BotaRajoni

Tërmeti në Turqi, pas 108 orësh nëna dhe 3 fëmijët nxirren nga rrënojat – Abc News

schedule20:57 – 10 Shkurt, 2023

Kanë kaluar katër ditë e gjysmë që kur dy tërmetet e njëpasnjëshme bënë kërdinë në qindra kilometra katrorë të Turqisë dhe Sirisë . Pavarësisht kësaj, ekipet e shpëtimit jo vetëm që nuk heqin dorë nga përpjekjet për gjetjen e të mbijetuarve, por vazhdojnë të operojnë në kushte të pafavorshme.

Shpëtimi i fundit tronditës ndodhi në Antalia, ku ekipet e shpëtimit përdorën një sharrë elektrike me zinxhir për të nxjerrë një nënë dhe tre fëmijët e saj nga rrënojat e një ndërtese të lartë. Në fakt, ky shpëtim i veçantë konsiderohet si një nga më të mrekullueshëmit pasi si nëna ashtu edhe fëmijët kishin lëndime të shumta dhe dehidrim, ndërsa për transportimin e tyre u përdorën barela speciale që ndihmojnë në stabilizimin e shtyllës kurrizore.

Ata shpëtuan gjashtë anëtarë të familjes pas 102 orësh në rrënojat e Hatay.

Gjashtë personat që dolën të gjallë nga rrënojat arritën të mbijetojnë së bashku të grumbulluar në batanije në një hapësirë ​​të vogël të mbetur brenda ndërtesës së dëmtuar, tha Murat Baygul, një punonjës kërkimi dhe shpëtimi , për agjencinë e lajmeve Associated Press.

Më shumë se 23,000 të vdekur në Turqi dhe Siri

Numri i viktimave të  është rritur sërish, duke kaluar gjithsej 23,000 në të dy vendet. Në Turqi, Drejtoria e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave njoftoi sonte se deri më tani janë konfirmuar 19.875 të vdekur nga tërmetet, ndërsa të lënduarit arrijnë në 79.717./abcnews.al/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button