abdixhiku.

“Prandaj, duhet ta kuptoni se ka rregulla në ekonomi, quhet kushtetute”, thotë ai.

Kryetari i LDK-së, tha se ka rregulla për të caktuar rregullator për produktet bazike, ashtu si për rregulloren energjetike, por ka edhe rregulla që duhet të respektohen.

Ai sqaron se pse partia që ai drejton ka propozuar koeficientin e pagave prej 125 eurosh.

“E para se duhet përballuar inflacionin, për të cilin po flasim tash e dy vjet. Nuk është inflacioni faji i punëve vendore, është krizë globale, por vendimet dhe veprimet tona përcaktojnë se si veprojmë na si shtet për qytetarët e vendit tonë. Dhe me koeficient 125 ne e bëjmë këtë përballshmueri. Kurse, këta zotërinjtë e kanë rritur pagën rreth 17 përqind. Kaq është rritur, më pak se që ka pasë  inflacion mesatar. S’mund të mburreni me një gjendje të tillë”, shpjegoi Abdixhiku, raporton Klankosova.tv.

“Pagat për herë të parë në proporcion me buxhetin janë vetëm 23 përqind. E kanë për detyrë që të ndajnë buxhetin për paga deri në sa e përballon. Sipas të dhënave të FMN-së, buxheti i Kosovës i përballon deri 28 përqind të buxhetit për paga. Dhe a e dini sa është 27-28 përqind e buxhetit në paga? Me koeficient 120-125 euro. Duke u rritur buxheti, rritet edhe ndarja proporcionale e buxhetit sipas koeficientit”, shton ai.

Mandej, ai përsëriti edhe çështjen e heqjes së TVSH-së, të cilën “as atë s’e keni marrë vesh e me këtë po e përfundoj këtë ligjëratën e sotme”.

“Nuk kemi thënë ta heqim TVSH-në nga të gjitha produktet. Kemi thënë ta heqim në produktet bazike, si në ve, vaj, qumësht, sheqer, bukë. Të bëhet 0 përqind dhe s’mjafton, sepse ekonomia është më komplekse. Por nuk e kuptoni. Po të isha i majtë, do t’u thosha uleni TVSH-në në produktet bazike dhe rriteni në produkte te luksit, ky është argumenti i juve tmajtëve. Po t’isha për komedi këtu, ju kisha thënë merrni Martin Berishajt hua ose serbëve te veriut që po ju paguni 83 milionë euro në vit. Por, si i djathtë do të thoja edhe po të ulen tatimet, do të rritet aktiviteti ekonomik, rritet mbledhja e tatimeve në të ardhmen. Por, a dini pse këto argumente nuk qëndrojnë, sepse janë rritur të hyrat në tatime nga rritja e cmimeve”, thotë ai.

“E keni për obligim pagat e sektorit publik t’i bëni në përballje me jetën që e kanë njerëzit. S’po flasim për mrekulli. E keni këtë përgjegjësi, sepse ju jeni punëdhënësit e tyre. Shteti është punëdhënës i tyre e jo sektori privat. Ju e keni sulmu sektorin privat, sepse ai është punëdhënës i shumë familjeve, i keni ndalur investimet kapitale, flisni për ta në çdo paraqitje publike, sikur të jenë armiq të Kosovës dhe më pas e qani hallin e atyre që marrin pagë prej këtyre bizniseve.

“Pra të dashur kolegë, po ju flas sinqerisht, nëse vjen LDK në pushtet, në ditën e parë do të bëj koeficientin 125, sepse është i qëndrueshëm, i përballueshëm, por prapë i pamjaftueshëm për përballjen e përgjithshme të inflacionit”, përfundon fjalimin Abdixhiku.

 

 

 


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button