Show-Biz

Çka ndodhi në skenën e Sanremos? (VIDEO) – Privé

Këngëtari italian Blanco ka vënë veten në pozitë të rëndë pas shkatërrimit të luleve në skenën e festivalit të muzikës “Sanremo” të martën mbrëma gjatë një shpërthimi të çastit pasi pati probleme me audion në kufjet e tij gjatë paraqitjes së këngëtar mysafir.

19-vjeçari ishte bashkëfitues i festivalit në fjalë në vitin 2022 bashkë me Mahmood për këngën e tyre “Brividi”, përfaqësuesja e Italisë e vitit të kaluar në “Eurovision Song Contest”, raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA, transmeton Klankosova.tv.

Drejtori i festivalit dhe prezantuesi Amadeus tha se Blanco nuk do të paraqitet më siç ishte paralajmëruar për të mërkurën mbrëma.

Në ndërkohë, shoqata e konsumatorëve “Codacons”, ka paraqitur ankesë në prokurori për shkatërrimin e luleve dhe për koston shtesë të buxhetit publik.

“Sanremo” organizohet nga transmetuesi publik “Rai”.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button