Lajme

Turqi: Dy motra, 13 dhe 15-vjeçe, nxirren të gjalla nga rrënojat 101 orë pas tërmetit

Dy motra adoleshente janë shpëtuar në qytetin Kahramanmaras 101 orë pas tërmetit masiv që goditi Turqinë, thanë zjarrfikësit.

Në një deklaratë të premten, Departamenti i Zjarrfikësve Metropolitane të Antalias tha se Ayfer, 15-vjeçe, u nxor nga rrënojat në orën e 99-të pas tërmetit dhe motra e saj, Fatma, 13-vjeç, u shpëtua dy orë më vonë, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Shpëtuesit duke përdorur sensorë sizmikë zbuluan shenja jete nën rrënojat dhe kryen një operacion shpëtimi 10-orësh për të arritur atje ku ndodhej Ayfer, thuhet në deklaratë.

Zjarrfikësit folën me Ayferin në një përpjekje për ta mbajtur atë të ndërgjegjshme. Ajo tha se e kishte marrë malli për të ngrënë akullore dhe ata i premtuan se do t’i jepnin pak kur ajo të dilte e sigurt.

Ata gjithashtu i lëshuan asaj muzikën që ajo kërkoi. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button