Lajme

Mes shumë krizave në vend, jep dorëheqje kryeministrja e Moldavisë

Qeveria e Moldavisë u rrëzua të premten pasi kryeministrja pro-perëndimore Natalia Gavrilita dha dorëheqjen, duke shtuar një seri krizash që kanë kapluar kombin e vogël që kur Rusia pushtoi fqinjin e saj, Ukrainën.

Gavrilita tha në një konferencë shtypi se “ka ardhur koha që unë të njoftoj dorëheqjen time” dhe tha se askush nuk priste që qeveria e saj, e zgjedhur në verën e vitit 2021, “do të duhej të menaxhonte kaq shumë kriza të shkaktuara nga agresioni rus në Ukrainë”, raporton “Euronews”.

Kryeministria e Gavrilitës u shënua nga një varg i gjatë problemesh. Këto përfshijnë një krizë akute energjetike, inflacion në rritje dhe disa incidente shqetësuese si raketat nga lufta në Ukrainën fqinje që përshkojnë qiejt e saj.

Të premten në mëngjes, shefi ushtarak i Ukrainës konfirmoi një incident të ri, pasi dy raketa ruse fluturuan mbi hapësirën ajrore të Moldavisë përpara se të hynin në Ukrainë. Raketat u hodhën nga Deti i Zi, thanë zyrtarët.

Autoritetet moldave konfirmuan deklaratën e Ukrainës dhe thirrën ambasadorin rus për të protestuar “kundër shkeljes së papranueshme të hapësirës sonë ajrore nga një raketë ruse”, thuhet në një deklaratë.

Një qeveri e re do të emërohet nga presidentja Maia Sandu dhe më pas duhet të miratohet nga parlamenti 101-vendësh i Moldavisë. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button