Show-Biz

Ngrënia e boronicave, e mirë për shëndetin e lëkurës – Privé

Kolagjeni është një proteinë natyrale brenda trupit që ruan elasticitetin e lëkurës, duke e mbajtur lëkurën të fortë dhe pa rrudha.

Megjithatë, derisa rriteni, trupi juaj fillon të prodhojë më pak kolagjen, kështu që përshtatja e dietës suaj duke përfshirë ushqime brenda saj që mund të forcojnë lëkurën tuaj, mund të ju bëjë që ta luftoni plakjen dhe ruajtjen e një shkëlqimi të lëkurës suaj.

Derisa shumë fruta ndihmojnë në këtë, madje ka edhe suplemente që mund të merrni, fruti më i fuqishëm që mund të hani për të rritur prodhimin e kolagjenit në lëkurën tuaj është boronica.

Boronicat stimulojnë prodhimin e kolagjenit

Dermatologë si Dr. Frank rekomandojnë shumë përdorimin e boronicës si një frut stimulues i kolagjenit. Ai shpjegon se si dhe pse boronicat janë thelbësore për kujdesin kundër plakjes së lëkurës. “Një nga frutat e mia të preferuara janë boronicat, të cilat janë të pasura me vitamina A, C dhe parandalojnë humbjen e kolagjenit”, thotë ai. Boronicat janë të mbushura me antioksidantë që e mbajnë lëkurën tonë të hidratuar.

Kjo gjithashtu mund të ndihmojë në parandalimin e dëmeve që mund të keni nga ekspozimi në diell. Duke ngrënë ushqime të pasura me antioksidantë si boronica, natyrisht, duke aplikuar krem kundër diellit çdo ditë, madje edhe brenda, ju mund të keni një shkëlqim rinor në lëkurën tuaj me kalimin e moshës.

Dietologia Alicia Galvin pajtohet se manaferrat janë një burim i rëndësishëm ditor i antioksidantëve dhe fibrave. “Antioksidantët janë komponentë ushqyes që ndihmojnë në pastrimin e radikaleve të lira”, thotë ajo. Një pije e pasur me antioksidantë që nxit metabolizmin dhe energjinë është çaji i bardhë. “Radikalet e lira mund të shkaktojnë dëme të ADN-së, plakjen e lëkurës dhe nxitjen e inflamacionit – të gjitha këto bëhen më të rëndësishme për t’u menaxhuar me kalimin e moshës.” Fibrat dhe prebiotikët në boronica, thotë Gavin, ushqejnë gjithashtu bakteret tona të zorrëve. Këto baktere kryejnë detyra thelbësore si luftimi i baktereve të këqija, mbështetja e ekuilibrit hormonal, kontrolli i inflamacionit dhe nganjëherë tretja e ushqimeve.

Në mënyrë të ngjashme, boronicat, specifikon nutricionistja Lisa Richards, përmbajnë fibra dhe fitonutrientë të cilët veprojnë si antioksidantë në trup. “Antioksidantët e tyre specifikë janë flavonoidet, komponime bimore që u japin këtyre frutave mbrojtje dhe kur konsumohen, na japin mbrojtje të ngjashme edhe në nivel qelizor”, vazhdon Richards. “Këto manaferra të gjithanshme janë gjithashtu të larta në lëndë ushqyese, ndërsa janë të ulëta në kalori”, shkruan Shefinds, transmeton Klankosova.tv.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button