Kosova

Sveçla për vrasjen e Balajt dhe Xheladinit: Drejtësia nuk ka ndodhur akoma por krimi nuk vjetërohet kurrë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me rastin e 16-vjetorit të vrasjes së Mon Balajt e Arben Xheladinit, ka thënë se ata ranë dëshmorë për liri e vetëvendosje.

“Mon Balaj e Arben Xheladini ranë dëshmorë për liri e vetëvendosje. Ata janë udhërrëfyesit e përhershëm në rrugën e përbashkët të idealeve tona. Ata janë udhërrëfyesit e angazhimit tonë të përditshëm e të pandalshëm për vendin tonë”, ka shkruar ai.

Tutje përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka kujtuar protestën e së shtunës së 10 shkurtit 2007, ku tha që ishte një tubim “për të shprehur kundërshtimin ndaj padrejtësive që po i vinin Kosovës nga pakoja e Ahtisaarit”.

“Protestës i printe e masës ju drejtua atë ditë edhe veprimtari i pashoq i çështjes kombëtare shqiptare Adem Demaçi, ndërsa përreth tij ishin mijëra qytetarë e aktivistë, djem e vajza të ndershëm, të guximshëm e me vetëdije të lartë mbi rrezikun që i kanosej vendit tonë nga decentralizimi etnik.
232 plumba gome me afat të skaduar u shkrepën drejt nesh, drejt djemve e vajzave, burrave, grave e të moshuarve. Nga ata plumba u vranë Mon Balaj e Arben Xheladini, mbetën të plagosur rëndë Hysni Hyseni, Zenel Zeneli e Mustafë Nerjova si dhe mbi 80 protestues të tjerë pësuan lëndime.
Drejtësia nuk ka ndodhur akoma por krimi nuk vjetërohet kurrë. Mon Balaj e Arben Xheladini ranë dëshmorë për liri e vetëvendosje. Ata janë udhërrëfyesit e përhershëm në rrugën e përbashkët të idealeve tona. Ata janë udhërrëfyesit e angazhimit tonë të përditshëm e të pandalshëm për vendin tonë. Lavdi Monit e Arbenit! Lavdi dëshmorëve të rënë për liri e vetëvendosje”, ka shkruar Sveçla.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button