BotaRajoni

Mes viktimave nga tërmeti në Turqi, edhe 3 shtetas amerikanë – Abc News

schedule08:41 – 10 Shkurt, 2023

Të paktën tre shtetas amerikanë kanë humbur jetën në tërmetet që goditën Turqinë jugore në fillim të kësaj jave, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, raporton Anadolu.

“Mund të konfirmojmë raportimet për të paktën tre shtetas amerikanë të vdekur në Turqinë juglindore. Stafi ynë në Turqi dhe këtu në Shtetet e Bashkuara po punojnë pa u lodhur për të ofruar ndihmë konsullore për këto viktima dhe anëtarët e familjeve të tyre”, shtoi ai.

Departamenti po punon ngushtë me autoritetet lokale dhe organizatat e tjera partnere për të ndihmuar çdo qytetar amerikan në zonat e prekura.

“Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për viktimat dhe familjet e të gjithë të prekurve”, shtoi zëdhënësi amerikan.

/abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button