Lajme

Lushaku–Sadriu për videon e publikuar nga LVV: “Material propagandues, për keqardhje”

Jehona Lushaku–Sadriu nga Lidhja Demokratike të Kosovës, e cilëson si propaganduese videon e postuar sot nga Lëvizja Vetëvendosje në Facebook, ku akuzon partinë e Lumir Abdixhikut se ekonomistët e saj kanë dhënë alternativa në shërbim të grupeve të interesit.

“Është një video e pastër propaganduese e cila tenton që të fshehë pasigurinë dhe paaftësinë e kësaj qeverie për t’i menaxhuar shumë kriza financiare. Dëshmon që nuk ka opsione dhe pastaj merret dhe shtrembëron atë se për çka ne qëndrojmë, për çfarë reforma ekonomike, dhe për mënyrën e tatimeve”. “I gjithë materiali ishte një material propagandues, i cili vërtet është për keqardhje. Një qeveri që i ka 51% të shumicës, ka një legjitimitet shumë të lartë, detyrohet që me video denigruese të sulmojë opozitën. Qeveria është ajo që do të duhej të ndërmerrte reforma ekonomike për ta përballuar gjithë  krizën ekonomike që e kanë qytetarët”, deklaroi ajo për emisionin Edicioni Special në Klan Kosova.

Ajo po ashtu shtoi se LDK-ja fuqishëm po prezanton një platformë politike dhe zgjidhje të problemeve shumë konkrete.

“LDK-ja është duke prezantuar program konkret dhe alternativa të cilat kjo qeveri nuk po i merr për bazë. Kryetari ynë në mënyrë intensive edhe në parlament, por edhe në bashkëbisedim më qytetarët po prezanton alternativa të cilat vërtetë me gjasë janë duke i bërë përshtypje dhe duke i parë si alternativë konkurruese dhe të fortë në rritje e sipër”.

“Normalisht që kur nuk ke as gatishmëri për të pranuar kritikën,  kur nuk ke gatishmëri e as atë aftësi që të ndërmarrësh masa për të intervenuar në ekonomi, normalisht që e vetmja armë të mbetet shpifja. Dhe këtë po e bëjnë në mënyrë shumë ilustrative, faktikisht po e dëshmojnë edhe njëherë që edhe rritja e tyre në opozitë ka qenë e tillë”.

Lushaku–Sadriu mes tjerash tha edhe se vetëm në grupin parlamentar LDK-ja ka ekonomistët më të mirë, dhe se sipas saj, kanë intervenuar shumë herë me rekomandime, por që asnjëherë nuk janë marr për bazë.

Videoja që LVV ka postuar në llogarinë e partisë në Facebook:


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button