Shqiperia

Nesër në protestë, si qytetar – Abc News

schedule17:43 – 10 Shkurt, 2023

Fabian Topollaj nga Bindja Demokratike, në një intervistë për Abc News, komentoi protestën e opozitës ditën e nesërme. Sipas tij, protesta e nesërme nuk po bëhet për çështjen McGonigal por më tepër për kundërshtarët e opozitës. I pyetur nga moderatorja Viol Xhafaj nëse do të marrë pjesë në protestë, ai tha se do të jetë si qytetar.

“Ne jemi një forcë opozitare edhe si e tillë e mbështetin çdo protestë që zhvillohet në Shqipëri. Po, do të jem në protestë si qytetar dhe jo si përfaqësues politik. Partia të cilën unë përfaqësoj mendon se gjëja më e rëndësishme sot nuk është të thërrasim protesta. Opozita e dobët që humbi, nuk ndodhi për shkak se nuk organizoi protesta të mira.

Opozita ka një mision që të mundë qeverisjen por së pari mundet me votë dhe zgjedhjet i kemi përpara. Mendoj se opozita duhet t’i shpenzojë bateritë e saj për zgjedhjet dhe në kushtet që të marrin një rezultat të mirë, së pari duke dalë me një kandidat të vetëm.

Që të maksimalizojmë mundësitë ne thërrasim një protestë që më tepër se qeverinë duket se bëhen për kundërshtarët e opozitës. Në këtë gjykim mendoj se Shqipëria ka nevojë për një alternativë tjetër opozitare, një model tjetër të të bërit opozitë. Opozita shqiptare nuk fiton dot përballë Ramës me të njëjtën mendësi politike. “, tha ai./abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button