Lajme

Daçiq takon përfaqësuesit e Quintit në OSBE, iu flet për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka biseduar sot me ambasadorët e vendeve të Quinte në OSBE në Vjenë për situatën e sigurisë në Evropë si dhe për Kosovën.

Daçiq theksoi se “Serbia vlerëson bashkëpunimin e mirë me OSBE-në si një nga platformat më të rëndësishme të sigurisë rajonale për dialog, si dhe misionet e saj në Serbi”.

“Në takim u bisedua edhe për situatën në Kosovë, me vlerësim të dyanshëm se është e nevojshme të ruhet paqja dhe të zvogëlohen tensionet duke iu kthyer dialogut, i cili është në interes të dyanshëm”, bën të ditur ministria që udhëhiqet nga Daçiqi, transmeton Klankosova.tv.

Më tutje, thuhet se në takim, kryediplomati serb potencoi se “është e rëndësishme që Serbia të respektojë dhe zbatojë marrëveshjet e nënshkruara deri më tani”.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button