Lajme

Qeveria e Serbisë inicion procedurë disiplinore ndaj përkthyesit që ka shkruar “Republika e Kosovës”

Qeveria e Serbisë ka njoftuar sot se ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj përkthyesit të saj, i cili siç theksohet, “ka bërë një gabim të madh” me rastin e përkthimit të tekstit në anglisht, kështu që për një kohë në ueb faqen e qeverisë qëndronte formulimi “Republika e Kosovës”.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, tha të hënën se ajo që cilësua si gabim, u hoq shpejt nga faqja e internetit e Qeverisë në përkthimin në anglisht të raportit të seancës së fundit të Kuvendit të Serbisë për Kosovën, dhe që ai “gabim” është kryer nga një përkthyes me përvojë në anglisht dhe se është kundërvajtje disiplinore e madhe.

“Nuk kam mundur të flija mbrëmë, nuk e di se çfarë po bëj, të vras ​​veten për këtë – nuk mundem. Por më vjen keq që po përdoret nga opozita politike për të fituar disa pikë politike”, tha Bërnabiq për Radio-Televizionin e Serbisë.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button