Sport

VIDEO/ Cristiano Ronaldo “mahnit” Arabinë, “luzitani” shënon golin e 500-të në karrierë – Abc News

schedule19:17 – 9 Shkurt, 2023

Al-Nassr është duke luajtur në këto momente transfertën kundra Al-Wehda, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 16-të, të Kampionatit arab të futbollit.

Ndeshja është në minutë e 36’-të dhe Al-Nassr po kryeson falë 5 herë fituesit të “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo. “Luzitani” zhbllokoi shifrat në minutën e 21’-të, ku pas një aksion të bukur të idejuar nga vetë ai, e çon topin në rrjetën kundërshtare me një goditje të bukur diagonale, brenda zonës.

Mirëpo, ky gol është shumë i rëndësishëm dhe i dëshiruar në karrierën e 38-vjeçarit, pasi ky gol ishte i 500-ti, në karrierën profesionale për klube. Kujtojmë se më përpara në karrierën e tij, një ndër lojtarët më të mirë botës, Cristiano Ronaldo ka luajtur te Sporting Lisbon, Manchester United, Real Madrid, Juventus dhe së fundmi te arabët e Al-Nassr, ku u transferua nga “djajtë” e kuq, pas rikthimit të tij të bujshëm në vitin 2021 nga Juventus. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button