Lajme

Humbi më shumë se 120 anëtarë të familjes nga tërmeti në Turqi

Një turk i cili jeton në Edinburg, thotë se ka humbur më shumë se 120 anëtarë të familjes së tij në tërmetin shkatërrues të së hënës që e goditi Turqinë.

Sahin Firat është presidenti i Dhomës së Tregtisë Turko-Skoceze dhe i cili po bashkërendon donacionet për apelin ndaj tërmetit në kryeqytetin skocez.

“Kam humbur vetëm nga familja ime më shumë se 120 njerëz – kushërinjtë, hallat, xhaxhallarët, nipërit… dhe gjithashtu të tjerë nga fshati im, fqinjët”, tha ai për programin Good Morning Scotland të BBC Radio, transmeton Klankosova.tv.

“Çdo ditë është më keq e më keq. Është një situatë emergjente, si lufta, deri më sot kemi mbledhur rroba, ushqime, por tani kanë nevojë për para për t’i mbajtur se nuk kanë më shtëpi”, ka thënë ai duke treguar për situatën që po ndodh atje.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button