Shqiperia

Mediu duhet proceduar, nuk mund të gjykohet me mandatin e deputetit – Abc News

schedule18:20 – 9 Shkurt, 2023

Aktivistja e shoqërisë civile, Brizida Gjikondi, duke komentuar akuzat ndaj ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për Gërdecin, tha se nuk mund të gjykohet me mandatin e deputetit. Sipas saj, Mediu duhet proceduar pasi ai duhet të shkojë në gjykatë pa pasur imunitet parlamentar.

“Ai është çuar për gjykim por ajo që më çudit është se ai gëzon imunitetin e deputetit. Nuk mund të hetohesh, për mua është e pamoralshme që këtij personi minimalisht nuk i është hequr imuniteti i deputetit. Kjo tregon konflikt interesi. Ai shkon të gjykohet me mandatin e deputetit.  Dhe vetë ai të mos e lëshojë imunitetin, mendoj se duhet proceduar që të shkojë në gjykatë pa imunitet parlamentar.“, tha Gjikondi.

Kujtojmë që një ditë më parë SPAK dorëzoi kërkesën për gjykim ndaj Mediut. Ai akuzohet për veprën penale “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim, si edhe për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Mediu reagoi duke thënë se rihapja e kësaj çështjeje dhe hetimet nga SPAK janë në kundërshtim me ligjin pasi prokuroria ka pranuar se ngjarja nuk ka ardhur nga urdhërat e ministrit të Mbrojtjes. Ndërsa i cilësoi hetimet tendencioze, ai shkroi se nuk ka asnjë provë që tregon implikimin e tij në këtë çështje.

Më tej, Mediu riktheksoi sërish se rishqyrtimi i çështjes bëhet “mbi të njëjtën akuzë tashmë edhe të parashkruar, të ringjallur dhe të stisur politikisht, me qëllim parësor hedhjen në tregun mediatik dhe propagandimin institucional të SPAK.”, duke e cilësuar këtë të fundit si të ndikuar politikisht.

/abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button