Lajme

Del foto e Ilir Metës me Agron Nezën, ish-agjentin e FBI-së, Duçkën dhe biznismenin kinez

Arrestimi i ish-zyrtarit të lartë të FBI-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Charles McGonigal, ka trazuar ‘ujërat’ edhe në Tiranë.

Opozita shqiptare ka ngritur të gjithë kauzën e betejës së saj, por edhe ka thirrur protestë për ‘të nisur Revolucionin’, pasi e akuzon kryeministrin Rama për shumë lidhje me persona të ndryshëm, ku përveç McGonigal përmenden Agron Neza, Dorian Duçka, një tjetër agjent i FBI-së, Mark Thomas Rossini dhe të tjerë.

Por në këtë foto të siguruar nga Shqiptarja.com, shihet kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në praninë e ‘Personit A’ të dosjes së Uashingtonit, Agron Nezës, ‘Personit B’ të dosjes Dorian Duçka, ish-agjentit të FBI-së, Mark Thomas Rossini, një mik i ngushtë i Charles McGonigal dhe bashkëpunëtor i tij.

Me një foto rrëzohen totalisht të gjitha pretendimet e opozitës, të vetë Ilir Metës që Rama bashkë me këta persona, që vetë Meta darkon këndshëm, ka bërë korrupsion dhe ka thurur intriga për të shkatërruar Partinë Demokratike apo Sali Berishën apo Ilir Metën, shkruan Gazeta Tema, përcjell Klankosova.tv.

Në takim edhe një personazh tjetër shumë i rëndësishmë që e bën edhe më të komplikuar këtë ‘darkë’ të Metës. Përballë Ilir Metës është një biznismen shumë i madh kinez me emrin Patrick Ho.

Ai në atë kohë ishte përfaqësues i kompanisë CEFC China Energy Company Limited (“CEFC China”), për të cilën punonte Dorian Duçka, djali i hallës së Ilir Metës, të cilin ai e kishte futur në Qeveri edhe me Berishën por edhen në koalicionin me Ramën.

Në këtë kompani kaq të rëndësishme kineze energjie punonte si konsulent Dorian Duçka, të cilin tani Meta e akuzon që pikërisht përmes këtyre lidhjeve me këta persona (që hanë darkë me Metën) ai ka ‘lobuar’ kundër Bashës i nxitur nga Rama.

Mark Rossini është përmendur nga Sali Berisha si një prej personazheve që i kanë bërë më shumë dëm figurës së tij dhe të angazhuar së bashku me McGonigal në ‘veprimtari kriminale’ për llogari të Ramës dhe që sipas tij, kishin qëllim të asgjësonin opozitën. Po tani që aleati i tij, Ilir Meta ka njohje me Rossinin? Çdo të thotë Berisha? A punoi edhe Ilir Meta për ta asgjësuar atë dhe Partinë Demokratike?

 

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button