Kosova

Kurti e Vuçiqi së shpejti në një takim te Borrelli (VIDEO)

Josep Borrell ka për të raportuar të enjten para liderëve të 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Tema e parë me të cilën do t’u drejtohet atyre  është dialogu Kosov-Serbi dhe plani evropian për ujdinë mes dy vendeve.

“Do njoftoj për zhvillimet e kontaktet e fundit .Propozimi është në tavolinë. I kam ftuar të dy liderët që të vijnë në Bruksel, së shpejti brenda disa javëve në mënyrë që përfundimisht  të shtyhet përpara ky propozim”, thotë Borrell.

Shefi i BE-së për politikë të jashtme e atë të sigurisë tha se do të kërkojë seriozitet nga kryeministri kosovar e presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, karshi propozimit të Unionit, por edhe konstruktivitet në mënyrë që të shmanget ndonjë formë e eskalimit të situatës.

“Do ju kërkoj atyre që të punojnë seriozisht në këtë propozim që është mënyra e vetme që të mundohet të zgjidh dhe normalizon marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Kemi kaluar nga kriza në krizë, dhe tani është koha për de-eskalim dhe të punojmë në mënyrë konstruktive”, thotë ai.

Takimi i krerëve të BE-së, mbahet edhe të premten, kur pritet të dalin konkluza gjeneralë, ndër të cilat edhe thirrja që Kosova e Serbia të vazhdojnë bisedimet e të përmbushin krejt ujditë e arritura paraprakisht.

E kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se BE duhet që pa asnjë mëdyshje të kalojë në veprime për hyrjen në këtë organizatë të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Shqiperisë, Bosnjës e Serbisë.

“Nuk guxon të përsëritet historia e Selanikut nga ku para 20 vjetëve vendeve të Ballkanit Perëndimor, ju tha se do të mund  bëhen anëtare të Bashkimit Evropian. Të gjitha mendonin se kjo do të ndodh brenda dy ose tetë vjetëve, por ja tani jemi dy dekada pas. Tani ne duhet të kemi më shumë qartësi më shumë shpejtësi por edhe t’i kryejmë punët tona të shtëpisë sa i përket procesit tonë të vendimmarrjes”, thotë Scholz.

Kryetemë e këtij takimit special dyditësh në Bruksel është mbështetja ndaj Ukrainës që po përballet me sulme nga Rusia tash e një vit.

 


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button