Lajme

Mike Pence ftohet të dëshmojë për hetimin kriminal të ish-presidentit Trump

Ish-zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence është ftuar të dëshmojë në hetimin kriminal ndaj ish-presidentit Donald Trump.

Fletëthirrja nga gjyqi lidhet me ofertën e Trup për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet presidenciale në vitin 2020.

Letërthirrja përmban presion mbi Pence pasi ai konsideron kandidimin për president kundër Trump-it në vitin 2024, raporton BBC, përcjell Klankosova.tv.

Këshilltari Special i Departamentit të Drejtësisë, Jack Smith po heton posedimin e dosjeve të klasifikuara të Trumpit.

Dështimi i përgjigjjes ndaj fletëthirrjeve të tilla mund të shkaktojë pasoja serioze ligjore.

Burime për mediat amerikane thanë se urdhëri ishte i lidhur me përpjekjet e Trumpit të për anuluar rezultatin e zgjedhjeve dhe protestën e përkrahësve të tij në Capitol Hill më 6 janar të vitit 2021.

Këshilltari special gjithashtu po udhëheq një hetim paralel nëse Trump ka keqpërdorur dokumentet e klasifikuara që u gjetën në shtëpinë e tij në Florida.

Por, as Pence e as Departamenti i Drejtësisë nuk kanë konfirmuar se fletëthirrja për Pence është lëshuar.

Kjo lëvizje shënon një moment historik në hetimin dy-vjeçar, i cili u mor përsipër nga këshilltari special në muajin nëntor.

Ish-presidenti Trump publikisht ka nxitur ish-zëvendëspresidentin Pence të tentojë bllokimin e përcjelles së pushtetit.Refuzimi i tij shtyu Trumpin të shfryhet në të dhe përkrahësit e tij brohorisnin “varu Mike Pence” kur po mësynin Kongresin gjatë protestës së dhunshme.

Mësohet se ish-zëvendëspresidenti po konsideron shpalljen e kandidimit për president në vitin 2024, ndërkohë që Trump veçse ka filluar fushatën e tij.

Pence, ish-guvernator i Indianas, ka rezistuar më parë të dëshmojë në para komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve të udhëhequr nga demokratët lidhur me hetimin e protestës në Capitol Hill. Që atëherë paneli i komitetit është shpërbërë. Lëvizja e fundit nga departamenti i drejtësisë mund të krijojë një luftë për privilegjin ekzekutiv – doktrinën ligjore që mbron disa komunikime presidenciale

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse hetuesit do të pyesin Pence për dosjet konfidenciale.

Në janar, këshilltarët e Pence u thanë zyrtarëve amerikanë se ata kanë gjetur dokumente të klasifikuara në shtëpinë e ish-zëvendëspresidentit.

Kërkimi u përcoll pasi dokumente të ngjajshme u zbuluan në shtëpinë e presidentit Joe Biden në Delaware dhe në një zyre që ai e kishte përdorur në Uashington. Një tjetër këshilltar special, Robert Hur, po heton dosjet e Bidenit.

Marc Short, ish-shef i stafit të Pence tha për CNN të mërkurën se FBI pritet të bëjnë kërkime në shtëpinë e Pence për dokumente shtesë.

 

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button