Kosova

Kush e vendosi foton e Rugovës në hollin e PE-së? (VIDEO)

Fotografia e presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, bashkë me presidentin Ukrainas, Volodymir Zelensky, ka bërë bujë në Kosovë, pasi në prapavijë të saj shihet një fotografi në mur e presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Për këtë, në Info Magazine të Klan Kosova, foli mërgimtari Lulzim Behgjeti. Ai dha indikacione se fotografia e Rugovës në hollin e PE-së mund të jetë vendosur nga burri i kryetares së PE-së, Ukka Metsola, pasi që në bisedat që Behgjeti kishte pasur me atë, ai kishte shfaqur admirim për Rugovën.

“Ne si mërgimtarë e bëjmë më së miri atë që dimë ta bëjmë, në heshtje, me tregu për vendin tonë, Kosovën, për etapat e ndryshme. Një nga ato etapa kanë qenë koha e pasluftës, fillimi i viteve 2000-ta,  Ne si gurbetqarë në Helsink, informacionet e para zyrtarët e Finlandës, i kanë marrë prej shqiptarëve, prej neve që kemi jetu atje. Ky ka qenë fillimi me u njoftë me politikanët e asaj kohe, e njëri prej tyre ka qenë ky i riu, Ukka Metsola, burri i Robertës (presidentes së PE-së). Ai, atëherë si i ri, kishte fituar një konkurs si Këshilltar i kryetarit të Helsinkit. Prej asaj kohe, e kishte shfaqur një interesim të jashtëzakonshëm për situatën në Kosovë. Krejt këto janë ndërlidh mes vete, edhe ne si gurbetqarë e kemi bo mënyrën me të mirë për me bo një përmbledhje se çka ka ndodhur në Kosovë, megjithëse ato e dinin, sepse informacionet për Kosovë ata i kishin të rëndësishme”, tha Behgjeti.

“Nuk është rastësi, pasi takimet që i bënim me të, gjatë gjithë kohës ka pas interesim të madh rreth asaj se çka po ndodh në Kosovë, në veçanti për presidentin tonë, ai ka ditë shumë më shumë për Rugovën sesa që kam ditur unë në atë kohë. Në fakt kam mësuar gjëra për Rugovën, përmes tij”, u shpreh mërgimtari.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button