Lajme

“Plani franko-gjerman i mirëpritur”, por Berisha shtron dy kërkesa themelore

Sali Berisha ka dhënë idenë e tij mbi planin franko-gjerman, plan që ka tensionuar skenën politike në Kosovë dhe Serbi. Gjatë një takimi me ish-ministren e Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, Berisha tha se një marrëveshje e mirë që e respekton Kushtetutën është interesi i Kosovës.

Berisha vlerëson se plani franko-gjerman duket sikur parashtron një zgjidhje të mirëpritur për Kosovën, por edhe rajonin: “Po ky plan duhet të parashikojë heqjen nga Kushtetuta e Serbisë të Preambulës ultranacionaliste që përcakton Kosovën si pjesë të Serbisë”.

Por, nuk është vetëm kjo jetike, sipas Sali Berishës, i cili thekson se Asosacioni që nuk duhet kundërshtuar është ai që përputhet me Kushtetutën e Kosovës. I tillë (kushtetues) është ai që nuk njeh kompetenca ekzekutive komunave me shumicë serbe: “Sikundër një Asosacion që krijon struktura me fuqi ekzekutive është i rrezikshëm, jo vetëm për Kosovën, por për mbarë rajonin në të cilin minoritetet janë të pranishme dhe më numerike se sa pakica serbe në Kosovë. Nuk duhet harruar kurrë se “baruti” i fuçisë së rajonit tonë është ultranacionalizmi i verbër serb”.

Ata ranë dakord që Ballkani nuk mund t’i lejojë vetes kurrësesi një “Republika Srpsksa ” të dytë dhe se përballë spirales të ultranacionalizmit serb, faktori shqiptar duhet të jetë sa më i bashkuar.

Berisha shtoi se ekspansioni serb nisi me projektet e korrigjimit të kufijve e më pas me Ballkanin e Hapur, projekte për të cilat Berisha bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për marrëveshje me Presidentin serb Alexander Vuçiq. /a2news


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button