BotaRajoni

VIDEO/ Jeta triumfon, nxirret gjallë nga gërmadhat familje me 5 anëtarë në Siri – Abc News

schedule10:24 – 9 Shkurt, 2023

SIRI- Në Turqi dhe Siri vijojnë pa pushim operacionet e kërkim-shpëtimit që prej të hënës për të nxjerrë njerëzit e mbetur poshtë rrënojave. Çdo jetë e shpëtuar po konsiderohet një mrekulli, pasi prej të hënës njerëzit që mund të jenë gjallë janë pa bukë, ndërsa operacioni i shpëtimit vështirësohet më tej për shkak të temperaturave të ulëta.

Ditën e sotme numri i të vdekurve ka shkuar në mbi 16 mijë në Turqi e Siri, kurse i atyre të lënduar në 50 mijë. Por siç ka lot dhimbje, ka dhe lot gëzimi në këtë tragjedi të madhe. Mediat e huaja kanë publikuar një rast në Siri, ku familja prej gjashtë anëtarësh nxirret e gjallë nga rrënojat.  Nga rrënojat e u nxorën dy vajza, djali, nëna dhe babai.

Njëra nga këto të mbijetuara është 4-vjeçarja Beyz, e cila pas kontrolleve mjekësore është konstatuar se është në gjendje të mirë shëndetësore/abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button