Show-Biz

Stresi hedh akuza ndaj Mbresës: Të betohem që ti i ke ndarë Xhulin me Atdheun

Debatet në Big brother VIP Kosova kanë vazhduar edhe gjatë darkës së mbrëmshme ( e enjte) të banorëve të nominuar.

Një i tillë ka nodhur edhe mes Stresit dhe Mbresës, teksa reperi ka hedhur edhe disa akuza ndaj saj.

Sipas reperit ajo ka ndarë Xhulin dhe Atdheun, dyshja që nisën një romancë brenda BBVK.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Ky mendim i tij, reperi tha se është i bazuar në ‘prankun’ e bërë mbi rrobat e ardhura në shtëpi, çka bëri Xhulin aso kohe, të kontrollonte se kush i kishte dërguar.

“Ti i ke bë prankun e jetës Xhulit. Ti e ke ndarë prej Atdheut këtë çikë. Pasha këtë bukë që po e hajmë, ti e ke nda djalin prej kësaj”, i ka thënë Stresi, Mbresës.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Kjo u kundërshtua nga Mbresa, e cila kishte edhe përkrahjen e Xhulit që tha se ata dy kanë vendosur vetë për ndarjen.

Gjitha këto padyshim do të diskutohen edhe sonte (e premte) gjatë natës së spektaklit. /Telegrafi/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button