Show-Biz

Befasi e veçantë për Vedat Bajramin, Edon Zhegrova ia dedikoi golin e shënuar kundër Rennesit

Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, dha kontribut vendimtar në fitoren e Lillet ndaj Rennesit me rezultat 3-1 pak ditë më parë.

Këtë gol futbollisti tha se ia dedikon humoristit dhe menaxherit të tij, Vedat Bajrami, i cili prej javësh është bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova.

Aktori u befasua me një video-mesazh ku edhe u njoftua për golin dhe fitoren e Zhegrovës.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

“Ndeshjen e kaluar gola ka qenë për ty, ti më ke përkrahur gjithë jetën edhe unë do të të përkrah gjithmonë, dua të të shoh në finale dhe fitues dhe më pas të festojmë”, ka thënë Edoni.

Ndërkohë, edhe Vedati u shpreh i lumtur për suksese të Edonit të cilin tha se e konsideron si pjesë të familjes.

“E kam si pjesë të familjes, faleminderit për këtë gol dhe zemrën që e ki, shpresoj që me këtë tempo të vazhdosh edhe me Kombëtaren e Kosovës”, u shpreh aktori.

Ndërkohë, kujtojmë që sonte (e premte) gjatë spektaklit të radhës pritet që një tjetër banorë të largohet përfundimisht nga shtëpia e famshme. /Telegrafi/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button