Lajme

Vuçiq: Pa krijimin e Asociacionit, në Bruksel shkoj si turist por jo për bisedime (VIDEO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk preferon të shkojë në Bruksel për të takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.  Vuçiq thotë se Beogradi, së pari e do të kryer Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe nga ana e Prishtinës.

Përndryshe në kryeqytetin evropian ,Vuçiq, shton se mund të shkojë vetëm si turist “prej zori”.

“Mund të shtyjnë përpara çka të duan. Duhet të më thonë çka është kuptimi i gjithë kësaj. Unë asnjëherë si kam ikur bisedimeve për asgjë e për asnjë çështje. Para kësaj duhet Asociacioni i Komunave Serbe. Nëse mendoni të më thirrni në Bruksel ,e të më flisni për atë se AKS duhet të bëhet në të njëjtën kohë me ku e di çka , apo pas diçkaje, atëherë mos më ftoni. Po më ftoni në turizëm. Për këtë s’jam i interesuar kam qenë në Bruksel, dyqind herë”, tha presidenti serb.

Vuçiq e quajti marrëzi një publikim të Kurtit në rrjetin social “Facebook” nga ku tha se 11 komuna në Serbi udhëhiqen nga kryetarë jo-serb.  Në bazë të kësaj, Kurti pyeti pse Serbia nuk ua mundëson, hungarezëve, boshnjakëve,shqiptarëve, e bullgarëve, krijimin e asociacioneve një-etnike atje  përderisa e kërkon një gjë të tillë në Kosovë.

“Ai (Kurti) do të donte që të barazoj statusin juridik e politik, pra statusin shtetëror të Republikës së Serbisë me atë që ai e quan Republika e Kosovës. Por njerëz ne kemi bisedime sepse kjo nuk është e njëjtë. Nuk ke ti çka flet për Serbinë qendrore .Ne kemi një temë për të cilën bisedojmë, dhe ajo temë është në tavolinë”, shtoi Vuçiq.

Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell njoftoi të enjten se e ka ndërmend të thërras “brenda javësh” një takim mes kryeministrit kosovar e presidentit serb për të diskutuar planin evropian për ujdi.

 


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button