Sport

Klubet angleze i bëjnë “daljen” Superligës Evropiane, nuk pranojnë të përfshihen në këtë projekt – Abc News

schedule09:37 – 10 Shkurt, 2023

Real Madrid, Barcelona dhe Juventus po refuzojnë të heqin dorë ga projekti i tyre pavarësisht se u “dogj” brenda 48 orëve dy vite më parë.

Tani tre klubet në fjalë po përdorin firmën e marketingut sportiv me bazë në Madrid “A22” për të ripërpunuarnjë version tjetër të planit që do të shihte që deri në 80 klube të largoheshin nga UEFA për të formuar një kompeticion të ri. Por kjo nuk do të përfshinte asnjë klub të Premier League, me “A22” duke përdorur suksesin e futbollit anglez si justifikim për turneun e ri.

Drejtuesit e klubeve të ligës së lartë ishin të ashpër të planet, ndërsa shefi i La Ligës, Javier Tebas postoi nëj karikaturë që e portretizonte të gjithë skemën si një përrallë, duke shpërthyer: “SuperLeague Evropiane është ujku që maskohet si gjyshe”.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë pritet të konfirmojë brenda javësh se UEFA ka të drejtë të ndalojë klubet dhe lojtarët rebelë nëse ata përpiqen të formojnë një kompeticion të ri elitar. Por shefi i “A22” Bernd Reichart këmbënguli: “Themelet e futbollit evropian janë në rrezik të shemben. Është koha për një ndryshim. Janë klubet që mbajnë rrezikun e sipërmarrjes në futboll. Por, kur vendimet e rëndësishme janë në rrezik, ata shpesh detyrohen të qëndrojnë duarkryq, ndërsa themelet sportive dhe financiare shemben rreth tyre”.

Mbrëmë, drejtuesit e klubeve të Premier League akuzuan krerët e Superleague se duan të largojnë skuadrat angleze jashtë Evropës. Një burim i brendshëm i kësaj situate zbuloi: “Ky është një Brexit i kundërt.

Ne po flasim për një ligë të mbyllur që po përpiqet të justifikohet duke vendosur Evropën kundër Anglisë. Në të njëjtën kohë, ata pretendojnë se duan të imitojnë suksesin e Premier League. Të thuash që njerëzit janë të hutuar është një nënvlerësim.”

Kjo çështje është kthyer në një debat të madh në botën e sportit, me UEFA-n dhe FIFA-n të cilat janë kundër këtij projekti, por që deri më tani nuk kanë mundur ta mposhtin./ h.ll/abcnews.al

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button