Kosova

Osmani diskuton me Szunyogun për procesin e regjistrimit të popullsisë

Presidentja Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, si dhe një ekip të zyrës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë të udhëhequr nga Nona Zicherman.

Siç njofton Presidenca, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit ndërlidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë, i cili pritet të realizohet në Kosovë gjatë këtij viti, si dhe për procedurat që duhet të finalizohen për përfundimin e suksesshëm të tij.

“Duke folur për rëndësinë e veçantë të këtij procesi, Presidentja Osmani u shpreh se do ta mbështesë vazhdimisht atë duke potencuar rëndësinë e realizimit të tij, si dhe faktin që statistikat e përditësuara do të kontribuojnë po ashtu edhe në sigurimin e projekteve të shumta zhvillimore. Ajo shprehu besimin se ky proces do të gjejë mbështetje nga të gjitha palët, duke qenë se është në dobi të të gjitha institucioneve dhe qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Takimi më pas ka vazhduar me një diskutim të Osmanit me Szunyogun rreth miratimit të tri marrëveshjeve në kuadër të Procesit të Berlinit nga ana e Qeverisë së Kosovës. Presidentja e përshëndeti këtë vendim të Qeverisë dhe foli për rëndësinë që këto tri marrëveshje të ratifikohen sa më shpejt edhe nga Kuvendi.

“Me ratifikimin e marrëveshjes për liri të lëvizjes, marrëveshjes për njohje të kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, si dhe marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor, do të avancohet dukshëm liria e lëvizjes në Ballkanin Perëndimor”, citohet të ketë thënë Osmani. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button