Lajme

​Mehaj thotë se po vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit të FSK-së në Turqi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se po vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit nga pjesëtarët e FSK-së në provincën Hatay të Turqisë.

Mehaj përmes një postimi në Facebook, tha se kontigjentit të FSK-së i janë bashkuar edhe gjashtë pjesëtarë të Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit të ardhur nga Kosova.

Tutje Mehaj tha se orët në vijim janë vendimtare “andaj urojmë që të gjenden të tjerë të mbijetuar”.

“Vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në provincën Hatay të Turqisë. Kontigjentit të FSK-së i janë bashkuar edhe gjashtë pjesëtarë të Shoqatës së Kërkim-Shpërtimit të ardhur nga Kosova, dhe së bashku me organizatën AKUT po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar të mundshëm në rrënojat e një ndërtese shumëkatëshe. Specialistët e kërkim-shpëtimit urban, ekipet e mjekësisë emergjente dhe ata K9, të FSK-së me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë janë duke zhvilluar operacionet e kërkim-shpëtimit në koordinim me autoritetet turke dhe ekipet e shpëtimit nga vende të ndryshme të botës. Orët në vijim janë vendimtare andaj urojmë që të gjenden të tjerë të mbijetuar”, ka shkruar ai.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

May be an image of 1 person

May be an image of 2 people and outdoors

May be an image of 3 people and outdoors


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button