Sport

Doli pas 87 orësh nga rrënojat dhe shpreh një dëshirë, Icardi i gjendet menjëherë – Abc News

schedule12:21 – 10 Shkurt, 2023

Turqia u godit nga një tërmet tepër i fuqishëm dhe i mori jetën mbi 20 mijë personave. Lajmet e mira ishin vetëm të mbijetuarit të cilët u nxorrën të gjallë nga rrënojat e objekteve të shembura.

Një nga të mbijetuarit është një djalosh i cili ka bërë xhiron e rrjetit, i cili qëndroi 87 orë nën rrënoja pas tërmetit tragjik. Ai quhet Kadir dhe është tifoz i Galatasaray, teksa ka idhull, sulmuesit argjentinas Mauro Icardi.

I riu i rrëfeu mjekut që po e kontrollonte pas shtrimit në spital se donte një fanellë me autograf të sulmuesit argjentinas, duke pozuar nga spitali me mënyrën e festimit ikonik të Icardit. Nuk ka vonuar dhe Icardi ka reaguar, duke i premtuar fanellën dhe një përqafim të fortë.

“Kadir i vogël, shpresoj të të shoh së shpejti që të të jap fanellën time dhe të të përqafoj fort”, ka shkruar Icardi në “Instagram” teksa ka postuar historinë prekëse të Kadirit./ h.ll/abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button