BotaRajoni

Pakistani dërgon 22 tonë mallra ndihme në Turqi – Abc News

schedule12:26 – 10 Shkurt, 2023

Pakistani ka dërguar një aeroplan mallrash që transportonte 20 tonë  ndihma për viktimat e tërmetit në Turqi, ndërsa kërkimet për të mbijetuarit vazhdojnë në të gjithë vendin.

“Një avion me 20 tonësh me mallra për viktimat e tërmetit në Turqi. Pakistani ka krijuar një urë ajrore, tokësore dhe detare për ofrimin e ndihmës për vëllezërit dhe motrat tona në Siri dhe Turqi,”  tha të premten ministri Shehbaz Sharif.

“Populli i Pakistanit nuk mund të harrojë se si Turqia doli për të na ndihmuar në kohën e tërmetit të 2005 dhe super përmbytjeve të 2010. Koncepti islam i vëllazërisë na lidh në një marrëdhënie unike ku ndajmë dhimbjen e njëri-tjetrit,” shtoi Sharif në një postim  në Twitter.

Pakistani dërgoi ekipe shpëtimi dhe ndihme si dhe mallra në Turqi në ditën kur goditi tërmeti, përpara se të vendoste dy kontigjente të stafit të urgjencës të Ushtrisë pakistaneze të martën./abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button