Shqiperia

EMRAT/ Mbanin në banesë lëndë narkotike me qëllim shitjen, arrestohen nënë e bir në Elbasan – Abc News

 

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy shtetas, nënë e birë, pasi gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, “blutë” gjetën 400 doza kanabis dhe 1.5 kilogram të kasaj lënde narkotike që mbaheshin me qëllim shitjen.

Dozat dhe sasia e lëndës u sekuestruan në cilësinë e provës së bashku me 3 celularë.

Të arrestuarit janë Franko Elmazi ,31 vjeç dhe Rezarta Isufaj, 48 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Connection”.

Mbanin në banesë, lëndë narkotike me qëllim shitjen, në sasi dhe në doza, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (nënë e bir).

Sekuestrohen 400 doza të lëndës narkotike kanabis, 1.5 kg të kësaj lënde dhe 3 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Elbasan, si rezultat i punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Connection”.

Si rezultat i këtij operacioni, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit F. E., 31 vjeç dhe R. I., 48 vjeçe (nënë e bir), të dy banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën 400 doza të lëndës narkotike kanabis dhe 1.5 kg të kësaj lënde, të cilat mbaheshin nga të arrestuarit, me qëllim shitjen. Dozat dhe sasia e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 celularë.

Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.r.t/abcnews.al

 

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button