Krye RedaktoriOpinione

“GJARPËRINJTË” TANË TË GJAKUT TONË (20)

Shkruan:Muhamet Lush Çetta

Rrëfim trishtues dhe rrëqethës!
NUK MA PRANUAN BABIN PËRKATËSISHT VËLLAIN E TYRE TË MADH,TA VARROSIN NË KOSOVË,POR AXHA MË THA “MOS E SILLNI KËTU BËNI ÇFARË TË DONI ME TË ATJE NË FRANCË”?!?
Nuk mund të hesht!Më duhet të publikoj këtë ngjarje të vërtetë, e cila më ka çrregulluar jetën time dhe të njerëzve normalë dhe humanë!Babai im, duke qenë i papërshtatshëm për regjimin serbomadh dhe të “myhybëve” të tij shqipfolës, u detyrua të ikte në SHBA, duke na lënë ne, katër fëmijët, me mamin në shtëpinë e përbashkët që ishte në emrin e gjyshit tonë, i cili nga fshati Trubuhoc, i komunës së Istogut, i kishte sjellë në Pejë, tërë familjen e tij , gruan e vet , gjyshen time dhe katër djemtë dhe dy gocat që i kishte,në vitin 1969 vetëm të përparonin në shkollim!Të gjitha këto,dhe peripeti të tjera të mira i kisha mësuar nga babi dhe anëtarët e tjerë të familjes, kur u bëra të dija diç!Tash jam 39 vjeçar, i lindur në Pejë dhe i rritur më shumë në mërgim, përkatësisht në Francë!
Duke qenë si fëmijë i vuajtur, në fshat, babi im që në moshën 10-vjeçare, si fëmijë, kishte filluar ta ndihmonte babain e vet, në punët e fshatit, në nujqësi e blegtori dhe në punë të tjera më të rënda.
Aq sa kam mësuar për biografinë e babit tim, jam i detyruar moralisht ta them!
Kjo më bëri të shkruaj këtë rrëfim trishtues, pasi që babi im ishte sëmurë dhe kishte rënë në komë më 2 janar të vitit 2021 dhe deri më 19 mars të këtij viti. Kur mësuam se kishte rënë në komë, në spitalin Munchberg ose Emil Muller në Muhouse,ne shkuam nga qyteti i Belfortit (fanmiljarët: mami dhe motrat,kurse unë nga Zvicra, ku jetoj e punoj tani e 15 vjet) të shokuar për ta parë babin!Ishte i vdekur në të vërtetë, klinikisht!U merzita shumë sikurse edhe të gjithë familjarët, dhe po i rrinim te koka, njeriut të cilit po i afrohej vdekja?!!
Për një çast na thirrën mjekët dhe na thanë mua dhe mamit ;”Ky njeri juaji nuk mund të shpëtojë mbi 90 për qind! A keni ndonjë planifikim për varrosjen dhe a keni dokumentacione përkatëse, mbase për ta dërguar kufomën në Kosovë…?!”Nuk u durova, qajta me zë dhe unë si i padjallëzuar dhe me respekt e thirra Axhën tim Jahja, i cili është gardian burgu në Pejë, i kërkova një certifikatë të lindjes për babin…M’u përgjegj: “Po s’ka problem, ta dërgoj të hënën, sepse ishte ditë e shtunë”.Pas një gjysmë ore, papritmas vëllai i dytë i babit, përkatësisht axha im, më shkruan një mesazh në telefon:”Adi, a di çka? Mos e sillni këtu në Kosovë, varroseni në Francë, bëni çfarë të doni, sepse ju e dini mbase nga çfarë është sëmurë dhe po vdiska…?!”Prapë m’u qartën sytë nga mërzia dhe më morën mjekët duke më marrë me të mirë, ngase ndihesha keq…I lutesha Zotit, të shpëtonte babi, i cili ndodhej në reanimacion në komë, të cilit po i keqësohej gjendja edhe më shumë!Ne po i qanim mbi kokë, me mamin, motrat dhe mbesën!Kisha mësuar, ndonëse i painteresuar për të dëgjuar ngatërresa mes babit dhe axhëve të mi, atë natë që është bërë varrimi i gjyshes sime, përkatësisht nënës së babit dhe të vëllezërve të tij, vëllai i dytë i babit me emrin Jahja dhe axha i katërt me emrin Brahim, e paskan pasë leqitur babin tim, me të shtimet e njerëzve që nuk ua duan të mirën, me arsyetime idioteske:”Më ke ngelur 850 euro borxh, a do të m’i japësh apo jo, më trego?!” I paskësh thënë vëllai i katërt i babit, Ibrahimi i njohur edhe si këngëtar!Babi i paskësh thënë: “Jo se më ke njëherë borxhe të tjera, që më kanë shkatërruar shpirtërisht…?!”
Duke ia numëruar kështu detajet, për të cilat babit i kishte ngelur hatri?! Brahimi si tepër i pabesë dhe dinak iu përgjigj babit “E lëndove edhe Demën…dhe nga e marta, kur mbaron e pamja s’ jemi më vëllezër…”Me të ishte i gatshëm të solidarizohej edhe vëllai i dytë i babit, Jahjaja, të cilin babi e kishte punësuar, e kishte shpëtuar duke e marrë në mërgim me të shoqen, i cili për dhjetë vjet punoi në Gjermani!Fitoi sa fitoi dhe me dëshirën dhe pangopësinë e tij, u kthye nga Gjermania në vitin 1999, në kohën kur babi ishte kthyer si reporter lufte nga Beteja e Koshares, për të kontribuuar në Kosovë!Në të vërtetë për 14 vjet rresht babi e kishte ndihmuar axhën me familjen e tij, duke i dhënë edhe para mujore, edhe pandarë i lodhur që ishte, artikuj ushqimorë, duke na “harruar” ne si fëmijë dhe manin time si grua!!!Por, kur babai u sëmur në vitin 2014, nuk kishte mundësi ta ndihmonte si më parë! Derisa babi po merrej me shëndetin e lig , ai me dinakëri dhe pabesi, ia ktheu shpinën dhe nuk e donte në shtëpi, në Pejë ku ishte edhe nëna e tyre, dhe në vitin 2011, me forcë dhe me këto fjalë në praninë e fëmijëve të tij paska thënë: “Ma sillni sëpatën ta largoj prej shtëpisë këtë gabel”!Babi që kishte hyrë të merrte oksigjen në aparatin e tij, e paska dëgjuar dhe e paska pyetur : “Çfarë ndodhi, Jahja, me kë e ke?”.Ai i ishte përgjigjur “me ty, po me kë tjetër, ma liro shtëpinë se t’i thërras policinë…”.
Derisa babi po kërkonte sqarime ai e kishte thirrur policinë në Pejë duke iu thënë: “Më ka ardhur një francez në shtëpi, ejani ma largoni…”.Kur kishin arritur policët, njëri nga ta I paska njohur të dytë dhe paska pyetur:” Ore Jahë, po ju, a jeni vëllezër?!Tjetri polic i kishte thënë “Po a po ia shikon dorën e enjtur, ku do ta largosh në këtë shi…?! Ai me ngulm: “Shtëpia është imja dhe ma qitni jashtë”! Babi i kishte zbatuar rregullat dhe kishte dale, i sëmurë, duke ia lënë shtëpinë me të gjitha pajisjet që babi ia kishte blerë…”Më duket turp dhe rëndë t’i them këto gjëra, por babai im ka vuajtur shumë dhe të gjithë e injoruan keq, nga të cilat ndodhi edhe erdhi duke u sëmurë!!Sërish babi vazhdoi ta ndihmonte deri në vitin 2014, për hir të fëmijëve të tij dhe nënës! Gruaja e axhës Hajria fisnike dhe e sinqertë kishte deklaruar disa herë :”Mos të ishte kunati ynë i madh ne s’do të mbijetonim, kurse babit i kishte thënë sa herë që dërgonte gjëra ushqimore , mos bre se i ke fëmijët e tu…!”Mirë!Mirë aspak, por të them deri këtu arrita t’i rrëfej ato që kanë ndodhur!Deshi Zoti, deshi dhe më në fund babi rilindi, shpëtoi u shërua…Po si nuk u kujtua asnjëri nga Jahjaja as nga Brahimi të interesoheshin derisa ishte duke vdekur ?!Babi doli, por tepër i mërzitur, kur i mori vesh këto gjëra!
Babi për arsye të tjera familjare kishte 15 vjet që s’po jetonte në shtëpi ?!I ishte tekur të shkonte në Kosovë, të rregullonte gjërat e tij administrative dhe duke u lutur të vdiste atje dhë të varrosej në fshatin e tij, nëTrubuhoc!I kishte shkruar një letër të sinqertë dhe ia kishte dërguar Jahjasë në numrin e telefonit në Vala 900 , 044 241 259, të cilin vetë ia kishte blerë, dhe axha s’e ka për turp ta përdorë këtë numër se ishte një thërmi e ndihmave ndaj tij?!E paska lutur:”Eja të pimë kafe pa ndërmjetësues, sepse nuk keni arsye të silleni kështu me mua!Po, babi ishte mërzitur se në pabesi e kishin tradhtuar të gjithë duke i zhdukur letrat të cilat i kishim nënshkruar me iniciativën dhe në prezencën e nënës së tyre në Gjermani në vitin 1996, si testanent të lënë nga babai për ndarjen tonë!Kishim rënë dakord dhe i kishim nenshkruar të gjithë!Jahjaja, normalisht, nuk e kishte truallin e vet për të ndërtuar shtëpi në Pejë, por në Trubuhoc!Babi jo që nuk i hidhërohet, por edhe ia dërgon qengjin në vënien e gurthemelit…sepse donte prapë ta ndihmonte!Kishte shkuar axha i pangopur edhe numrin e telefonit të shtëpisë që e kishtë marrë babi si i ri, 039/27 478 e kishte vënë në emrin e tij…Gjyshja, duke u plakur, paskësh thënë babit tim: “Oh, s’i ka pranuar gruaja të ndërtojë shtëpi në fshat, sepse i ka vënë kusht që në Gjermani, se në fshat s’ të vij”.Këtë të vërtetë e kishte pranuar edhe vetë inxha ime Hajrie, duke i thënë babit: “Po, kështu kam thënë edhe po ta dija se do të shkatërrohem , kështu vetëm duke ndërtuar shtëpi nuk do ta bëja…”Sa herë që i dërgonte babi im para dhe ndihma i thoshte “Jahja le të kenë fëmijët të hanë mirë mos i fut të gjitha në shtëpi…”Por axha i pangopur i kishte ndërtuar katër kat shtëpie, pra gjithsesi një kat ose më shumë sesa komshiu i tij Hakiu…
Kishte bërë llogari të gabuar!Tërë atë shtëpi ku kanë hyrë edhe djersa e babit e ndërtoi vetëm me një hyrje, së paku s’mendoi se i ka dy djem?! Është problem i tij!Babi më shumë është marrë me axhën dhe familjen e tij sesa me ne, në kohërat më të veshtira!Ishte në mes të dy zjarreve ngase ishte i butë dhe dëshironte t’i kultivonte raportet e mira familjare edhe me ne, por edhe me të vëllanë!!!
Në fillim të shtatorit 2021, babi i gëzuar se ia bëri Zoti edhe një herë të mundur , shkoi në Kosovë, por ku të rrinte i shkreti?!Në njërën anë ish- bashkëluftëtari i luftës së UÇK-së në Koshare ia kishte marrë apartamentin e blerë pas luftës në Prishtinë!Në pabesi Hisen Berisha, ia paska zënë shtëpinë, dhe tani e mbi 15 vjet janë në gjyq?!
MUNGESA E PËRGJEGJËSISË PATRIOTIKE DHE QYTETARE-NA BËNË PËR HERË E MË TË PËRÇARË ?!
Kanë kaluar qindra vjet, qëkur intelektualët shqiptarë të kohës, kanë konstatuar dhe këshilluar ; »Shqiptari është armiku i shqiptarisë…etj ».Këtopopulli ynë i ka ditur, por asnjëherë s’ është mbushur mend se si duhet bërë unifikimi i aktiviteteve kombëtare dhe patriotike, sidomos në aspektin diplomatik !Sikur na duket se këto gabime dhe mëkate nuk na kanë sjellë pasoja !Cfarë s’na kanë mësuar edhe këngët foklorike ?!Edhe na kanë përkujtuar historinë, por edhe na kanë bërë trima, edhe pa qenë?!
KEMI NEVOJË TË RINJIHEMI MES VETE?!
Më kujtohet kur, si student, në letërsinë popullore te prof Shefqet Pllana më ra pyetja « Rinjohja”, burrë-grua, nënë-bir etj. Pra, rinjohjet !Ishte provimi më shkrim !Unë i motivuar nga këngë të vjetra dhe goxha të gjata, mësoja shumë nga to !E dija mirë këngën e Arif Sinanit që kishte shkuar asqer i mbretit për të qëndruar jo më pak se 14 vivjet, pra në nizam.E kishte lënë gruan pa fëmijë dhe nënën e tij !Pas 14 vjetësh kthehet në vendin e tij, dukre pyetur rrugës se ku gjendet!Duke ardhur takon një plakë, të cilen e pyet”a mos të kujtohet mori plakë, njëfarë Arif Sinani ku I ka shpijat?””Ehhh, more birë thotë plaka:”Ka nja 15 vjet që e kanë que për nizamtë mbretit, kurse këtu ka lënë nënën plakë dhe nusen pa fëmijë !Më thanë se’ sonte i paskan aérdhur miqtë ta marrin bijen e tyre, sepse nuk po dihet për fatin e Arifit”.Arifi e luti, a thua mori plakë a mund të ma gjesh një vend për sonte ?”.”Po, i thotë, plaka eja në shtëpinë tonë, të bëjmë konak, bile janë edhe miqtë ta marrin gruan e tij”.Kur arrijnë te shtëpia, gruaja ia paska parë një shenjë në qafë dhe ishte kujtua nga koha që ishte martuar!Nuk heziton i thotë places: “Mori nënë, nëse ka kund Arif Sinan, djali yt dhe burri im, qeku është, ti nuk e paske shikuar mirë”.Vijnë të dyja përqafohen me të qajnë e përmallohen për befasinë!Futet në Odën e Burrave, plot miq që kishin ardhur ta merrnin bijen!Duke i njohjur ngadalë, iu gtregon se ky vetë është Arif Sinani, dhe ata u tkurrën!Hyri edhe bija e tyre dhe iu tregoi se burri më erdhi dhe unë s lëviz nga shtëpia.Aty fillon muhabeti festiv dhe të gëzuar e kalojnë natën!
Ja, pra, rinjohja çfarë mrekullie solli.
Ne kemi nevojë të rinjihemi mes nesh, që të dijmë e të mos injorojmë njëri-tjetrin dhe assesi brezat e vuajtjet e sakrificat brez pas brezi, për çështjen kombëtare!
Tani është imperativ i kohës të jemi të gjithë në një fjalë dhe të gjuajmë në një cak!Këto ditë jemi duke u ballafaquar me një përsëritje ose ringjallje të viteve 1878-1990, në kohërat e Bismarkut dhe të Evropës së padrejtë ndaj shqiptarëve!Tashti Kosova dhe trojet shqiptare sërish të vuajnë duke e ledhatuar një politikë gjakpirëse të Serbisë dhe edhe nga Rambujeja, duke na lënë peng!Padrejtësisht Borreli spanjoll dhe Lajçaku sllovak shtetet e të cilëve nuk e kanë njohjur Kosovën, i kthejnë proceset me dhjeta vjet pas!Dështakët tanë, të korruptuar papërgjergjësi kombëtare dhe patriotike, i bënë marrëveshjet me Serbinë në Bruksel, që kjo çështje të mos dëgjohej!Ndërkaq me ardhjen e Albin Kurtit, u hap kutia e Pandorës, e tregoi të vërtetën e strukur lidhur më dialogun e ashtuquajtur të dështuar!
Çdo shtet prioritet e ka ruajtjen e integritetit territorial e kombëtar!Në Kosovë ka minoritet serb diku me 8 për qind!Në Serbi shqiptarët janë të diskriminiuar, askund nga kjo botë e shtrembër nuk përmenden.Në anën tjetër liderët opozitarë janë çuar peshë kundër nismes kombëtare dhe duke frrëshqitur si më parë me spiunazhet e tyre kundër Albin Kurtit, para ndërkombëtarëve, që të bjerë kjo qeveri kundër korrupcioniste!Dikush derdh lot krokodili për klanin e Radojçiqit dhe të Veselinoviqëve, të tjerët duke rehabilituar Oliver Ivanoviçin dhe kriminelë të tjerë.Njerëzit që e kanë vjedhë dhe zhvatur Kosovën, nga liderët shqiptarë,i mezipresin Radojçiqët e Veselinoviqët për të bashkëjetuar me krimin dhe hallin e kanë si ta ruajnë pasurinë e vjedhur të popullit të Kosovës!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button