Lajme

29-vjeçari humb jetën në Lubozhdë pas vetaksidentit në rrugën me ngrica (VIDEO)

Ishte nisur për në fshatin Kaliqan të Istogut. Por Elvis Zogajt rruga iu ndal në Lubozhdë, pas një vetaksidenti që pësoi të enjten rreth orës 19:00.

“Isha në oborr të shtëpisë kur u dëgjua zhurma, sapo kam arrit te vendi, kufoma ish kanë jashtë kerrit, kerri i coptum në disa pjesë, u munduam me i dhanë ndihmë por nuk guxuam”, tha Hysen Duraku, përfaqësuesi i fshatit Lubozhdë.

Në vend ngjarje dolën organet relevante që konstatuan vdekjen e 29-vjeçarit, njofton Klan Kosova.

“Deri te vetaksidenti ka ardhur derisa vozitёsi ishte duke qarkulluar nё rrugën Istog-Vrellё, i njëjti duke mos ju përshtatur shpejtёsisё, humb kontrollin del nga rruga dhe si pasojё humb jetёn”, thuhet në njoftimin e policisë.

Banorët e tregojnë se rruga kishte edhe ngrica që ishin krijuar nga rrjedha e burimit të ujit të fshatit.

“Faktor mundet me qenë edhe uji se ky duke ardh rrugës kryesore diku rreth 200 metra shkakton ngrica. E kemi një burim të fshatit, kur të mbushet rezervuari me ujë teprica del”, tha tutje Duraku.

Sasia e ujit është shtuar që nga koha e vërshimeve, andaj banorët iu drejtuan komunës me ankesë. Këta të fundit të premten filluan rregullimin e rrjedhës.

“Është duke u bërë futja e ujit në gypa, ku në të njëjtin vend kishte edhe paraprakisht gypa te vendosur, por në ndërkohë nga rrjedha ata gypa janë mbushur me mbetje dhe uji ka depërtuar mbi ta”, deklaroi Abedin Kabashi, Drejtor për Shërbime Publike në Komunën e Istogut.

Televizioni ka qëndruar edhe te familja e viktimës në fshatin Kaliqan që kanë hapur dyert për ngushëllime, por të njëjtit nuk kanë dashur të deklarohen para kamerës, derisa i ndjeri u varros të premten në ora 16:00.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button