Krye RedaktoriOpinione

« GJARPËRINJTË » TANË TË GJAKUT TONË (19)

Shkruan:Muhamet Lush Çetta

NATËN E NDËRRIMIT TË MOTEVE 2022/2023-EDHE NJË ËNDËRR SHUMË PREKËSE?!?
Duke e pritur i vetmuar(jo vetëm ,kësaj radhe)ndërrimin e moteve(2022/2023), mu kujtuan shume ngjarje te pashlyera nga memorja ime.Vetëm Shoqëria dhe miqësia ime, po me uronin festën e Vitit të Ri .Askush nga familja e ngusht, as e gjerë, nuk e bëri zemrën gur te ma uronte këtë Vit të Ri.Si me marrëveshje telepatike, ishin koordinuar dy “gjarpërinjtë” torturues dhe keqbërës, që me kishin rënë në qafë, vite me radhë, që çdo gjest human timin ndaj tyre , te ma kthenin në mënyrat më katile që mund të ndodhin?!?Kur kishte filluar te me zinte gjumi, nga lodhja dhe nga vetmia.Menjehere, u futa ne një ëndërr te keqe.Nje shok I jetes me emrin Dem Demi, kishte filluar te me rrëfente mu sonte pjese te rendesishme nga jeta e tij!Pra ne kete moshe edhe ai kishte ngelur I vetmuar sikurse unw , përafërsisht me halle të njëjta!Ani thonë se ëndërrat nuk zgjasin shumë?! Kjo zgjati tepër shumë sa që edhe keq ma nxori gjumin!E kishte zënë frika se mos po i përsëritej dita e 2 janarit të vitin 2021, kur kishte rënë në koma dhe për tre muaj kishte parë një botë tjetër(?!?).Ishte, pra ky Demi fatkeq.
Rrëfimi I Demit, në ëndërrën e “Tuctrimit”
“Të lutem më fal se sonte do të të bezdis, duke të rrëfyer disa gjëra të trishta, të cilat askuj s’ia kisha thënë deri tash!Duke thënë se mos të bëhem pëfrrallë me tupan t’ia tregoj këto secrete botës.Por edhe mosqitja e atyre të këqiave, më ngulfatën jetën, per te ti thene tash te gjithat.Siç e di edhe ti, dolëm shumë të rinj nga fshati në qytet, për të vuajtur edhe më shumë,« Tuctrim » i nderuar.Por gjatë kësaj jete isha përballur me gjëra të rënda të cilat nuk i tregoja.Shumë keq kisha bërë,sepse më shkonte mendja te vdekja, dhe, siç thotë populli: “Të mos shkoja si qeni në rrush”, pa ditur askush, vendosa t’i them të vërtetat e përjetuara!Pra Demi, këto ngjarje po mi rrëfente në ëndërrën time, dhotë “Tuctrimi”.He more “Tuctrim” atë martesën që e bëra për dëshirë të prindërve kur ti mi ,kishe bere te gjitha ato foto qe mi kishe bere(nuk I pate gjetur kurr duke me thene se I paske djegut te gjithat) dhe vetë nusja më kanë dalur për hundësh, duke i mbajtur të heshtura.M’u kujtuan sonte kur po i bëja 45 vjet , nga ajo natë e martesës tone me 31 dhjetor 1977!!Unë isha i zgjuar t’i kuptoja dhe t’i zbuloja hilet, por i lashë le të gufojnë vetë.?!
NUSJA MË KISHTE ARDHUR ME LETRAT E DASHURISË ME KUSHËRIRIN DHE KOMSHIUN E SAJ?!!
Ishte tepër naive dhe që në natën e parë konstatova se kjo nuse nuk do të më dilte siç e lavdonin.Por edhe dashuria e bënte të vetën dhe shkonin ditët duke humbur ritmin e studimeve në Fakultetin e Makinerisë në Prishtinë, në të cilin mezi arrita t’i mbaroja vitin e parë dhe të dytë, pastaj e regjistrova që nga fillimi Fakultetin e Filologjisë, Degën Gjuhë dhe Letërsi Shqiptare në Prishtinë, meqë edhe u angazhova që nga fillimviti 1979 të shkruaja për gazetën “Rilindja” dhe bashkëpunëtor në disa emisione rë atëhershme të RTP-së!Dhe fakultetin mezi e shtyva duke i mbaruar tre vjetët e tij. Merrja bursë dhe kredi, jetoja nga honoraret mujore që i merrja jopak!Kur kishim në muajin tonë të martesës, deri në momentin kur nusja ngeli shtatëzënë dhe ishte në muajin e shtatë, me gocën e madhe!Po më kujtoheshin disa frrëfime të nuses që nga kishte hyrë në derën tonë!Kishim dalë me të dhe nënën time në qarshi të blenim peshqeshe!Ajo kërkoi të blenim nga një zinxhir qafe secili me shkronjën e parë të emrit!Nëna ime s’kuptonte gjë, I besonte çdo gjë.Shitësi na tha për nusen e kam shkronjën “Z” por për burrin s’kam shkronnjë “M” por më paska ngelur vetëm shkronja “N”.Dhe nusja menjëherë e kërkoi atë “N”, sepse me atë do ta zbulonte tradhtinë e saj!Bile më tha “le ta merr atë “N” se s’ka dert!I thash jo jo se ajo shkronjë do t’ia qesë “arpallëqet”,sepse nusja po më tregonte se këto ditë do të punësohej në TVSH ,kushëriri i saj dhe komshiu që u binte çdo ditë nga dera!Më ttregonte si e kishte emrin dhe mbiemrin, të cilin e njihja mirë, ishte mësues i serbishtës në shkollën e tyre të fshatit…Eu po i thoja vetës: “more “Tuctrim”, kjo do të më tregojë shumë gjëra?!Meqë po i thoja se “atë kutinë që ma sole të punuar nga panorama dhe urimet që bëheshim atë kohë, a më ke sjellë ndonjë kujtim të mirë?!”
Ajo nisi të frikësohej derisa më tha një ditë “po ja fali vëllait tënd të dytit”!Atë villain e dyte pra,e kishin bërë për vete duke I premtuar kot se kinse do ia jepnin kunatën time bukuroshe dhe femër e moralshme per nuse.Por ai i gjorë dhe kokëtul nga ky mashtrim shkoi dhe e ndau të fejuarën e tij, që ishte bërë familjarisht me iniciativen e nenes tonë!Por se nëna ,kishte ndërruar mendjen që ta ndante atë dhe ta merrte kunatën time?!Kur një ditë më thotë babai i tyre: “Unë dhe gruaja jemi shumë të interesuar për fejesën e saj këtu, por jemi katër vëllezër dhe më të riun e kemi zot shtëpie, ai nuk e lejon që dy bija të shkojnë në një shtëmi!Kështu edhe i ndodhi vëllait …
Një pasditë bënte vapë, ishim në shtëpi vetëm me nusën dhe grabita kutinë e saj sikur po nuhasja se kishte diçka që s’do të më pëlqente. Ajo duke e hapur unë, vrapoi ta fuste në gojë atë që kishte Brenda, pra dy letra të dashurisë me komshiun dhe kushëririn e saj, i cili ka mbi dhjetë vite që ka vdekur në një aksident diku afër Prizrenit!I thirra nënën dhe babain që më kishin prishur ritmin e jetës, vetëm për teket e tyre, dhe ua lexova në prezencë!Iu thashë: “Tani bëni cfarë të doni, e nuhasja këftë tradhti, bile më shkoi gjatë.Nëna menjëherë, prapë me kapriciozitetin e saj: “Ani djali im, e lind vajzen pas dy muajsh dhe ti lërë këtu dhe për inat merre tjetrën…”
Erdhën babai dhe nëna e saj, ai u ndie tepër keq kurse e ëma i thoshte: “Uuuhhh çika jeme, mos qaj për dy letra”!?
Ika i mërzitur për në Prishtinë të punoja shkrime për gazetën “Rilindja”, ku më ,kishte angazhuar duajeni i gazetarisë Haki Hoxha, ,kushëri yni me origjinë, nga Isniqi i Deçanit, bashkë me Shemsi Mehmetin, i cili ishte shef për korrespondentët ku kisha filluar në fillim të vitit 1979 për të qenë correspondent i “Rilindjes” në Istog deri më 24 dhjetor 1984 kur më marri të drenjtën e raportimit nga kjo komunë! Edhe Maksjut Shehu që ishte kryeredaktor I “Rilindjes” edhe të tjerët më lanë në baltë, duke më thënë se “Rilindja” është organ i Lidhjes Socialiste të Kosovës”(thuajse nuk e dinin as ata dhe as unë?!
Paradite në shkollë, pasdite në punë si shegërt më së pari te zdrukthtari Halim Devolli në Pejë, i cili më shpjegonte se si e kishin prejardhjen e lashtë nga Devolli i Korçës .Nga aty shumë i lodhur për t’i bërë detyrat, dhe lexuar librat ! I motivuar nga shkrimtarët Ndre Mjeda, Migjeni, Andon Zako Cajupi, lexoja cfarë gjeja të këtyre shkrimtarëve dhe të tjerëve nga Shqipëria !Po më kujtohej jeta ime e trishtë, edhe momentet më prekëse të fëmijërisë dhe të rinisë sime.
NË RETROSPEKTIVË…
Një natë vjeshte të vitit 1972 paska ardhur njëfarë Rexhep Matoshi i cili me babain po thirreshin si dajë. !Po flisnin fshehur nga « Tuctrimi » në të cilën bisdedë jo rrallë implikohej edhe nëna ime !Po e dëgjoj Rexhep Matoshin , duke i thënë babait « more dajë ajo çikë dhe familja e saj i kanë vlerë një kali para ».Atëherë nuk durova dhe ndërhhyra:« Po kush i paska vlerë një kali para ? Mora përgjigje të menjëhershme: « Rri ti, vazhdo mësimet e tua… ! »Iku Raxhep Matoshi dhe pas darke vonë ai iu drejtua prindërve !”Unë s’ pranoj të fejohem kaq herët, sepse dua të vazhdoj shkollimin ?!”Mirë, më thanë, shko flij gjumë !!
Sikur mora një shuplakë ?!
Me kishte thene nena se Ishte vajzë shumë e bukur për ta parë, e bukur në atë anë, e një familjeje vërtet të njohur.Babai i saj i kishte katër vëllezër të shkolluar në atë kohë, por vajzat nuk i lejonin të shkonin në shkollë pas klasës së tetë fillore .Pra thjesht ishte shumë e bukur, saqë ky nuk i afrohej, as për së afërmi !Derisa po punonte me frigorifer dhe shiste akullore fruta dhe pije, kur ktheheshin nga bjeshka me familje gratë dhe fëmijët, i tregonin se « ja ky është i fejuari yt » . Nëna ime me motrën time të madhe, duke punuar veshje kombëtare ishin bërë të njohura në tërë Rrafshin e Dukagjinit .Ajo, nëna e nuses, ishte e bukur dhe zonjë e një familjeje të mirë !Ishin njohur dhe lidhur mes vete .Kur e paskan hapur muhabetin, nëna ime kërkonte që ajo ta fejionte bijën e tyre për djalin e saj !Edhe ajo dëshironte ta fejonte gocën në Pejë, kurse për çdo gjë pyetej i zoti i shtëpisë, mësuesi Ahmet, të cilin vjehrra s’e kishte fort për qejf .Erdhi babai i nuses me pretendim për t’u fejuar, foli me mua dhe më deshi shumë, edhe unë atë si një burrë i ngritur i asaj kohe !E paskan bërë përhajr pa dëshirën time as të nuses, e cilla po ashtu kishte mbase « pretendime « të tjera siç do të dalin në pah jo shumë kohë pas martesës ?!Në vitin 1974 kur «Ttuctrimi » u operua rëndë, ai ndihej inferior për nusen e tij të bukur.Ajo i vjen në spital në Pejë me djalin e vëllait dhe i japin përkrahje morale dhe kurajë !!!Në »ndërkohë nuses ia kishin prishur mendjen !Njëherë e kishte lajthitur një kushëriri i tyre, mësues i artit figurativ, i pamoralshën, këtë nusen , me gocën e axhës dhe të tezës së saj, bashkë me një mbesën e tyre(të cilën mësuesi e kishte nxënëse të dashur, dhe me makinën e atëhershme të tij, “Fiat Zastava – fiqa”, i paskësh dërguar kinse në internatin e femrave në Prishtinë, aty ku iknin femrat për t’u shkolluar) .Kishte marrë vesh babai i saj dhe i vëllai i tij, i cili ishte mësues shkolle dhe zot shtëpie, dhe i kishin marrë vajzat e tyre !!!Marr vesh se paskan ardhur te babai im për ta treguar me keqaedhje këtë ngjarje duke i kërkuar falje dhe duke e pyetur « nëse s’jeni i kënaqur, na thuani, sepse po ndjehemi se ju kemi tradhtuar ?! »
Babai më thirri dhe më tregoi me keqardhje këtë ngjarje dhe më tha « mendo mirë, bëj si të duash, sepse thuhet se buka e thyer nuk ngjitet më ».Kur kishte marrë vesh nëna i kishte thënë babait « assesi mos ta lëshojmë se mezi po presin ky e ai ta fejojnë… » !U harrua kjo ngjarje dhe nejse u martuan bashkë.”Tuctrimi” kishte dëshirë të studionte diç tjetër nga shkencat shoqërore, por meqë ishte prioritet fakulterti i makinerisë për punësim u regjistrua pas një testimi !Si të jetonin pa të ardhura në shtëpi ? Vëllai i tij që do të na dalë « gjarpër » i « Tuctrimit »,siç e quanin sipas punës që bënte vellai I dyte, u detyrua që pas një viti , që po e studionte elektroteknikën, të kthehej në shtëpi për ta mbajtur familjen !Ky i vazhdoi studimet me një varfëri sërish të skajshme edhe pse merrte edhe bursë edhe kredi, më shumë t ‘ua lente familjes ! Nga Peja i ndihmonin nëna dhe motra e tij e madhe me punën e dorës që po bënin !!!Një ditë i vjen vëllai i dytë Jahjaja, dhe i thotë:« Më 31 dhjetor të vitit 1977 e ke datën e martesës » !Ai ishte bërë i dashur te miqtë e « Tuctrimit » duke iu ndihmuar gratis ta ndërtonin shtëpinë !Dhe, ai paskësh parë të motrën e saj më të vogël, bukuroshe dhe ia kishte vënë syrin !Por meqë vëllai ishte i fejuar me një gocë të ndershme të një familjeje të ndershme në Skivjan të Gjakovës, nëna ia kishte vënë syrin motrës së nuses, dhe këmbëngulteqë vëllai të ndahej nga e para ,për ta marrë më të bukurën .Kundër kësaj “fiskulture” për ta lënë të fejuarën e tij e kundërshtonin babai dhe « Tuctrimi » por një ditë rrezikoi dhe shkoi në shtëpinë e njohur ku e kishte të fejuarën dhe me « trimëri » ua ndau të bijen, përkatësisht motrën, duke gënjyer se ajo qenka shumë më e moshuar sesa ky .
Vëllai i saj që ishte patriot dhe i dënuar politik, nuk e pranonte këtë lojë !Kurse një kushëriri i tyre, i mençur dhe trim i kishte thënë troç: « Lërë këtë hiç mashkull, unë po i them thyej qafën prej kësaj shtëpie, se do të jetë turp të të bëjmë dhëndër »Kishte ardhur me gëzim ta lajmëronte nënën dhe motrat që mezi e prisnin, dhe u siguruan se mund ta bëjnë fejesën me kunatën e « Tuctrimit » !Vërtetë gjëra të vështira rrëfehen, por ta mbash të keqen të fshehur është ngulfatje e jetës,prandaj dhe dua të jem kundër « gjarpërinjve « tanë të gjakut tonë »që nga oborri im !!!Kisha ardhur më datën 31 dhjetor 1977 në Pejë nga Prishtina !Dola në pazarin e rrobave dhe bleva një palë pantallona të përdorur, për të hyrë dhëndër , për të çrregulluar ritmin vazhdimit të studimeve, njëherë e përgjithmonë !Dasëm dy javë në shtëpinë tonë në Pejë, në shtëpinë e shokut tim më të afërm të klasës Ishin mbledhur rreth 100 krushq, kurse te gratë tri herë pothuaj më shumë, sepse kishin ardhur gratë e Pejës të shikonin nusen më të bukur që po vinte në Pejë, përveç familjarëve tanë të familjeve të ngushta dhe të gjëra !Të dielën në fillimin e vitit të ri 1978, atëherë u bënë 20 automobila për të shkuar si krushq për ta marrë nusen !Filluan të shtënat te burrat, kurse aplaudimi i grave për nusen “sa një bajrak” !Tani po më kujtohet një thënie e babait të shokut tim, Idrizit, që na rrëfente se si e kishin frikësuar »Si do të dalësh ti një pëllembë njeri dhe ajo “mbretëreshë” ?!Kur u martova doja ta shikoja që më të dalë nga qerrja me kuaj ,për këtë hypa në katin e tretë të kullës për ta shikuar nga frëngjia.Kur doli, një pëllëmbë njeri .
Po i dëgjoja gratë që po ktheheshin shkallave përpjetë të cilat po,i thoshin njëra- tjetrës » ani ani s’ka dert se është e shtëpisë së mirë dhe u rehatova… ».Këto na i fliste në prezencën e gruas së tij !Pra edhe unë nxitoja ta shikoja !Më dukej vetja si një mizë afër saj !Kur hyra dhëndër, e shoh se më kishte sjellë edhe gazetat në të cilat kisha shkruar, por edhë një kuti të punuar nga panoramat, ose letrat e urimeve që u thoshim !U pëlqyem dhe u deshëm kaq shumë saqë për muaj të tërë hanim në një pjatë !Filloi të më linte interesimi për provimet e vitit të dytë ,sepse u dashurova tmerrësisht me nusen që nuk e njihja, por e nuhasja !Sipas reagimeve dhe disa gjesteve të saj, dyshoja se mund të ketë mes nesh ndonjë barrikadë shpirtërore ?!Kishte filluar të më tregonte « se këto ditë do të dalë në televizor një ish mësuesi im i gjuhës serbokroate ,Pra kushëriri im !Po i kujtoheshin disa gjeste veprime paradoksale . Kishte ngelur shtatzënë, ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë !
Filloi zinxhiri i më të këqijave, per te mos u ndalur kurre?!!
Kunatën nuk e fejuan për vëllain me arsyetimin se « nuk i fejojmë dy motra në një vend »
Një ditë po rrinim në dhomën tonë ! « Tuctrimi » u vërsul dhe e shqeu kutinë !Ajo vrapoi që të mos e lejonte ta shqyente, por s’ arriti dot !Aty kishte dy letra dashurie që ia kishte sjellë burrit « formal » si dhurata ?!?Dhe aty u vërtetua kush ishte kushëriri i saj që emri i fillonte me « N », dhe besnikëria false e saj !!!
U thye buka edhe një herë !
Vështirë të ngjitej më !
ASHTU SIÇ U NIS, ASHTU EDHE U BITIS !
Sado që isha optimist dhe me durim të fortë, gjërat lëviznin në drejtimin më negativ për mua, more “Tuctrim”.Për çdo veprim ndryèshe ishte vonë.
.Erdhi edhe çast i cakërrimit të gotave!As s’më thirri kush nga familja ime sikurse të ishin marrë vesh, të më bënin një izolim total! Filluan lotët të rridhnin, por më shkoi mendja te goca e vogël 33-vjeçare e cila kishte lindur me “pakujdesinë” e mamit të saj në muajin e tetë dhe ishte e hendikepuar, me zhvillim të vonuar!Më doli parasyve syri i saj i madh dhe i bukur me një lot të madh!Nuk ia kishin mundësuar as të dëgjohej :me babin , kishin bërë marrëveshje mos të më thërrisnin asnjëri!I ,kisha dy motra në Gjermani, të cilat vuanin për mua dhe për faktin se ne s’po flisnim bashkë me dy vëllëzërit që më kishin leqitur vetëm se m’u ishin harxhuar paratë për ta ndihmuar me“gardianin” të cilin e kisha ngritur nga balta!Ai kishte krijuar hapësirën që edhe fëmijët e tij të mos më flisnin dhe duke nxitur urrejtje edhe ndaj djalit tim të vetëm, që të gjithë e njohin për të urtë!Po i kujtohej “Tuctrimit” edhe vizita e fundit e tij në Kosovë në vitin 2022 dhe befasinë që kishte pëjetuar nga injoranca e “gardianit” dhe e vetë djalit të tij “Xhekit”, të cilin e kishte mbajtur me të gjithë anëtarët e tjerët të familjes së tij kur me dëshirë e kishte lëshuar Gjermaninë me katër fëmijët dhe gruan bashkë me nënën tonë, të cilës nuk i rrihej në ,kurbet!Bante sa kishte para “Tuctrimi” gjera ushqimore” dhe çdo gjë të konsumit të gjërë! I kisha thënë se “ti s’ngopesh fare dhe se fëmijët mos i lë pa bukë”!Dhe për 14 vjet, derisa u sëmur “Tuctrimi” ia jepte nga 700 marka gjermane para në dorë.Edhe i merrte dhe s’e shikonte dot në sy!”Pishman se ishte gjallë”?!Eh, tani po më binte ndërmend skenari mirë i përgatitur, që në fillim duke u mbështetur në një testament gojor nga babai para vdekjes në vitin 1996, dhe në emrin e pajtimit me dajën e nënës, për një borxh që i kishim ngeljur padrejtësisht sipas gjendjes reale!?!Ajo e kishte bërë skenarin si përherë padrejtësisht dhe në dëmin tim dhe të dy vëllezërve të tjerë me të cilët isha formalisht bashkaksionar në OKPB “Final” në Pejë, dhe e kisha hapur pikërisht për hir të inkuadrimit ë tyre!Po i lija gjërat pa i përcjellë dhe kinse duke i harruar, derisa e tepruan me padrejtësinë dhe keqpërdorimin e torturat ndaj meje, derisa më lanë “as me sheher as me barilevë”.
Përveç tjerash si gjërën më të imët ia kisha blerë një cellular dhe nurin e tij në vala 900 nr.+383 44 241 259.Dhe sot e asaj dite më provokojnë dhe torturojnë me telefonin tim, të cilin s’kanë dashur të ma kthejnë as sot e kësaj dite! Askush s’po besonte në këto fenomene që po ndodhnin mres nesh!Në familjen time ashtu të çrregjulluar me gruan dhe fëmijët, kishin nuhatur këto përplasje mes nesh, sepse dikush i raportonte gruas sime se “kuku sa paratë po i sjell burri yt te ‘gardiani “ i pangopur?!”.kjo po fryhej siç themi ne si “qura” ose gjeldeti, sic e quajnë vëllezërit tanë nga Shqipëfria, dhe nëpërmjet nxitjes së saj ndaj fëmijëve për konflikt,duke shkaktuar konflikte ma bëri jetën të vështirë!Tani më ,kujtohen disa fjalë të ,kunatës sime përkatësisht gruas së tij që më thoshte jo vetëm mua, por edhe familjarëve të tjerë “mos të ishte ky njeri që i janë lodhur krahët duke blerë dhe duke dhënë para në këtë shtëpi, nuk do të arrinim të ekzistonim ne, dhe se ky e ka vajzën esëmurë, të hendikepuar në shtëpi, le ti përkushtohet asaj”.
“GJARPËRINJTË “ TANË TË GJAKUT TONË (20)
NJERËZIT E LIGJ I TREGOJNË GJOKSIN NJËR-TJETRIT,KURSE TË TJERËVE AS KUNDËRSHTOJNË?!?QË IU

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button