Kosova

Konferenca në rastin e Salih Mustafës para apelit mbahet më 16 shkurt

Kryetarja e Panelit të Gjykatës së Apelit, Mishel Pikar në bazë të rregullës 178 të Rregullores, më 9 shkurt ka caktuar që  konferenca para apelit në çështjen e Salih Mustafës të mbahet më 16 shkurt 2022 në orën 10:00.

Sipas njoftimit të gjykatës, gjykatësja Pikar urdhëroi mbrojtjen të dorëzojë versionin e redaktuar publik të njoftimit për apel deri më 13 shkurt në orën 12:00.

Ndryshe, aktakuza ndaj Mustafës ishte konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, kishte njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate, raporton Betimi për Drejtësi, përcjell Klankosova.tv.

Salih Mustafa akuzohej në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button