Krye RedaktoriOpinione

“GJARPËRINJTË” TANË TË GJAKUT TONË(21)

Shkruan: Muhamet ÇETTA

POLITIKËBËRJA SHQIPTARE ,TË JETË E UNIFIKUAR NË FRYMËN DHE NË STANDARDET,EURO-ATLANTIKE,DUKE MOS RREZIKUAR ASNJË PREKJE TERRITORIALE TË TROJEVE SHQIPTARE
ASOCIACIONI I KOMUNAVE ME SHUMICË SERBE NË KOSOVË-ATAK NË ZEMRAT E SHQIPTARËVE!!!
Secili territor me shqiptarët shumicë duhet të ruhet, të promovohet dhe të konsiderohet si integritet i garantuar për shqiptarët, duke mos i dëmtuar minoritarët, një lloj që ndodhen në to!Kjo bëhet ,jo me politika korrupsionesh, kapjesh të shtetit, dhe rënien nën mëshirën e të ashtuquajturve ”emisarë “, pra edhe ndërkombëtarë qofshin, që solidarizohen me bartësit e këtyre dukurive antishtetërore, antikombëtare dhe antiqytetare e antihumane!
Teritori i Shqipërisë së quajtur shpesh administrative, është përcaktuar në situata të ndërlikuara politike , historike dhe gjeopolitike, shpesh ose më shumë edhe sipas “orekseve”‘të shteteve te më dha botërore, para se gjithash evropiane, në mënyra të pabarabarta!?
Kaluan tanimë tridhjetë e tre vjet nga tranzicioni i Shqipërisë , nga sistemi shoqëror politik diktatorial komunist në atë demokratik!Por, si duket sindromi i korrupsionit dhe i kapjes së shtetit nga pushetarët, që sapo morën drejtimin, zuri rrënjë menjëher i quajtur si “korrupsion demokratik liberal”(shënim imi)!
E vërtetë se ishte i vështirë ky tranzicion, por edhe i përcjellë me papërgjegjësi të liderëve politikë dhe shtetërorë!Situata dhe stabiliteti ose jostabiliteti në Shtetin Shqiptar, ishte pasqyrë dhe ogur për Se rbinë dhe politikanët e saj, të ngarkuar përherë me një shovinizëm pothuajse të vazhdueshëm, që reflaktonte kundër shqiptarëve të Kosovës, të Maqedonisë Veriore, të Luginës së Preshevës dhe kudo ku janë shqiptarët!
Është historikisht e papranueshme që brenda Shqipërisë të veprojnë ndaras institucionet ose liderët institucionalë, ngjyrosja me korrupsion dhe kapje të shtetit, dhe pastaj të protestojnë ose të frenojnë proceset zhvillimore para qytetarëve të hutuar!
Këto situata dhe besa edhe ndërhyrje të liderve politikë shqiptarë kanë reflektuar negativisht edhe në stabilitetin ose jostabilitetin e Kosovës dhe të trojeve të tjera shqiptare!
Shqipëria aktuale më në fund është e garantuar me sigurinë e saj, sepse është anëtare aktive e NATO-s, dhe, padyshim, së shpejti pas liberalizimit të vizave që ishte meritë e zhvillimeve të kohës, do të bëhet edhe anëtare e BE-së,mbase bashkë me Republikën e Maqedonisë se Veriut?!Tani është koha e fundit që të bashkohen intelektualët, njerëzit që e njohin politikën vendore dhe atë rajonale e botërore, që të bëjnë kthesa vendimtare!Në Kosovën e pasluftës,ndodhën fenomene edhe të papritura, kur në pushtet u vardisën edhe njerëz të ingranazheve të “komandantëve”, të cilët bashkë edhe me krahun paqësor, nuk arritën edhe tani e pas njëzet vjetësh ta bëjnë një Kosovë të qetë , me integritet territorial, të pacenuar, sipas kufijve të saj të vitit 1974!!!Edhe në konferencën e Ramboujesë, edhe në dokumentin e Ahtisarit, ishin të parapara ngjarjet që do ta përcillnin ardhmërinë e Kosovës dhe tani, duke u zbatuar në jetë këto vendime, nuk ishin befasi për ata që e kishin nënshkruar?!Sa ishin të pranueshme për shqiptarët e Kosovës, po aq u shfrytëzuan “mirë ” nga Serbia që proceset të zvarriteshin, deri sot, kur edhe pas 23 vjetësh në vend se të respektohet dhe të vihet në jetë integriteti territorial i Republikës së Kosovës sipas Aktit të lartë të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008,sa e sa vite pas kësaj, Kosova përballet me të adhtuquajturit dialogë me tema edhe tradhtare për shqiptarët dhe të papranuara nga fuqitë e mëdha të infrastrukturës euro-atlantike?!
Institucionet shtetërore: Parlamenti, Qeveria dhe Presidenti në Kosovë , nuk bën të veprojnë kokë më vete, duke manipuluar me qytetarët dhe votuesit e tyre!
KUSH LUFTON PËR ÇLIRIMIN E ATDHEUT,PËR TA VJEDHË ATË, ËSHTË FIGURË NEGATIVE DHE ANTIKOMBËTARE!
Ë shtë koha e fundit që në Kosovë të mos presin vetëm zgjedhje se si të rikthehen në pushtet ata që po derdhin ”lot krokodili”, që kapën me vite, per ta dëmtuar shtetin, me korrupsion dhe me krim të paparë ekonomik dhe të organizuar mirë kundër qytetarëve, nga të cilët presin sërish vota!?
Jo, jo!Populli, SHBA-të dhe Unioni Evropian e duan qeverinë Kurti të antikorrupsionit dhe kundër krimit të organizuar, të zhvillimit dhe të hapjes së perspektivave për të rinjtë ! Kush qenka kundër zvogëlimit të rrogave të Qeverisë , duke filluar nga vetë kryeministri Kurti?!Po lufta kunder korrupsionit dhe shkapjes së shtetit, ndryshimet rrënjësore deri në konfiskim të pasurisë , kë po e penguakan?!Ose, vetëm ata që ngelën si “peshqit pa ujë ”, dhe të bashkuar janë kundër reformave të këtilla e janë dalldisur me pro dhe kontra taksës dhe dialogut aq të kurdisur dhe të përfolur, sa pë r t’i vënë në huti qytetarët shqiptarë të Kosovës!Nëse Qeveria Kurti, vazhdon me këto trende , Kosova është në rrugë të mbarë !Dialogu sipas Kushtetutës drejtohet nga Kryeministri i Kosovës, tani Albin Kurti, i cili mjaft po u bën apele bashkimi mbarë faktorëve politikë relevantë në Kosovë !!!
As vetë qytetarët, as bartësit e institucioneve të mos jetojnë me iluzione, edhe si “pjellë “ e ndërkombëtarëve, por të jetojnë me realitetin!Liberalizimi i vizave vështirë të arrihet pa konfiskime pasurishë dhe arrestime të “peshqve të mëdhenj”!Me arrestimin për korrupsion, aferë të krimit të organizuar të ish-kryeministrit kroat Ivo Sanader, Kroacia arriti të bëhet anëtare e Unionit Evropian! Është lehtë të plotësohen formularët per liberalizim, por duhen punë konkrete, deri te konfiskimi i pasurisë !Po nga na u bënë të pasur këta njerëz që s’kishin çfarë të hanin, ani duke iu referuar luftës së UÇK-së ?! Turp ta njollosin luftën!!! Pesë-gjashtë njerëz të “fortë” i mbajnë peng instutucionet e drejtësisë !? Vazhdo Albin Kurti, me koalicionin tënd qeverisës dhe me shtresat e gjera të popullit, duke bërë më të mirën për Kosovën, pra bashkohu me të gjitha partitë dhe qytetarët e vullnetit të mirë patriotik dhe që kanë dinjitet, që të ruhet integriteti territorial i Kosovës pa ekzibicione “të ëndrrave të Serbisë që ta copëtojnë integritetin territorial të Shqipërisë dhe atë të Kosoves!
GËNJESHTRA E DISA OPOZITARËVE NË KOSOVË LIDHUR ME PRO-DHE KONTRA AMERIKANIZMIT?!
“Investiguesit” më primpitivë nga opozita, duke u treguar servilë të vërtetë, e marrin në pyetje kryeministrin Kurti: “Pse na ke prishur me amerikanët”?Po ata thoshin: “Të mos mendojë Albin Kurti se mund të bëjë çfarë të dojë me Asociacionin, pa njohjen reciproke nga Serbia”.Po tani si servilohen?! Që të shpëtojnë si oligarkë që pretendojnë të bëhen nesër?! Aq më mirë për disa të rrafshit të Dukagjinit, të cilëve u hapen dyert të bashkëpunojnë me Radojçiqin dhe Veselinoviqët?!
Po si nuk i përmendin gabimet e tyre lidhur me të kaluarën rreth Asociacionit, pararendesit e qeverive të kaluara, por vetëm presin gabime të qeverisë aktuale?!
Sot duhet te jemi të gjithë shqiptarët të bashkuar si partitë në pushtet, ashtu edhe ato në opozitë, sepse qeveritë shkojnë e vijnë, kurse trualli ynë nuk kthehet më, kur të merret!Sikurse në kohën e Grenellit, që solidarizohej me kundërshtarët politikë të Qeverisë Kurti, edhe tani Gabriel Escobar ka rënë në grackën e Vuçiqit dhe të liderëve opozitarë të Kosovës, për ta imponuar Asociacionin pushtues të Serbisë në Kosovë, e deshën apo s’e deshën shqiptarët!Nuk ,janë të ndershme pazaret për çështje të mëdha botërore, duke e viktimizuar Kosovën!Po, mbase, kanë edhe presione të veprojnë kështu?! Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është zëdhënësi kryesor i Vuçiqit, të cilin përditë e lavdëron në dëm të Kosovës , dhe i lidhur mirë me liderët opozitarë të Kosovës, kinse duke i bindur ndërkombëtarët se ne jemi mirë me Serbinë, dhe se do të garantonin në një mënyrë ose tjetër për mirëqenien e tyre?!
“Këmbët e reja në bythë të vjetra…”
Është koha e fundit të bashkohemi, t’i lëmë kapriciozitetin dhe inatet mes vete dhe ta mbrojmë territorin e Kosovës, me politikë edhe ne! (M.Ç.)
Vion në vazhdimin e 22-të
“GJARPËRINJTË” TANË TË GJAKUT TONË (22)
SHKURTPAMËSIA DHE MUNGESA E STRATEGJISË KOMBËTARE MBARËSHQIPTARE…!
(M.C.)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button