Sport

Granada i trembet largimit të tij, klubi i vendos Uzunit klauzolën e lartë – Abc News

schedule15:57 – 9 Shkurt, 2023

Myrto Uzuni është pa dyshim ylli i Granadës dhe lojtari më i mirë i momentit. Ai udhëheq listën e golashënuesëve në kategorinë e dytë spanjolle, duke shënuar 15 gola dhe për këtë ka disa skuadra që mund të jenë të interesuara për të marrë shërbimet e tij.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka një kontratë aktuale me Granadën, pas rinovimit të tij të fundit, që e lidhe me klubin spanjoll deri në vitin 2026.

Klauzola e ndërprerjes së kontratës së tij shkon në 12 milionë euro, por kjo nuk është e vetmja pjesë, pasi nëse skuadra e tij do të ngjitet në La Liga, kjo klauzolë do të shkojë deri në 25 milionë euro.

E ardhmja e tij mund të përfshijë largimin nga Granada dhe bashkimin më një ekip tjetër. Megjithatë, është e nevojshme të bëhet dallimi midis klauzolës dhe vlerës së tregut, e cila është disi më subjektive.

Disa analistë tregojnë se mund të jetë rreth 7 milionë dhe se mund të jetë akoma më e lartë nëse ai vazhdon ecurinë e tij pozitive dhe rrit numrin e golave. Në çdo rast, kushdo që dëshiron të ketë shërbimet e shqiptarit duhet të paguajë një shumë të konsiderueshme.

Granada aktualisht renditet në vendin e pestë në kuotën e 44 pikëve, tri pikë nga Levante e vendit të dytë që ngjitet direkt dhe pesë pikë nga kreu që e mban Las Palmas. Për momentin, ashtu siç është shprehur edhe në prononcimet e fundit, Uzuni është i fokusuar tek ekipi i tij dhe dëshira është që të ngjitet në La Liga./ h.ll/abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button