Kosova

Ademi shprehet i bindur se Kosova do të kualifikohet në Euro 2024 (VIDEO)

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, është shprehur i bindur se kombëtarja e Kosovës do të kualifikohet në Kampionatin Evropian Euro 2024. Ademi tha se e ka këtë bindje pasi lojtarit, sipas tij, janë në gjendje të mirë psikike dhe ekonomike, për shkak se kontratat e shumicës prej tyre nuk përfundojnë deri në vitin 2025.

“Në futboll kemi ardhur në pozicion që po krijojmë kushte e standarde të njëjta dhe nuk mund të thuash për asnjë ekip që është i dobët apo i fortë. Ne e kemi konsideruar këtë grup korrekt, kur është grup korrekt, e shohim veten të kualifikuar në këtë grup. Nuk ka asgjë 100 përqind, por nuk ka asgjë të pamundur. Faktori kryesor është lojtari, lojtarët tanë që e bëjnë kosturin e ekipit, 13 të cilët janë të konsiderueshëm për ekip, kontratat e tyre nuk përfundojnë këtë vit e as në vitin 2024, deri në vitin 2025, që do të thotë ekonomikisht edhe psiqikisht janë shumë të qetë”, deklaroi i pari i FFK-së”, tha Ademi në Rubikon të Klan Kosova.

Kombëtarja e Kosovës e fillon ciklin kualifikues më 25 mars, ku kundërshtarë në grup ka Izraelin, Zvicrën, Andorën, Rumaninë dhe Bjellorusinë. Ndeshjet do të transmetohen drejtpërdrejt në Klan Kosova.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button