Sport

FIFA bën gati çmimet, Ancelotti, Guardiola dhe Scaloni në “garë” për “Trajnerin e Vitit” – Abc News

schedule18:24 – 9 Shkurt, 2023

FIFA po bëhet gati për “dorëzimin” e çmimeve, për të mirët e vitit të kaluar dhe ditën e sotme organi më i lartë i futbollit në botë ka prezantuar emrat e 3 pretendentëve për të fituar çmimin “Trajneri i Vitit”.

Carlo Ancelotti ( Real Madrid ), Pep Guardiola ( Manchester City ) dhe Lionel Scaloni (Kombëtarja e Argjentinës) ishin ndër kandidatët për çmimin e trajnerit më të mirë, ndërsa vetëm pak javë më parë, Didier Deschamps (Kombëtarja e Francës) dhe Ëalid Regragui (Kombëtarja e Marokut) ishin gjithashtu në listë për “trofeun”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet më 27 shkurt 2023, ndërsa periudha e performancave që do të “shqyrtohen” nga juria fillon nga 8 gushti i vitit 2021 e deri më 18 dhjetor të vitit 2022. /i.m /abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button